Aloe vera mund të durojë deri në dy javë pa ujë, ç’duhet të dini tjetër rreth kujdesit të saj

April 10, 2018 19:36

Aloe vera mund të durojë deri në dy javë pa ujë, ç’duhet të dini tjetër rreth kujdesit të saj

 

Që kur kemi mësuar më shumë për përdorimet e xhelit të aloe verës, sigurohemi që mos të na mungojë asnjëherë në shtëpi, në një formë apo në tjetrën. E blejmë me shishe, në kavanoza apo tubeta, pa e ditur se këtë të fundit mund ta përftojmë direkt nga bima.

Duke qenë një bimë tropikale, shumë prej nesh mendojnë se do ishte e kotë ta mbillje në vazo në ballkon.Por e mira do të ishte që patjetër ta kishit një të tillë në shtëpi.

Aloe vera është një bimë që mund të rezistojë gjatë pa ujë! Ujiteni lulen një herë në dy javë derisa i gjithë dheu të laget. E rëndësishme është që dheu të jetë i lagësht në mënyrë që ajo ta thithë këtë të fundit gradualisht për ditët në vijim.

Përdorni vazo te  baltës në vend të plastikeve dhe sigurohuni që t’i mbushni gjysmë për gjysme me dhé dhe rërë. Mos e ujisni sërish nëse dheu nuk është tharë, sepse kjo gjë do të shkaktonte kalbjen e lules.

Aloe vera kërkon temperaturë relativisht të lartë për t’u rritur dhe pa rrezet e diellit do të thahej.

l.h/ dita

April 10, 2018 19:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*