Viti shkollor nuk duhet djegur. Në skenarin më të keq…

March 25, 2020 20:50

Viti shkollor nuk duhet djegur. Në skenarin më të keq…

“Covid 2019. Do të mbetet gjatë në kujtesën tonë. Na ndryshoi sjelljet. Na ndryshoi bindjet. Na ndryshoi botëkuptimin. Po na ndryshon filozofinë e jetës. Njeriu përballë asaj çka meritonte. I pa ditur? Kurrsesi jo! Egoist, po! Ndoshta pa fre.

Njerëzimi dhe Covid është në luftë. Po korrim atë që kemi mbjellë. Gjithsesi, të gjithë po presim, po shpresojmë.

Fëmijët, ata më të urtët, më të pafajshmit, po ndjejnë pasojat. Po ju privohet jo pak fëmijëria. Po Ju privohet adoleshenca. Megjithatë nuk ankohen. Nuk shajnë, nuk fyejnë. Ata nuk i kanë borxh askujt. Të tjerët, ne, po, ne jemi borxhlinj ndaj tyre. Pafundësisht.

Në këtë luftë, fatmirësisht, zoti apo natyra po i favorizon . Një ogur i mirë. Pafajësia e tyre ndoshta po shpërblehet.

Fëmijët, të vetmit në këto ditë që na japin gëzim, shpresë. Punojnë çdo ditë. Mësojnë, lexojnë, shkruajnë, vizatojnë, zgjidhin problema, shkruajnë esse, përgatisin projekte, realizojnë teste. U mësuan me mësimet online. Me WhatsApp, Viber, e-mail, Google classroom.

Gjithsesi shkolla ju mungon. Ju mungojnë shokët, shoqet e klasës. Ju mungon zhurma, gjallëria, shakatë, loja. Ju mungon natyra, oborri, lulet e shkollës. Ju mungojnë mësuesit. Prezenca e tyre vetëm virtuale. Vazhdimisht na pyesin: Kur do të vijmë në shkolle? Përgjigja një milion dollarë.

Të dashur fëmijë na mungoni shumë. Na ka marrë malli. Ju kërkojmë ndjesë, pasi jo rrallë ju ngarkojmë më shumë se ç’ duhet. Ju kërkojmë ndjesë për pafuqinë dhe pamundësinë për t’ju argëtuar. Ju falënderojmë pafundësisht për zellin tuaj, për vullnetin tuaj, për durimin tuaj, për angazhimin tuaj. Ju falënderojmë pafundësisht për kënaqësinë që na dhuroni çdo ditë me punët tuaja, detyrat tuaja, seriozitetin tuaj, buzëqeshjet dhe gëzimin tuaj.

Një mision i vështirë në këto kohë të vështira për edukimin. Prindërit, aleatë të fuqishëm në këtë mision. Duket se po ja dalim. Me siguri do t’ja dalim. Shpejt do të tringëlloje zilja e shkollës. Shpejt, në oborret e shkollave do të dëgjohen zërat gazmorë të fëmijëve…”

Teksti i mësipërm u postua në rrjete sociale nga profesor Jetmir Aliçka, një nga ekspertët e arsimit në Shqipëri, me përvojë të gjatë në edukimin e shumë brezave,  drejtor i shkollës së mirënjohur “ELITË”.

DITA bisedoi sot me profesor Jetmirin për situatën me shkollat dhe si e mendon ai vijimin e kësaj gjendjeje të pazakontë.

Më poshtë intervista dhënë gazetares Entela Resuli

 

Prof. Jetmir Aliçka

-Profesor, prej disa ditësh shkollat janë të mbyllura për shkak të Covid 19. Ju vetë si po e kaloni këtë situatë?

Padyshim, i mbyllur në shtëpi, ndihmesa më e vlefshme për familjen dhe shoqërinë, njëkohësisht dhe më e lehta. Për një njeri si unë që në kushte normale punoj nga ora 7,00 deri në 17, 00, në kontakt të vazhdueshëm me nxënës, mësues, prindër, punonjës, ambientimi ishte paksa i vështirë. Por edhe nga shtëpia, pa e ekzagjeruar, është pothuajse i njëjti orar.

-A keni patur kontakt me nxënësit dhe prindërit gjatë këtyre ditëve, cili është shqetësimi i tyre më i madh dhe për çfarë pyesin më tepër?

Pa pushim, kontakte dhe diskutime me mësuesit, me të cilët organizuam menjëherë një program trajnimi online, për teknologjinë që do të përdornim në komunikimin me nxënësit; me prindërit dhe nxënësit për t’i azhornuar ata me këto teknologji.

Shqetësimet e prindërve, fillimisht konsistonin në faktin se a do të mirë funksiononte sistemi online me këto teknologji; sa do të vazhdonte kjo gjendje, çfarë do të bëhej me Provimet e Lirimit dhe Provimet e Maturës Shtetërore etj.

-Profesor, dy ndërprerje të vitit shkollor, e para ka qenë për shkak të tërmetit në muajin nëntor dhe dyta tani, për shkak të virusit. E ka dëmtuar kjo procesin e mësimdhënies?

Padyshim, që e ka dëmtuar. Por, ky dëmtim, më së shumti ka ardhur nga shqetësime të karakterit psikologjik. Në rastin e parë, frika, paniku ishte prezent. Konstatohej një farë çoroditje, që me kalimin e kohës shkoi drejt normalitetit. Programi mësimor filloi gradualisht të plotësohej, duke shfrytëzuar ditët e shtuna, si dhe fleksibilitetin që ofron kurrikula jonë.

Ndërprerja e tanishme, mendoj se po menaxhohet më mirë. Nxënia dhe mësimdhënia online po funksionon shumë mirë. Përdorimi i WhatsApp, Skype, e-mail, Google classroom etj., kanë lehtësuar mjaft punën e mësuesit dhe nxënësit. Sigurisht, nuk mund të pretendohet se efektiviteti i këtij procesi është i njëjtë me atë në kushtet e klasës.

-Po funksionon për të gjithë nxënësit?

Siç e theksova më sipër, po funksionon mirë në mbi 75 % të nxënësve. Por, ka nga ata nxënës që po reagojnë me pak vështirësi, në veçanti, ata që kanë kërkuar gjithmonë tutelën apo kujdesin e veçantë të mësuesit apo prindërit. Kujdes po tregojmë me nxënësit e ciklit fillor dhe atij parashkollor për të mos i mbingarkuar.

-Sa mund të zgjasë kjo situatë, sa mundet që një nxënës të mësojë nëpërmjet televizorit?

Askush, besoj se mund t’i jap përgjigje kësaj pyetje. Për sa i përket mësimit nëpërmjet TV, padyshim nuk mund të pretendohet që do të arrihet shumë, por në këto kushte, do të duhet të shfrytëzohen të gjitha mjetet dhe mundësitë, që nxënësit të angazhohen dhe motivohen për nxënien, duke eliminuar sa më shumë ndërprerjet.

-A ka patur një diskutim mes jush, mes drejtuesve të shkollave dhe Ministrisë për mënyrën se si do të veprohet në vazhdim?

Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se ka pasur një kujdes të shtuar të Ministrisë, por njëkohësisht edhe një ” kujdes të tepruar” për shkresa, statistika, informacione. Vazhdimi, mendoj se për zonat urbane ku u krijua një përvojë për mësimin online, nuk do të përbëjë ndonjë problem. Ndërsa për zonat rurale, problemet mund të bëhen serioze, për të cilat mendoj se duhet ndërtuar një strategji tjetër.

-Ju jeni për idenë “djegien” e këtij viti shkollor apo për të vazhduar më mësimet online deri sa situatë të normalizohet?

Absolutisht, nuk jam me idenë e djegies së vitit shkollor. Do ta konsideroja një dështim total të sistemit. Duhet vazhduar me sistemin online.

