Aliti ka probleme me dokumentet, rrezikon Portugalinë 

August 14, 2014 16:01

Aliti ka probleme me dokumentet, rrezikon Portugalinë 

Ende nuk janë gati dokumentet e Fidan Alitit. Problemet me plotësimin e dokumentacionit kanë bërë që shqiptari të rrezikojë ndeshjen e parë me Portugalinë. Prej ditësh po punohet që Aliti të plotësojë dokumentet zyrtare dhe të jetë pjesë e kuqezinjve në ndeshjen e parë me Portugalinë dhe Danimarkën. Preshevari luajti në tri ndeshjet e fundit miqësore me Kombëtaren dhe tashmë në FSHF po i bëjnë gati procedurat për t’ia paraqitur presidencës, në mënyrë që lojtari të pajiset me pasaportë shqiptare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë kosovar, Fidan Aliti. 20-vjeçari luajti me Shqipërinë në takimet ndaj Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinos. Në këtë të fundit e nisi si titullar, madje duke bindur në qendër të mbrojtjes. “Aliti do të pajiset me pasaportë shqiptare. Procedurat kanë nisur dhe tashmë mbetet vetëm verdikti i presidencës. Lojtari është në planet e trajnerit Xhani De Biazi për eliminatoret e Europianit 2016″, treguan dje burime në institucionin e futbollit shqiptar. Fidan Aliti me origjinë nga fshati Miratoc i Luginës së Preshevës, edhe pse vetëm 20 vjeç gjatë këtij stinori po shkëlqen si mbrojtës i majtë në klubin futbollistik FC Lucernë të Zvicrës. Fidani shtatgjatë në radhët e Lucernës erdhi nga skuadra “Basel Sport Club Old Boys” që zhvillon ndeshje në “Premiere League Promotion” një Ligë kjo dy-tre shkallë më e ulët dhe dukshëm më e dobët se Liga, ku luan tani Fidan Aliti. Preshevari Aliti dallohet edhe me krosimet e tij të bukura. Ai përveç evitimit të rrezikut para portës së Lucernës, shpeshherë e furnizon me topa edhe sulmin. Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi, e ka nuhatur shpejt formën e mrekullueshme të Fidan Alitit, dhe me të drejtë e ka orientuar busullën nga ai për ta inkuadruar në skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë. 20-vjeçari vetëm pak ditë më parë deklaroi se ëndërron kualifikimin në Kampionatin Evropian me ‘kuqezinjtë’, për ta bërë të lumtur gjithë popullin shqiptar. Ai aktivizohet tek skuadra zvicerane Luzecnë, dhe është njëri ndër mbrojtësit më perspektiv në kampionatin elitar të Zvicrës. “Për të qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë të duhet punë e madhe, dhe deri tani kam bërë punë të madhe për të arritur deri këtu. Unë dhe familja ime jemi krenar që përfaqësoj vendin tim. Kam realizuar një ëndërr fëmijërore për të luajtur me Shqipërinë dhe tani ndihem shumë mirë që jam pjesë e ‘kuqezinjve’. Grupi ku ndodhemi është tejet i vështirë. Kemi skuadra si Portugalia, Serbia, Danimarka dhe Armenia të cilat janë të vështira për t’u mundur por ne do të tentojmë. Shqipëria tani është një përfaqësuese shumë e fuqishme, dhe besoj shumë se do të marrim rezultate pozitive për të arritur kualifikimin për herë të parë në një ngjarje të madhe siç është kampionati evropian”, deklaroi Aliti, i cili foli edhe për ndeshjen hapëse që ‘kuqezinjtë’,  e zhvillojnë në udhëtim në Lisbonë, me Portugalinë e Kristiano Ronaldos. “E dimë mirë që përballë kemi Portugalinë, një skuadër shumë të fortë, por ne jemi Shqipëria, dhe nuk ia kemi frikën. Do të luftojmë për mos të humbur për t’i befasuar të gjithë. Do të luftojmë për Shqipërinë”, tha Aliti.

August 14, 2014 16:01
Komento

1 Koment

  1. Raimond Vlonjati August 15, 06:20

    Bravo Fidan Aliti !–

    Urime , do zoti je gati kunder Portugalise se mbase marim dot nje barazim atje dhe ahere do kemi nje fillim shume te mbare ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*