Alice Munro, Fituese e çmimit Nobel në Letërsi

October 10, 2013 12:20

Alice Munro, Fituese e çmimit Nobel në Letërsi

Alice An Munro, është shkrimtarja që fitoi çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2013. Shkrimtarja kanadeze është 82 vjeç. Është konsideruar si një nga shkrimtaret më të mëdha që është akoma gjallë, sidomos në zhanrin e tregimit. Munro në vitin 2012 botoi koleksionin “E dashur Jetë” i cili pati shumë sukses.

Ajo është fituese e shumë çmimeve të tjera si “Man Booker International Prize”, dy “Scotiabank Giller Prizes”, tre “Governor General’s Literary Awards” etj. Munro është e 13-ta femër që merr çmimin Nobel.

Historik:

Që nga viti 1901-2012 janë dhënë gjithsej 105 Çmime Nobel në letërsi, prej tyre 12 kanë qenë gra që e kanë fituar këtë çmim, 4 çmime deri më tani sa janë fituar kanë qenë të ndara në mes dy personave, 42 vjet ishte mosha më e re e laureatit për këtë çmim, vitin e kaluar, Rudyard Kipling i njohur me librin e tij për xhunglen, ndërsa mosha më e vjetër ishte 88, ai ishte Doris Lesing i cili u nderua me çmimin në vitin 2007.

 

October 10, 2013 12:20
Komento

25 Komente

  1. besiana gushi October 10, 12:25

    GJENERALI I IDEVE TE VDEKURA

    Ky eshte lajmi i mirepritur per dhenjen e çmimit Nobel per letersine. Edhe pa nderhyrjen tone akademiket e Stokholmit njohin mire kush eshte Kadareja, sa vlere artistike kane librat e tij, sa vlere ka pseudo-figura e tij si shkrimtar, poet dhe barzaletist.
    Urime nga zemra Alice Munrose nje shembull ekselent I teknikes se te shkruarit, e pelqyeshme, befasuese, e thjeshte, e persosur, vlera qe I mungojne Gjeneralit te Ideve te Vdekura Ismail Kadare.

    Reply to this comment
    • Markola October 10, 12:36

      Mund t’ia kishe kursyer vetes ate shenim, besiana. Do te te bente mire ty. Por ke fat meqe nuk eshte emri yt i vertete. Shko ne pasqyren me te pare dhe peshty veten!

      Reply to this comment
      • raimond vlonjati October 10, 20:21

        Kjo qe mori Nobelin ka bere gjithe jetene saj vetem 1 Roman, te gjitha te tjerat I shkrime me tregime te shkrutera ….

        Tani te marresh cmimin Nobel per tregime te shkurtera eshte njelloj si te marresh Nobelin per Barcaleta ……….

        Asnej nuk e kishte parashikuar fitoren e kesaj ….. se eshte qesharake, sic ishte fitorja e Dario Fo-se , qe e ,mori Nobelin per karagjozlleqe televizori

        Por duhet thene se Demokracia eshte nje system vlerash shume I veshtire edhe per Europen perendimore…………dhe nga keto lloj cmimesh qe jepen ne kete menyre , , por edhe nga qendrimet me dy standarte qe Europa tregon ndaj popullit tone …..del se akoma Demokracia ne mentalitetin e njeriut te sotem eshte nje …..Figure of Speech …………dhe eshte nje porces ne fillimet e tij akoma.

        Ndaj ne si populli vogel qe jemi nuk kemi per te marre ndonjeere edhe per nja 40 vjet
        ndonje cmim te tille, pavaresisht se talentet nuk na mungojne

        Reply to this comment
  2. Lule October 10, 12:38

    E pse te mos deshirojme qe edhe Kadareja te marre cmimin Nobel?! Apo si shqiptare qe jemi, sikur te ishim pyetur ne, as Nene Tereza nuk do e kishte marre cmimin Nobel.

    Reply to this comment
  3. Muhamed Tabaku October 10, 12:43

    Po te kishte mbajtur linjen e tije Kadare do te ishte dikushi por keshtu si eshte katandisur nuk ka me per mendimin tim as edhe nje vlere.

    Reply to this comment
  4. bato October 10, 12:52

    Me befason entusiazmi cinik i pseudonimit Besiana Gushi per fitoren e “Nobelit” te nje shkrimtareje( e cila vertet e ka merituar perderisa ja akorduan), dhe gjuhes se hidhur per Kadarene! Ka mbi 25 vjet qe Kadareja nominohet per kete cmim, gje qe nuk ka ndodhur per asnje shkrimtar ne bote gjate 113 vjeteve. Vetem ky fakt flet aq shume per gjenialitetin e Kadarese, krenarise se letersise sone dhe ambasadorit te padiskutueshem te Shqiperise ne bote. Te vjellesh vrer kunder tij, eshte jo vetem cinike, por edhe antikombetare, sepse Kadareja eshte fitues i shume e shume cmimeve nderkombetare si ne Angli, ne Spanje, ne France, etj, dhe autorja apo autori me emrin anonim Besiana, vetem tregon mediokritetin e vet, shpirtvogelsine dhe mbi te gjitha, nje injorant(e) qe ndoshta nuk ka lexuar asnje veper artistke ne jeten e vet. Citoj Konicen e madh: ” O zot, ruaje Shqiperine nga shqipetaret!”.

    Reply to this comment
    • besiana gushi October 10, 14:33

      @BATON

      Eshte ofenduese per gjithe shqiptaret te citohen fjalet e Faik Dominik Konices, zogistit antishqiptar i te gjitha kohrave, atij qe pretendonte rikrishterizimin e shqiptarëve myslimanë, atij qe nderroi emer e fe, atij qe i sherbeu forcave me oskurantiste antishqiptare.
      Kadarese jam kam dhene pergjigjen qe ne vitin 1991 ne faqet e gazetes DIELLI te Bostonit, ne te cilen fatkeqesisht Noli i besoi redaktimet e para Dominikut alias Faik Konices tend.
      Kush eshte Kadareja i vertete te sygjeroj te lexosh nje artikull shume interesant te Dario Fertilios ne Il Corriere della Sera te 31.01.2004 (linku – http://archiviostorico.corriere.it/2004/gennaio/31/Una_figlia_segreta_Ultima_sfida_co_9_040131091.shtml), ku edhe te huajt arriten te kuptojne nepermjet librave te tij figuren shume-faqore te Kadarese idhullit tend.
      Kadareja arriti te vere ne levizje edhe Edi Ramen per te shembur nje pallat ne Tirane, por nuk mund te pretendoje qe jo-shqiptaret ti dhurojne tituj te pamerituar.
      Bato, Bato zgjohu nga hipnotizimi kadarian qe te ka veshur syte, gishtat dhe mendjen ne se ke nje te tille.

      Reply to this comment
  5. nick October 10, 13:03

    mund te ishte fitues edhe Kadareja,pro sidoqofte urime,ka fituar nje krijues

    Reply to this comment
  6. Oketo October 10, 13:04

    Kadareja kot lodhet se nuk ja japin cmimin.Taktika qe perdori Kadareja qe e gabuar – iku nga Shqiperia ne prag te demokracise dhe u perpoq ta hiqte veten si disident. Por personat qe japin cmimin jane me te zgjuar se Ismaili dhe kete gje ja bene te qarte qe para 20 vjetesh.

    Reply to this comment
  7. deniel October 10, 13:51

    nuk do mend e kalem per te kuptuar pse ismailit nuk i japin cmim .dihet qe eshte komunist dhe komunist do vdese.ismail nuk e harron asnji ate qe the per shqiptaret e pare demokrate qe shperthyen hekurat e komunzmit.jashqteqitje e kombit je ti dhe jo ata djem qe u futen ne ambasada..shkruaj dicka per kuben, venezuelen , korene e veriut dhe ka mundsi te japin ndonji cmim

