Allegri, “sheiku” i trajnerëve në Itali

September 4, 2018 11:44

Allegri, “sheiku” i trajnerëve në Itali

 

Trajneri më i paguar në Serinë A është Massimiliano Allegri, i cili ka fituar 4 titujt e fundit kampionë në Itali dhe synon të fitojë të pestin rresht.

51-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2020 me Juventusin dhe merr 7.5 milionë euro neto në sezon.

Kësaj shifre i afrohet vetëm një tjetër kampion si Carlo Ancelotti, i cili këtë verë ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021 me Napolin dhe përfiton 6.5 milionë euro.

Në podium edhe Luciano Spalletti, i cili nga kontrata e tij me Inter-in përfiton 4.5 milionë euro në sezon, deri në vitin 2021.

I katërti është Eusebio Di Francesco i Roma-s, me 3 milionë në sezon, ndërsa Gennaro Gattuso dhe Walter Mazzarri paguhen 2 milionë euro në sezon. Simone Inzaghi tek Lazio merr 1.3 milionë në sezon, më pak se Gian Piero Gasperini i Atalanta-s, me 1.4 milionë euro në sezon.

Nëntë trajnerë marrin më pak se 1 milion euro në vit dhe në fund të renditjes janë Lorenzo D’Anna i Chievo-s dhe spanjolli i Udinese-s Julio Velázquez, të dy me nga 350 mijë euro në sezon.

Ja lista e plotë publikuar nga Gazzetta dello Sport:

RENDITJA

ALLEGRI (Juventus): 7,5 milionë euro neto  në vit – Kohëzgjatja 2020

ANCELOTTI (Napoli): 6,5 – 2021

SPALLETTI (Inter): 4,5 – 2021

DI FRANCESCO (Roma): 3 – 2020

GATTUSO (Milan): 2 – 2021

MAZZARRI (Torino): 2 – 2020

GASPERINI (Atalanta): 1,4 – 2021

INZAGHI (Lazio): 1,3 – 2020

PIOLI (Fiorentina): 1,1 – 2019

GIAMPAOLO (Sampdoria): 1,1 – 2020

DE ZERBI (Sassuolo): 1 – 2020

MARAN (Cagliari): 0,8 milionë – 2020

BALLARDINI (Genoa): 0,7 – 2019

INZAGHI (Bologna): 0,6 – 2020

D’AVERSA (Parma): 0,45 – 2020

SEMPLICI (Spal): 0,4 – 2020

LONGO (Frosinone): 0,4 – 2020

ANDREAZZOLI (Empoli): 0,4 – 2020

D’ANNA (Chievo): 0,35 – 2019

VELAZQUEZ (Udinese): 0,35 – 2021.

a.s/dita

September 4, 2018 11:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*