Alienët, pamje të ngjashme me ne

November 2, 2017 10:36

Alienët, pamje të ngjashme me ne

 

Kur është fjala për alienët është e vështirë të japësh një mendim të mirëfilltë mbi paraqitjen e tyre, duke qenë se ende nuk është vërtetuar ekzistenca e tyre, por një grup shkencëtarësh në universitetin e Oksordit e kanë krijuar një ide.

Sipas asaj që shkruan Russia Today, me kalimin e viteve, filmat fantastiko-shkencorë, emisionet telvizive dhe librat kanë portretizuar alienët. Ata shpesh shfaqen si përbindësha, të etur për shkatërrimin e njerëzimit.

Në një dokument të botuar të mërkurën në revistën ndërkombëtare të Astrobiologjisë, një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Oksfordit, kanë një sugjerim tjetër, megjithatë, duke përfshirë edhe Teorinë e Evolucionit të Darvinit.

“Duke marrë parasysh faktin që alienët kanë pësuar ndryshime të mëdha, gjë që mendohet se ka sjellë edhe ekzistencën e këtyre specieve në Tokë, mund të themi se ka një nivel parashikushmërie për fazën e evolucionit të tyre në të cilën ata do të dukeshin si ne”, tha autori i studimit Sam Levin në një njoftim për shtyp.

“Të parashikosh alienët është e vështirë”, tha Levin. “Ne kemi vetëm një shembull të jetës, jeta në Tokë”.

“Qasjet e kaluara në fushën e astrobiologjisë kanë qenë kryesisht mekanike, duke marrë atë që shohim në Tokë dhe atë që dimë për kiminë, gjeologjinë dhe fizikën për të bërë parashikime për alienët” , shtoi ai.

Levin beson se duke përdorur teorinë evolucionare, ata do të jenë në gjendje të bëjnë parashikime se si mund të duken alienët në të vërtetë.

November 2, 2017 10:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*