Allegri: Trajner i Italisë? Është ambicia ime, por jo tani

November 18, 2017 15:49

Allegri: Trajner i Italisë? Është ambicia ime, por jo tani

Seria A fillon përsëri dhe ndjekësit më të afërt të Napolit, bardhezinjtë, do të luajnë në Xhenova kundër Sampdorias.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Massimiliano Allegri ka larguar edhe një herë thashethemet se do të marrë përsipër drejtimin e kombëtares italiane, pas shkarkimit të Ventura: “Është ambicia ime, por jo menjëherë. Kam ende shumë gjëra për të arritur me Juventusin. E ardhmja ime blu do të diskutohet në pak vite. Italianët janë krenarë, kur ndodhin kësi gjërash, ne dimë se si të ngrihemi e të shkojmë përsëri në majë”.

Juventusi do të udhëtojë në transfertën e Sampdorias. Bardhezinjtë janë shfaqur të papërmbajtshëm ku në katër javët e fundit në kampionat regjistrojnë 4 fitore radhazi e fundit ndaj Beneventos. Ndërkohë përballë Sampdorias pritet një 90 minutësh delikat. Vëndasit momentalisht kanë surprizuar të gjithë me formën që po tregojnë. Vendi gjashtë në tabelën e klasifikimit me 23 pikë të grumbulluara. Sigurisht që ndaj tyre pritet që Juventusi të vuajë jo pak.

Lajmi i mirë vjen nga infermieria, mbrojtësi Benedikt Howedes është i gatshëm të nisë aventurën e tij me bardhezinjtë. Ndoshta ndaj Sampdorias gjermani mund të hidhet në fushën e blertë që nga minuta e parë.

Tekniku i Juventusit, Masimiliano Allegri për transfertën xhenoveze mund të preferojë të bëjë dhe disa ndryshime në formacion. C

laudio Marchisio pas një periudhe të gjatë pause është plotësisht i gatshëm të japë kontributin e tij në mesfushë. Fundi i vitit  sjell për bardhzinjtë 10 ndeshje nga ku duhet të merret maksimumi për të nisur fluturimin drejt majës.

Inter

Interi i Luciano Spalletit do të presë Atalantën. Trajneri i zikaltërve, Luciano Spalleti mesa duket nuk e sheh si të nevojshme që të bëjë disa ndryshime ne formacion.

Vendasit pas barazimit të javës së kaluar ndaj Torions do të kërkojnë me çdo kusht të rikthehen tek fitorja për të qëndruar në garë dhe për të mos u shkëputur nga Juventusi dhe Napoli. Për Interin vendi i parë është vetëm 2 pikë larg ndaj fitorja është detyrim. Mauro Icardi është njeriu i momentit  prandaj sërish edhe në këtë duel prozhektorët do të drejtohen tek argjentinasi. Përballë është Atalanta. Bergamaskët në Europa league po shkëlqejnë ndërsa  në kampionat  janë larg skuadrës së vitit të kaluar. Vendi i 10 në tabelën e klasifikimit dhe në dy ndeshjet e fundit regjistrojnë 1 barazim dhe një humbje.

November 18, 2017 15:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*