Ali Ahmeti pro vizitës së Ramës në Beograd

October 12, 2014 13:20

Ali Ahmeti pro vizitës së Ramës në Beograd

Kreu i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti e sheh pozitivisht vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd.

S’kemi rrugë tjetër duhet të pajtohemi. Pajtohet Gjermania, Franca me 14 mijë fëmijë të vrarë. Ne duhet të falim, sepse ne jemi ata që kemi pësuar. Po çdo hakmarrje do të na siguronte ne një ditë më të mirë?”, tha Ahmeti.

Kreu i BDI-së sqaron edhe batutën e tij në takimin me Ilir Metën. “Nëna sido që të jetë, me shëndet, e dobët përsëri ngelet nënë dhe nga më të mirat, pavarësisht shëndetit. Po flas në mënyrë simbolike, djemëve dhe vajzave nuk duhet tu rritet mendja se mund të jenë më të mënçur se nëna. Me qinda dhe mijëra luftëtarë kanë ngrënë bukë dhe janë përgatitur dhe kanë shkuar në beteja dhe nuk janë kthyer më te nënat dhe nëna dhe dhimbje për këtë. Këto bëma të mëdha si në legjenda, por që janë të vërteta ne nuk do t’i harrojmë”, tha Ahmeti për Ora News. /E.K

October 12, 2014 13:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*