Alkooli kërcënon të rinjtë, përdoren nga 67% e të miturve

November 21, 2017 16:35

Alkooli kërcënon të rinjtë, përdoren nga 67% e të miturve

 

Konsumi i alkoolit nga nxënës të shkollave të mesme deri dhe nëntëvjeçare është një alarm që kërcënon shoqërinë shqiptare.

Sipas një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik rezulton se 2 në 3 nxënës të klasave të nënta dhe vite e para në gjimnaz pohojnë të kenë konsumuar pije alkoolike madje deri e dehje. Dhe këtu nuk bëjnë përjashtim vajzat e kësaj grupmoshe.

“67% e të rinjve kanë treguar që kanë konsumuar alkool. Madje ka një tendencë në rritje të vajzave që konsumojnë”, thotë Gentiana Qirjako, ISHP.

Nisur nga kjo ministria e Shëndetësisë nëpërmjet Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror ka intensifikuar kontrollet ndaj lokaleve apo subjekte të tjera, kryesisht pranë shkollave të cilat nuk respektojnë ligjin për të mos i tregtuar pijet alkoolike të rinjve nën 18 vjeç.

“Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë strukturave për të zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin. Sipas të cilit subjekti ndëshkohet me gjobë nga 30 mijë deri në 200 mijë leke e deri në ndjekje penale”, tha Eltar Deda.

Specialistë të Shëndetit Publik japin alarmin për këtë fenomen në rritje pasi sipas tyre përveç pasojave shëndetësore, te alkooli kane pikënisjen problemet e tjera sociale si dhuna, aksidentet e të tjera.

November 21, 2017 16:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim