Allegri i vë kushte Arsenalit, 200 milionë stërlina buxhet për të firmosur

May 13, 2018 13:43

Allegri i vë kushte Arsenalit, 200 milionë stërlina buxhet për të firmosur

 

Emri i trajnerit të ri të Arsenal, pas largimit të Arsene Wenger, mbetet ende një enigmë, ndërkohë që njëri prej kandidatëve për t’u ulur në stolin e “topçinjve” është italiani Massimiliano Allegri.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, trajneri aktual i Juventusit ka kërkuar që Arsenal t’i vërë në dispozicion një buxhet prej 200 milionë stërlinash për merkaton, në mënyrë që ai të firmosë.

Trajneri 50-vjeçar ka në planet e tij blerjen e 5 lojtarëve “big”, që do ta ndihmonin Arsenal të arrinte objektivat e kërkuara sezonin e ardhshëm.

Allegri e ka studiuar skuadrën e Arsenal javët e fundit dhe mesazhi që ka kthyer pas te drejtuesit e klubit londinez është i qartë: Një buxhet i madh në dispozicion për të sjellë disa yje në ekip dhe të ndërtojë një skuadër të madhe, siç ka bërë me Juventusin.

Ky mesazh që trajneri italian i ka dërguar klubit londinez është bërë dy muaj më parë, para se Wenger të deklaronte largimin e tij.

Allegri shpreson që me Arsenal të fitojë Champions League, titull që nuk arriti ta fitojë me Juventusin edhe pse iu afrua shumë këtë objektivi sezonet e fundit.

a.s/dita

May 13, 2018 13:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*