Nuk shoh asnjë arsye për ta djegur vitin. Në skenarin më të keq, sikur kjo gjendje të vazhdojë deri në maj, mund të shtyhet viti shkollor dhe të zhvillohet mësim në qershor e korrik. Pushimet e nxënësve të jenë gusht deri nga mesi i muajit shtator. Gjatë 2 muajve qershor, korrik krahas temave të reja, të cilat mund të kenë ngelur, të zhvillohet përsëritje për temat e zhvilluara online. Mos harrojmë se 2/3 e programit deri në 9 mars është realizuar.

-Çfarë humbasim dhe çfarë fitojmë nëse merret ky vendim që thoni ju?

Ne fitojmë besimin tek sistemi, që nuk është pak. Vlerësojmë seriozisht përpjekjet e lavdërueshme të nxënësve, mësuesve, prindërve për këtë punë të bërë deri tani dhe të mëvonshmen, pavarësisht ndonjë problemi. Ndërsa, nëse djegim vitin shkollor, kemi djegur gjithçka; një dështim total “me sukses”.

 

*****

Botuar në DITA. Intervistoi Entela Resuli

March 25, 2020 20:50
Komento

15 Komente

  1. E verteta March 25, 21:36

    Z. Jetmir! Merrin ne considerate dhe programe speciale ne TV ku te japin mesim mesuesit me te talentuar te vendit sipas lendeve dhe grupmoshave . Angazhoni te gjitha kanalet televizive duke bere publike oren dhe kohezgjatjen, gjithcka ne perputhje me programet e aprovuara nga instancat perkatese si vazhdimesi e asaj qe kane zhvilluar ne shkolle deri ne nderorerhen e mesimit.
    Gjithashtu u rekomandoni nxenesve websitet perkatese, nese ekzistojne ne gjuhen shqipe. Kini parasysh qe te jene mvarekombetare, sepse jo te gjitha familjet kane kompjuter .Por shanse per te pasur televizion edhe ne zonat me te thella mund te jene me te medha.

    Reply to this comment
    • Bregu March 26, 16:03

      Profesori ka shume te drejte per zonat e fshatrave.
      Do rikthehet analfabetizmi atje me keq nga c eshte kthyer.
      Kur vjen puna te arsimi dhe shendetesia per fshatin shqiptar ka vend shprehja: Ku je o Enver

      Per ca gjera rrofte diktatura

      Reply to this comment
  2. Ylli March 26, 14:24

    Logjika që për një plesht të digjet gjithë jorgani nuk ka më kuptim. Ose me saktë nuk mban gjatë.

    Shteti duhet të gjejë mënyrën që të izolojë të infektuarit dhe të lejojë të tjerët të shkojnë në punë dhe femijet ne shkolle.

    Në fakt termi Quarantinë është shpikur për ata që e janë të infektuar, jo për ata që potencialisht rrezikohen të infektohen. Këta të fundit udhëzohen të ruhen, por jo të izolohen njësoj si të sëmurët!!!

    Sido që të shihen shifrat e infeksionit, në çdo rast ata që i shpëtojnë virusit janë shumica dërrmuese e popullsisë. Gjithandej kështu është.

    Ata që e kalojnë këtë virus me një paracetomol në shtëpi pa e ndjerë fare janë edhe më shumë se shumica.

    Fatalitetet janë pak më të mëdha sesa vdekjet nga virozat e stinës, por jo arsye e fortë për të ekstremizuar e terrorizuar njerzit.

    Ndërkohë, kjo shumicë njerëzish duhet të punojë që të jetojë e të sigurojë veten dhe të ardhmen. Duhet të punojë, pa dyshim duke larë duart me shpesh dhe duke mos i dhënë dorën njëri-tjetrit.

    Njerëzit duhet të punojnë edhe për të ndihmuar ata që janë të pamundur. Fjala vjen që të sigurohet që pensionistët të rrinë në shtëpi e të marrin pensionin, do të duhet të paguajmë ne të tjerët sigurimet. Por që ta bëjmë këtë duhet të punojmë. Pa tjetër duke larë duart më shpesh.

    Prandaj shteti duhet të ndihmojë nxjerrjen e njerëzve në punë dhe jo të lëshojë ushtrinë për të mbyllur njerëzit shëndosh si kokrra e mollës në shtëpi!!!

    Po ata që shërohen, pse nuk lejohet të dalin?! A u shëruan!

    Një blind ushtrie nuk vlen sa një tampon që duhet për të testuar. Përkundrazi blindi është kosto shtesë që duhet paguar. Apo nuk harxhon karburant!!!

    Testimi i menjëhershëm e njerëzve është zgjidhja e të gjitha problemeve!!!

    Izolimi total i jetës deri në pritje të largimit të pandemisë, nuk është zgjidhje. Njerzit duan të jetojnë dhe u duhet të lëvizin të punojnë, jo të invalidohen me pahir e të jetojnë me lëmoshë!!!

    Le që ska asnjë sistem lëmoshe që funksionojë kur gjith populli invalidohet…

    Duhet ndarë kush është sëmurë të trajtohet si i sëmurë në spitale dhe qendra sanitimi.

    Të tjerët të lejohen të shkojnë në punë.

    Ky është funksioni i shtetit!

    Reply to this comment
  3. Endri March 26, 14:30

    Studiuesit e Oxfordit, Havardit dhe NEU kane dale ne konkluzionin se masat drastike si karantina funksionojne, por kerkojne pak kohe per te dhene rezultat.

    Ama, thone studiuesit, masat me efektive jane bllokimi i kufijve, nese behet qe ne fillim.

    E perkthyer kjo ne realitetin shqiptar, nese Rama do kishte mbyllur kufijte me Italine ne Shkurt, sot as nuk do kishim nevoje te mbylleshim ne shtepi, as te mbyllnim shkollat, dhe as te vinim ekonomine ne rrezik.

    Sot edhe kufijte i kemi te mbyllur, edhe te gjitha masat e tjera, vetem pse Rames nuk iu mbush mendja ne kohe.

    Kesaj i thone qe vendimet t’i marre Rama, pasojat t’i paguaje nje shoqeri e tere.

    Reply to this comment
  4. EM March 26, 14:33

    Askush nuk na thote ende si do shkoje puna me femijet, madje sot lexova qe ka dhe femije te semure ne Shqiperi.

    Gjendja me duket shqetesuese edhe per faktin se mjeket tane flasin si politikanet.

    Nuk u beson dot.

    Mjekesia shqiptare ndjek opinionet e Rames. Ne fillim te shkurtit Tritan Kalo pershembull thoshte se ky virus ka nivele te uleta vdekjesh dhe eshte si nje grip i thjeshte. Pas nje muaji, kur qeveria nisi fushaten e panikimit te popullsise Kalo nderroi mendim duke alarmuar njerezit se, nese nuk mbyllen ne shtepi atehere “Italia do iu duket lule”.

    Gripi i thjeshte u shnderrua menjehere ne nje armik tinzar dhe te rrezikshem qe nuk kursen as te rinjte.

    Une e kuptoj qe njeriu edhe mund te derroje mendim, qofte ky edhe shkentar, por keshtu, nga nje ekstrem ne tjetrin!

    Reply to this comment
  5. Biometri March 26, 14:36

    Profesor Alicka kush mendoni ju se do mari vendime te sakta per Arsimin, ky fare shteti me fal per shprehjen pordhaxhinjsh politike?

    Shikoni SKANDALIN qe nuk e kapi asnje media

    Mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare realizohet ne Zoom. Aplikacion kormercial per perdorim personal dhe per kompani por ne asnje menyre nuk mund te perdoret per mbledhje te ketij niveli.

    Nuk e di kush eshte IT ama kjo tregon qe jemi nje shtet patatinash.

    Nuk e konceptoj se si mbrohen te dhenat personale qe shteti yne disponon.

    Nese nuk e njihni ju te medias, mund te pyesni, kete jua them si ekspert ne kete fushe.

    Reply to this comment
  6. Gani USA March 26, 14:38

    Shyqyr qe erdhi dita lexojme e degjojme profesionistet e fushave.

    Profesore, mjeke shqiptare ne cdo cep te botes, shkencetare, doktore, shefa laboratoresh, shefa pavionesh…

    Shyqyr se kishim 5 vjet njihnim vetem trafikantet dhe vrasesit…

    Reply to this comment
  7. Kapllan March 26, 14:45

    Eshte per tu pershendetur perpjekja e sistemit arsimor per te nos u dorezuar dhe per te punuar me femijet edhe nga shtepite.

    Shpesh ne kemi neglizhuar aftesite tona profesionale, kemi percmuar veten jo vetem ne arsim por edhe ne fusha te tjera.

    Nderkohe mesuesit tane dhe mjeket tane, sidomos brezi i Alickes jane te mrekullueshem.

    Keto dite te corona virusit ne pergjithesi treguan se nuk jemi aspak me pak te qyteteruar nga te tjeret ne vendet e medha dhe te pasura.

    Pershenbull mos disiplinimi i qytetareve.

    Ne keto vende ishte dhe vazhdon ne mase. Ne France desh u rrahen me njeri tjetrin per leter higjenike. Ne Gjermani shkelen rregullat me te dyja kembet nga shume qytetare. Mos te permendim pastaj Ameriken qe para disa ditesh ndersa u dha alarmi u dynden njerezit neper plazhe. Te mos permendim pastaj Italianet apo Spanjollet.

    Ja pra qe njerezit e kulturuar nuk ju turren librarive te boshatisnin raftet nga librat por ju sulen supermarketit dhe e boshatisen nga letra higjenike. Seicili per bythen e vet. As qe mendonin se te tjeret kane gjithashtu nevoje per leter higjenike apo produkte te tjera.
    Nje babezi nga ato qe pershkruan Ionesko ne tragjikomedite e tij.

    (Per mos te folur pastaj per “defekte” te tjera te medha qe kemi ne Shqiptaret ne krahasim me te “civilizuarit”: s’kemi bere as spastrime etnike, as gjenocide, as varre masive per popujt e tjere).

    Mjaft me me kete lloj idiotizmi qe Shqiptaret vetem gjuhen e drurit kuptojne kurse te tjeret jane te kultuaruar dhe kuptojne shume me shume.

    Shqiptaret kane shume te meta por problemi i tyre me i madh eshte se jane shume te varfer (keta ja kane borxh komunizmit qe i beri me te skamurit e planetit me paranojen e dhunes dhe izolimit) dhe nuk u besojne institucioneve. Dhe kane te drejte mos tu besojne se institucionet tona jane te mbushura deri ne gryke me hajna dhe njerez te dhunshem.

    Hajnia dhe dhuna perjetesohen gjithashtu me ane te ketij mentatliteti mazokist dhe vet-percmues te huazuar nga kolonializmi: ne e kemi hak dajakun se jemi njerez pa kulture.

    Ata Shqiptare qe kane qejf per dajak ti bejne kerkese Kryeministrit dhe Presidentit dhe kryetarit te opozites ti rrahin, ti genjejne dhe ti shajne tre here ne dite.

    Ne te tjeret besojme se meritojme dicka shume me te mire dhe ka ardhur koha ta kerkojme.

    Reply to this comment
  8. Prind March 26, 14:51

    Mësimi online eshte zgjidhja.e vetme, por mua nuk me pelqen.nje aspekt i tij, publikimi.i detyrave te nxënësit.
    sps sh i kopjojne nga nj -tj dhe nuk ka as nje vlere.
    Plus qe eshte dhe shkelje e etikes profesionale

    Reply to this comment
    • Luljeta March 26, 14:52

      As detyrat, as vete nxenesit nuk kane pse te shfaqen neper faqe shkollash publikisht. Le po kur i nxjerrin dhe me emer nxenesi e me vleresimin apo komentin qe i kane bere ne detyre….
      Vetem video mesimore te realizuara nga mesuesit, nga shtepite botuese, nga specialiste te fushes do te ishin te pranueshme .

      Reply to this comment
  9. Edon March 26, 15:48

    Një sugjerim për gazetarët, në mënyrë që të ndihmojnë edhe publikun i cili i ndjek, por edhe veten nga rreziku i të qenit lajmëtarë të rëndomtë të të njëjtave gjëra prej ditësh tashmë (me gjithë respektin, patjetër):

    Shkoni ndonjëherë në maternitete dhe bëni ndonjë kronikë – qoftë dhe një informacion të shkurtër – mbi sa fëmijë kanë lindur 24-orët e fundit; si është atmosfera në ato dhoma e salla që janë të shtrënguara, besoj, të rrinë në karantinë, por që gjithashtu marrin frymë, fatmirësisht, më shumë se të gjithë ne.

    Informacioni, e dimë, është pushtet; por ndonjëherë të ndihmon edhe për gjumë të qetë.

    Reply to this comment
  10. abdyl March 26, 15:52

    Pyetje gjithe mesuesve me eksperience per femijen Edi Rama

    Kete njeri duhet ta kene perkedhelur shume pak kur ka qene femije??

    Ndryshe nuk shpjegohet qe edhe kur ka te drejte beson kaq shume tek fjalori i vrazhdet dhe i dhunshem dhe aspak tek bujaria dhe miresjellja.

    E kam fjalen per sjelljen ne rruge me ate plaken

    Reply to this comment
  11. One 13 March 26, 15:56

    Per cfare flisni o profesor? Dhe per ke?? Ne kemi nje Ministre Arsimi qe ende nuk e di që një vit shkollor është shumë i ndryshëm nga një vit akademik apo qe studenti ndryshon nga maturanti.

    Po kjo është gafa më e vogël.

    E degjuat si iu pergjigj pyetjes për datat e provimeve të maturës e mundësinë e shtyrjes së tyre??

    I është përgjigjur që ajo ende shpreson që shkolla të nisë në 6 prill!!

    E çuditshme kjo deklaratë, dëshmi e kaosit e paaftësisë qeverisëse.

    Ministrja ende nuk e di që jemi në gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
    Gjendja e fatkeqësisë natyrore, sipas ligjit, minimalisht zgjat një muaj dhe shkollat kurrsesi nuk mund të fillojnë.

    Reply to this comment
  12. Kritiku March 26, 19:17

    Z.Alicka me te drejte kerkon qe ky vit shkollor te mos humbas,se do te ishte deshtim.Mesimi online eshte mesim per pak vete,ai i ngjan mesimit te autodidakteve.Nga sa njohuri kam shume pak njerez qe jane te prirur per te kryer kete lloj mesimi.Mendoj se krahas ketyre mesimeve duhet marre ne konsiderate shtyrja e vitit shkollor,ndoshta edhe nje fillim me vonese e vitit te ardheshem.Mendoj se ne situaten tone jane gjithe shtetet e Europes dhe mund te huazojme dicka qe na pershtatet edhe neve.Nuk mendoj se me kete mesim gjysmak do te arrihen njohurite shkencore te nxenesve e sidomos e maturanteve.Kete vit shkollor nderprerjet jane disa dhe nuk mendoj se do te arrime pervetesim te mire te njohurive.Kurdo qe mund te rifilloj do te jape me shume mundesi nxenesve per me shume njohuri.

    Reply to this comment
  13. Guri Naimit D.(Dh.Xh) March 28, 15:38

    Z Jetmir Alicka, faleminderit,marrë nga Ju këtë shkrim -PROJEKT VIJIMËSIE*po e quaj,pa trjetër, kështu të bëhet.-VIJIMËESI-ja e vitit shkollor.Humbie e vitit shkollor-vetëvrasie. Pos të tjerave,-BREZ sotëm,-TËRË ETIE për dije! . Koha e aritieve te shkëncës sotme na favorizon, .. Kush degjoni ç,flasin e shkruajnë,ata që asaABC-në e shkollës sonë,nuk e dinë.
    Shëndet e besim.
    Si*Pasues Veteran*83vjeçar-mësues një jetë.ju uron;
    Mbrodjësitë ju shoqërofshin.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim