Alibeaj: Stili i Bashës, risi për PD. LSI, përgjegjëse për paudhësitë e PS

February 8, 2014 16:42

Alibeaj: Stili i Bashës, risi për PD. LSI, përgjegjëse për paudhësitë e PS

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili së fundmi është angazhuar si koordinator për riorganizimin e strukturave të PD-së në Vlorë, është i mendimit se “stili Basha” i opozicionit është e vetmja risi në këtë epokë të re të kulturës politike në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën “Mapo”, Alibeaj shpjegon se opozita e tashme po kërkon me persistencë të kultivojë në publik një qasje të re të marrëdhënies publik-politikë. “…Ky është fillimi më i mbarë i mundshëm, që mund të kishte opozita e PD-së”, – shprehet ai ndër radhë. 

“Ajo çka është verifikuar deri më tash, është se pikërisht ky “dizenjim” revolucionar i psikozës opozitare tashmë është duke marrë jetë dhe po konvertohet gjithnjë e më fort në një linjë politike stabile të PD. Tashmë, ka prova të forta dhe të ripërsëritura se “stili Basha” i opozicionit është e vetmja risi në këtë epokë të re të kulturës politike në Shqipëri. Shqipëria ka një opozitë tashmë, e cila që në momentet e para të saj jo vetëm deklaroi, porse dha prova konkrete, që për çështje madhore të vendit, do të ishte jo vetëm në krah të mazhorancës, por edhe në mbështetje të plotë të saj”, thotë Alibeaj.

Ndërsa në lidhje me bashkëpunime të mundshme në të ardhmen me LSI-në, Alibeaj thotë se nuk ka kurrëfarë lidhjeje mes këtyre dy forcave politike, madje shton se “LSI është përgjegjëse për paudhësitë e PS”.

“Për aq sa unë kam njohuri se nuk ka kurrfarë linje okulte politike mes PD dhe LSI. Kjo edhe për faktin tjetër se deri më tash, (në të kundërt të asaj çfarë ju pohoni, që z. Meta po mban qëndrim moderatori) aksioni politik i LSI është pothuajse i fikur, pa identitet, i njehsuar me linjën politike të PS. Ka patur dy-tre përçapje të LSI për t’u shfaqur “ndryshe” nga PS, por është tërhequr me shpejtësi, duke e përforcuar metamorfozën që po ndodh me aksionin politik të saj, pra me shuarjen tërësore të saj. LSI është përgjegjëse për paudhësitë e PS dhe Ramës, po aq sa këta të fundit e ndoshta edhe më tepër, sepse shpesh gjenden në situata deri edhe groteske, teksa janë detyruar të gëlltisin edhe ato pak merita që kanë pasur gjatë bashkëqeverisjes me PD. Tashmë nuk është më një grupim politik, por thjesht një grup njerëzish, që kanë “miqësi” apo “familjaritet” më tepër se me pjesën tjetër të PS. Nuk kanë as kauzë, as identitet e as program politik të dallueshëm nga pjesa tjetër”, thotë ai.

February 8, 2014 16:42
Komento

3 Komente

  1. Eli February 8, 17:45

    Ik more kelysh i saliut.

    Reply to this comment
  2. shpatar February 8, 19:01

    Duro dhe pak o z.Alibeaj te japesh furca Bashes .Do ta shohim shume shpejte stilin e Bashes ne zgjedhjet lokale .Pra eshte prova e pare ku do te shpaloset superioriteti i tije ndaj Berrishes. Lere te notoje me pare Basha e me pas thuaj Bravo ose te Dhjef.. stilin.
    Nuk e ke keq ti ngjitesh Bashes.Stili i tije ka per te te dhene mundesine, si i ri me prespektive, e te beni karjere ne Pd .A mos harro! Po ja hodhi, me skandalet financjare te rruges se Kombit, me gjyqet e UCK e 21 janarit ,ke shume shance te shterngoni duarte per ta shpure perpara Pd.Nuk di a i ke piket apo qarravitesh per ndonje kacidhe .
    Ajo puna e LSI nuk eshte ashtu sic thua ti.Si i shkolluar mire qe je me vjene keq qe ske kuptuar azgje nga loja e LSI.Nuk ma do mendja se eshte Meta ai qe e vuri LSI parti ne rolin e e Xholit.LSI ,ne kushtet e nje shtremerimi te demokracise ne Sjqiperi nga Berrisha -Nano, zgjodhi nje rruge tjeter .Ishte koha qe me njeapo dy deputete, per shume vendime te rendesishme ,loznin role te madhe ne vendim marrje . Bliheshin dhe shiteshin deputetet nga matrapazet si bagetite e tregut .Harrove se ci tha Ambasadori Amerikan ne 2009 :Per hire te kombit duhen bere dhe pazare(kompromise ) . Kur ja shpjeguan Meta e kuptoje qe duhej ngjitur me Berrishen .Ti o Alibeaj dhe shume te rinje qe hyte ne Pd, pa lojen e LSI, nga 2009 e deri se ku nuk e di , do benit bashke me Lulushin ham, ham… ne opozite .
    Ne je Mallakastriot gjeje vend tjeter se s’ ka ndodhur qe burrat nga Mallakastra te behen bishta te te tjerve .Nuk bene vaki ne bote qe politikanet te rrijne bashke vetem per interesa por kane dhe nje psikologji qe ndikon shume ne suksesin e tyre.Cte lidh ty me Bashen.Basha eshte ogic i Saliu .Nuk ka Mallakastriot ,pervec Kacit qe i ka lidhur Katovica ,te behet fli per Berrishen . Ik sa me pare se aty ku je fshehur vjene era Lecke e Djegur.

    Reply to this comment
  3. jetnor February 8, 21:21

    Klyshat rriten duke lehur. 24 vjet qe shqiptaret degjojne nje qene te terbuar me emrin Sali qe ka lene pas perser nje Lulush Sali ne leter se ne jete sa te kete jete nuk le njeri. Ky klyshi SALIBE paska qelluar qorr dhe akoma nuk po shikon se eshte perseri ne PD SALI dhe vetem SALI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*