    Reply to this comment
  8. pelivan October 10, 14:31

    Markola! BIles, t’a beje ate xhestin dy here perpara pasqyres,kjo Epabesjana!…

    Reply to this comment
  9. Desaret October 10, 14:49

    Do dëshiroja ta merrte cmimin Kadare dhe ja komentova të nderuarit gazetar Xh. Shehu se mundësitë janë të pakta!Kjo sepse mosmbajtja e “linjës” e ish komunistit Kadare, i kthyer me sforco në antikomunist kur “Dimri i Madh” do mbetet kryevepra e tij që brenda ka konfliktin e madh komunist të Moskës,ose si shkruajnë autorë perendimor,per ngjarjen epokale,(1961) ku vendi i vogël antar i vendosur në kete bllok nga treshja Curcill-Rusvelt,Stalin,pa u pyetur, beri pluralizmin e parë politik të madh në këtë bllok dhe e cara,krisja,si rendom stilizon aty,në libër,Kadare,u ndie në të gjithë rruzullin! Asnjë autor i huaj nuk ka pasqyruar me talent e stil të lartë këtë kontraditë “pluraliste” që për herë të parë tronditi Moskën…Kadare pothuaj e shkeli me këmbë veprën kulminante të tij,duke gabuar në menyrën më keqe! Perpos këtij fakti(natyrisht veprat e tjera”Keshtjella””Gjenerali i ushtrisë se vdekur” “Kronikë në gur”,apo poema “shqiponjat fluturojnë lart” e sidomos vëllimi me poezi “Koha” që konkuron krahas “Dimrit…” janë kryeveprat e vërteta që Kadare i shkelmoi dhe një antar jurie i Nobel,sipas një burimi konfidencial,para një muaji,e perjashtonte plotsisht Kadare për “inkoherencën e tij të braktisur të fëmijeve të lindur…”dhe “nuk mund të vlerësohet një Nënë që mohon a braktis fëmijët e vet!…” Perpos këtyre,propozimin për Nobel të Kadare,nuk e ka bërë asnjë institucion i pavarur letrar,ndërkombëtar,por përherë vetëm Shqiperia,me saktë burokracia e saj Akademia e Shkencave,gjë që ka vetem 1 pikë kur është e vendit të autorit dhe 15 pikë kur e propozon një institucion nderkombëtar dhe kater pikë kur e propozojnë shkrimtaret e vendit të tij…Pra mos gaboj,Kadare e ka propozuar vetëm SHTETI shqiptar,ndersa krijues të tjerë shqiptarë (nuk po tregoj emra)pervit në muajin gusht i dergojnë Jurisë së Nobelit letra për mosdhenie titulli,gjë që vlerësohet(nje leter kunder a 100)me minus një pikë…(gjithnje sipas antarit të jurisë Nobel) Ndërkohë në post monizëm,ka analistë e kritikë seriozë që vërejnë se librat e Kadare,kane renie të ndjeshme,në temat qe trajton dhe brenditë që përcjell;megjithse stili dhe gjuha e përdorur janë cilësore…Ne të gjithë librat e post monizmit mungon shqetsimi i kohës,dështimi i kapitalizmit informal,ardhja e tmerrshme e krizës,ku vendi i tij është futur në borxhe mbi 63 përqind të GDP dhe post monizmi apo “demokracia e artiakeve pasunarë”,ka shkaterruar mijra vende pune,cuar për skrap industrinë qe duhej rinovuar,vjedhur votat nga ish komunistë kameleonë,duke u vrarë njeriu nga krimi dhe politika!…Kadare këtyre temave të nxehta dhe globale iu është larguar dhe asnjëherë nuk ka ngritur zërin,edhe atëherë kur shteti i tij informal dhe grabitës ndaj qytetarit,vrau njerëz të pafajshëm më 21 janar,Gerdec apo në sulmin ndaj Jugut të tij më 1997 ku mbeten të vrare mbi 2800 veriore e mbi 1200 jugorë,gjithsej mbi 4000 raporton shtypi një shifer që ende nuk është precizuar nga shteti ndersa shkaktaret e vrasjeve nuk janë denuar!Cili shkrimtar dhe i rëndontë i botës moderne nuk do shkruante dhe nuk do ngrci te zërin,si ka heshtur Kadare? Ndryshe gjykohet fituesja kanadeze që tregimet e saj kanë tharmin e kohës,botën e njeriut në dashuri dhe dhimbje…E kam lexuar kete autore qe jo befasisht fiton,megjithse juria qe e shpalli,nuk arriti ti thotë Nobelin në telefon,ndaj i la një mesazh,si me telefonoi miku antar jurie…Ajo nuk e priste cmimin,ndersa një duzinë si dhe Kadare dhe këngëtari italian Vechioni,për tekstin dhe këngën brilante “chiamami amore”,kishin “fituar” dhe fansat pothuaj këndonin fitoren e Nobel!…Theksoj,Kadare meriton Nobel vetem për “Dimri i Madh”(dakord dhe antari i Jurisë) ose për poemën “Shqiponjat fluturojnë lart”(flas me shume seriozitet) por faktikisht edhe kete vit dështoi!Personalisht do deshiroja fitimin e Nobel,por më shumë një veper që të tejkalonte “Dimrin…” Mbase pranverat e ardhme rikthejnë shkrimtarin tone të shquar në të shkuarën me lartësi krijimesh ku SOVRANI dhe elitat e tij gjejnë pasqyrim kreativ impresionant!

    Reply to this comment
  10. Amant October 10, 15:04

    Per letersine eshte mire qe te diskutojne ata qe meren me letersine dhe jo si ketu mes komentuesve te cilet bejne tifo si ne nje stadium. Emri i kadarese i ben nder gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen por edhe shqiperise, por “Nobeli” eshte çmim me prapavije te theksuar politike dhe jo se percakton shkrimtarin apo shkrimtaren me te mire te vitit ne planet. Eshte thjeshte nje stimul qe jepet per interesa te caktuara.
    Ismail kadareja me sa duket nuk perfshihet ende ne keto sfera. Dhe ky pa dyshim eshte nje lajm i mire per te gjithe ne. Te pakten emri i tij nuk sherben per organizatoret e ketij evenimenti edhe kete vit.
    Shkrimtari yne qendron ne vleresimet reale qe ka mare nga bota akademike nepermjet disa çmimeve prestigjoze te cilat nuk kane aspak karakter e prapavije interesash. Kjo duhet qe te na beje ne shqiptareve qe te jemi me krenar.
    Diten qe shkrimtari yne do te marr kete çmim duhet qe te ndjehemi keq. Vertete keq. Do te na duhet qe te kuptojme se Ismaili eshte i perdorur. Mos ndodhte. Kadareja qendron ne madheshtine e tij te letrave ne te gjithe kontinentet.

    Reply to this comment
  11. pelivan October 10, 15:22

    Desaret! Komenti me brilant qe kam pare deri me sote. Komisjoni I cmimit Te NOBELIT, do na nderoje tjeter here… Kritika juaj m’u duk melhem plagesh…

    Reply to this comment
  12. Dardan October 10, 15:58

    Edhe yjet e kozmosit nuk kane ndonje cmim. Kam kohe qe mendoj se cmimi Nobel ne Letersi ja ul vleren cdo shkrimtari qe e merr. Malua kurre nuk ka pasur nevoje per mazutin e cmimit Nobel per te ndricuar me talentin e tij. Pa asnje lloj ironie, i uroj shkrimtarit tone qe rastesisht apo qellimisht eshte ruajtur nga mazuti i ketij Cmimi qe sot eshte e kthyer ne nje dallamange politike!

    Reply to this comment
  13. behari October 10, 20:20

    Kadareja edhe nese nuk i jepet cmimi Nobel, ai do ye mbetet me i lavderuar dhe ne kujtesen e gjithe intelektualeve shqiptare e te huaj ne gjithe jeten, njesoj si Tolstoi i Rusise apo Hygoi i Frances, te cilet, edhe pse nuk e kane marre kete cmim, jane me te respektuarit e ne jete te jeteve. Kadare, mos u shqeteso nga keto shkrime e komente injorantesh. Te uroj sehndet dhe prodhimtari gjeniale!

    Reply to this comment
  14. Pëllumb zaimi October 10, 22:01

    Dardani dhe behari më pëlqyen. Janë interesante dhe optimiste. Nxjerin ne shesh semundjen e ndarësve të çmimit nobel,kontaminimin dhe ndikimin politik ne marjen e vendimit. Sa per ato përrallat me komunistë e ish-komuniste qe kane tradhetuar vetvehten jane te vjetra. Vleresohet shkrimtari apo karakteri? Ma do mendja se anglezet, spanjollet ,amerikanet qe i kane dhëne kadaresë cmimet me te larta te vendeve te tyre ,nuk vune ne peshore “komunistin apo antikomunistin kadare apo ndonje kadare tjeter me te metat qe numëròni” por vune “shkrimtarin kadare”!? Po ta kishin pare ne optiken tuaj të gjitha keto vende do t’ja kishin refuzuar çmimet e medha te vendeve te tyre? Por jo vetem nuk ja refuzuan por i bënë dhe ceremonialet e nje mbreti. Per nje mbret te letersise apo jo!? Mbretërit e letërsisë nuk gjykohen! Dvojniket e kadaresë gjykojini sa të doni por për ato nuk ndahet ndonjë çmim? Kadare eshte mbreti i letërsise shqiptare dhe ne të gjithë e kemi provuar shijen e pritjes sé embel në sallonin mbreteror të poezisë e të prozës se tij të pavdekëshme! Qoftë dhe të atyre poezive e prozave qê shani!

    Reply to this comment
    • Besnike October 8, 19:47

      Jam besnike e nje vepre intelektuale, qe ka brenda mendim te perpunuar, art ne te shkruar. Jam besnike qe kerkojme ne kaq vite nje cmim nobel per shqiptaret kjo e perfaqesuar nga Kadare. Le te mbetet Kadareja me luhatjet e tija jo te pelqyeshme , por fundja dora artistike, mendimi metaforik i tij le pas shume shkrimtaruce shqiptare si BESJANA….etj……..

      JEMI SHQIPTARE DHE DUAM TE PERFAQESOJME DHE NE SHQIPERINE NE BOTE FUNDJA DUKE PERDORUR NJE LLOJ MJETI QE DO TA QUAJ KADARE. ZBRAZNI NGA SHPIRTI I HELMUAR NEGATIVITETIN!!!

      Reply to this comment
  15. Pëllumb zaimi October 10, 22:03

    VR!!! Dardani dhe behari më pëlqyen. Janë interesante dhe optimiste. Nxjerin ne shesh semundjen e ndarësve të çmimit nobel,kontaminimin dhe ndikimin politik ne marjen e vendimit. Sa per ato përrallat me komunistë e ish-komuniste qe kane tradhetuar vetvehten jane te vjetra. Vleresohet shkrimtari apo karakteri? Ma do mendja se anglezet, spanjollet ,amerikanet qe i kane dhëne kadaresë cmimet me te larta te vendeve te tyre ,nuk vune ne peshore “komunistin apo antikomunistin kadare apo ndonje kadare tjeter me te metat qe numëròni” por vune “shkrimtarin kadare”!? Po ta kishin pare ne optiken tuaj të gjitha keto vende do t’ja kishin refuzuar çmimet e medha te vendeve te tyre? Por jo vetem nuk ja refuzuan por i bënë dhe ceremonialet e nje mbreti. Per nje mbret te letersise apo jo!? Mbretërit e letërsisë nuk gjykohen! Dvojniket e kadaresë gjykojini sa të doni por për ato nuk ndahet ndonjë çmim? Kadare eshte mbreti i letërsise shqiptare dhe ne të gjithë e kemi provuar shijen e pritjes sé embel në sallonin mbreteror të poezisë e të prozës se tij të pavdekëshme! Qoftë dhe të atyre poezive e prozave qê shani!

    Reply to this comment
  16. Pëllumb zaimi October 10, 22:31

    Kadareja të gjykohet si mbret i letërsisë dhe jo si gjeneral i dobësive VR!!! Dardani dhe behari më pëlqyen. Janë interesante dhe optimiste. Nxjerin ne shesh semundjen e ndarësve të çmimit nobel,kontaminimin dhe ndikimin politik ne marjen e vendimit. Sa per ato përrallat me komunistë e ish-komuniste qe kane tradhetuar vetvehten jane te vjetra. Vleresohet shkrimtari apo karakteri? Ma do mendja se anglezet, spanjollet ,amerikanet qe i kane dhëne kadaresë cmimet me te larta te vendeve te tyre ,nuk vune ne peshore “komunistin apo antikomunistin kadare apo ndonje kadare tjeter me te metat qe numëròni” por vune “shkrimtarin kadare”!? Po ta kishin pare ne optiken tuaj të gjitha keto vende do t’ja kishin refuzuar çmimet e medha te vendeve te tyre? Por jo vetem nuk ja refuzuan por i bënë dhe ceremonialet e nje mbreti. Per nje mbret te letersise apo jo!? Mbretërit e letërsisë nuk gjykohen! Dvojniket e kadaresë gjykojini sa të doni por për ato nuk ndahet ndonjë çmim? Kadare eshte mbreti i letërsise shqiptare dhe ne të gjithë e kemi provuar shijen e pritjes sé embel në sallonin mbreteror të poezisë e të prozës se tij të pavdekëshme! Qoftë dhe të atyre poezive e prozave qê shani!

    Reply to this comment
  17. Pëllumb zaimi October 10, 22:36

    Gjykimi në krizë!!! Kadareja të gjykohet si mbret i letërsisë dhe jo si gjeneral i dobësive VR!!! Dardani dhe behari më pëlqyen. Janë interesante dhe optimiste. Nxjerin ne shesh semundjen e ndarësve të çmimit nobel,kontaminimin dhe ndikimin politik ne marjen e vendimit. Sa per ato përrallat me komunistë e ish-komuniste qe kane tradhetuar vetvehten jane te vjetra. Vleresohet shkrimtari apo karakteri? Ma do mendja se anglezet, spanjollet ,amerikanet qe i kane dhëne kadaresë cmimet me te larta te vendeve te tyre ,nuk vune ne peshore “komunistin apo antikomunistin kadare apo ndonje kadare tjeter me te metat qe numëròni” por vune “shkrimtarin kadare”!? Po ta kishin pare ne optiken tuaj të gjitha keto vende do t’ja kishin refuzuar çmimet e medha te vendeve te tyre? Por jo vetem nuk ja refuzuan por i bënë dhe ceremonialet e nje mbreti. Per nje mbret te letersise apo jo!? Mbretërit e letërsisë nuk gjykohen! Dvojniket e kadaresë gjykojini sa të doni por për ato nuk ndahet ndonjë çmim? Kadare eshte mbreti i letërsise shqiptare dhe ne të gjithë e kemi provuar shijen e pritjes sé embel në sallonin mbreteror të poezisë e të prozës se tij të pavdekëshme! Qoftë dhe të atyre poezive e prozave qê shani!

    Reply to this comment
  18. Pëllumb zaimi October 10, 22:40

    Të mos përcjellim imazhin iracional të mendimit shqiptar? Gjykimi në krizë!!! Kadareja të gjykohet si mbret i letërsisë dhe jo si gjeneral i dobësive VR!!! Dardani dhe behari më pëlqyen. Janë interesante dhe optimiste. Nxjerin ne shesh semundjen e ndarësve të çmimit nobel,kontaminimin dhe ndikimin politik ne marjen e vendimit. Sa per ato përrallat me komunistë e ish-komuniste qe kane tradhetuar vetvehten jane te vjetra. Vleresohet shkrimtari apo karakteri? Ma do mendja se anglezet, spanjollet ,amerikanet qe i kane dhëne kadaresë cmimet me te larta te vendeve te tyre ,nuk vune ne peshore “komunistin apo antikomunistin kadare apo ndonje kadare tjeter me te metat qe numëròni” por vune “shkrimtarin kadare”!? Po ta kishin pare ne optiken tuaj të gjitha keto vende do t’ja kishin refuzuar çmimet e medha te vendeve te tyre? Por jo vetem nuk ja refuzuan por i bënë dhe ceremonialet e nje mbreti. Per nje mbret te letersise apo jo!? Mbretërit e letërsisë nuk gjykohen! Dvojniket e kadaresë gjykojini sa të doni por për ato nuk ndahet ndonjë çmim? Kadare eshte mbreti i letërsise shqiptare dhe ne të gjithë e kemi provuar shijen e pritjes sé embel në sallonin mbreteror të poezisë e të prozës se tij të pavdekëshme! Qoftë dhe të atyre poezive e prozave qê shani!

    Reply to this comment
  19. Kadare i paperdorur, mos beni shaka... October 13, 22:25

    Amant,

    dukesh qe je njeri brenda letrave, te dhimbset shkrimtari yne, por kur thua qe Kadare u reziston ofertave te “botes” per lavdi e para [valute], se si me duket…!
    Ti e di mire, se je afer kryeqytetit te tij te dyte, se ç’ben ai malukat qe te arrij te futet ne muret e Trojes se Nobelit!!!
    Eshte gati ta bej Keshtjellen e Enverit ne Keshtjelle te Krishtere apo Sinagoge Hebreje apo Fjord Suedez apo Turbe Bektashije ore edhe Meke e kthen, po ta kene ne dore Nobelin ata te Mekes…hap gojen e thuaja sekretin, dhe ai ta nderroj brenda nates! Per nje çike Nobel!!!

    Ne e duam sic eshte, por sic eshte nuk ia jep kush Nobelin atij qafiri!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim