Alternativat e Shqipërisë, ish-ambasadorët në Izrael dhe OKB, qëndrime të ndryshme

December 22, 2017 20:42

Alternativat e Shqipërisë, ish-ambasadorët në Izrael dhe OKB, qëndrime të ndryshme

Po çfarë opsionesh kishte Shqipëria përveç votës pro apo kundër? Dhe si e shohin këtë votim dy ish-ambasadorë shqiptarë, ai në Izrael dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB?

 “Shpjegimi i Amerikës ishte shumë i qartë: Ne njohëm një realitet që do t’i shërbejë paqes së ardhshme. Shqipëria nuk e di se kush është plani i Amerikës për paqen e ardhshme dhe nuk e di se çfarë do të bëhet më tej. Si një aktor pa rëndësi, për mendimin tim, u reshtua në anën e gabuar të vendeve islamike, duke sakrifikuar atë që është partneri partneri ynë kryesor strategjik, i cili ka një peshë të jashtëzakonshme edhe për çështjen tonë kombëtare”, u shpreh Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB.

“Ka qenë një qëndrim korrekt i diplomacisë shqiptare. Vota pro është në të njëjtën linjë me BE dhe në këtë kuptim ne i jemi përmbajtur në mënyrë koherente disa rezolutave, disa konsensuseve ndërkombëtare, që sa i takon statusit të Jeruzalemit janë rreth 70-vjeçare”, tha Tonin Gjuraj, ish-ambasadori i Shqipërisë në Izrael.

Agim Nesho: Kur është rasti që për rezoluta të ndryshme të Kombeve të Bashkuara, mendimi i BE është i ndarë, atëherë vendet votojnë sipas interesave të tyre kombëtare. Në këtë rast kishim një rezolutë të pastër kundër SHBA dhe Shqipëria me pak vizion duhet të kishte abstenuar.

Tonin Gjuraj: Jo absolutisht jo. Vota pro është më e qartë, është një qëndrim më korrekt, pasi vende si Bosnja apo Kroacia nuk janë udhërrëfyese në politikën e jashtme të BE-së.

Agim Nesho: Mendoni për një rast, sikur SHBA për një zgjidhje që mund të tentohet të vihet në tavolinë nga skenare të përbashkëta serbo-rus, që mund të thonë se mund të ketë një zgjidhje ndryshe për Ballkanin, duke përfshirë edhe Kosovën. Në këtë rast, kujt do t’i drejtohej Shqipëria? Do të drejtohej nga vendet Islamike, që shumica ende nuk e kanë njohur Kosovën apo vendeve europiane, duke përfshirë dhe Francën dhe Gjermaninë, që kur ishte rasti i krizës në ish-Jugosllavi për zgjidhjen e konfliktit dhe gjenocidit në Bosnje, por edhe në Kosovë, e kishin të pamundur të vetme të realizonin këtë skenar.

Tonin Gjuraj: Projekti i paqes për konfliktin izralito-palestinez është projekt Amerikan. Ne kemi qenë në të njëjtën linjë në të kaluarën dhe unë besoj se “PO”-ja e Shqipërisë do të kuptohet shumë mirë nga SHBA-të.

Agim Nesho: Ndoshta do të ketë konsekuenca jo të drejtpërdrejta, por ne duhet të jemi të vëmendshëm që kjo tregon se diplomacia, vija e politikës së jashtme shqiptare qenka lehtësisht e ndryshueshme sipas interesave të klasës politike që është në pushtet ose të presionit të forcave të tjera duke prishuar ato balanca të domosdoshme për çështjen e kombit shqiptar siç janë marrëdhëniet midis Amerikës dhe Shqipërisë.

December 22, 2017 20:42
Komento

15 Komente

  1. intelektuali December 22, 22:34

    VOTIMI I EDVINIT KUNDER SHBA NE OKB NJESOJ SI MUKJA E ENVERIT NE VITIN 1943

    Me keto veprime ne terrin e nates Edvini po i afrohet gjithnje e me shume Enver Hoxhes kur ai ne Mukje 1943 urdheroi asqeret e tij ne Mbledhjen e Mukjes per te refuzuar poropzimin anglez per bashkimin e trojeve shqyptare vetem sepse i kishte shitur BYTHEN Titos dhe Vatanin Jugosllavise Komuniste.

    KUJT JA KA SHITUR BYTHEN EDI RAMA ME KETE VENDIM TE TURPIT DHE REZILIT?

    Edhe kalamajte e rruges e kuptojne se pas Edi Rames qendron Sulltan Erdogani qe po e kthen Turqine ne Kohen e Qepes te Mesjetes.

    Reply to this comment
  2. beqo December 22, 22:55

    ky Neshua trap ka qene qe i vogel, po fryhej nen hijen e te jatit,sekretar i pare, kurse tani ben si i pergjeruar per Ameriken
    ik or gaxhgaun

    Reply to this comment
    • intelektuali December 23, 07:08

      Te gjithe enveristet keshtu jane,

      NUK E PE LIKE FLORIRIN SI I KERKOI FALJE PRESIDENTIT TRUMP?

      Qe ne fund e mbyllte me fjalet: “Sherbetori Juaj besnik, FEBELI Like Albanezi.

      por:

      Ky servilizem enverist nuk e pengoi Monika Kryemadhin te shpallte LANC-in kriminal te Enverit qe vrau anglezet dhe Aleatet Perendimore ne Kanalin e Korfuzit si IDEALIN e saj politik.

      SI T’I KUPTOSH KETA “KAMELEONE” TE ENVERIT?

      Reply to this comment
    • Romeo Thanxa December 23, 07:25

      Neshua eshte nje koqe kandari. Po si more duke votuar kunder rezolutes, do bashkohej vota me Serbine. E ku jane interest tona te njejtat me te serbise per Kosoven? Gimi ka ndare tre gra dhe nuk ka qene asnjehere luajal me partnered. Lere mo besnikerine, se nuk ka besnikeri ne politike. Ai tjetri eshte diplomat 2 mujorsh, I plepave.

      Reply to this comment
    • Flutura December 23, 18:07

      He me te lumte. Qenka idiot i madh dhe maskara i kompletuar.

      Reply to this comment
  3. ShkoDrani December 23, 00:12

    Ndonese nuk perben ndonje vote aq te rendesishme, prap ka vlere. Mendoj se amb. Nesho ka te drejte, pasi nje abstenim do kishte vlere dhe shpjegim. As Palestina, ad Izraeli nuk kane njohur Kosoven. Perse te favorizohet njera pale kur ajo nuk ka bere asgje, diplomatikisht asgje per SHQIPTARET. Por Amerika, si aleate, do e kuptonte nje abstenim.
    Ne fund, do shtoja se nuk eshte fundi i botes, por eshte nje moment kur boshti i marredhenjeve ne bote eshte duke levizur.

    Reply to this comment
    • intelektuali December 23, 09:33

      Po mire o KOQE enveriste prej Shkodre,

      PO ME INATE ENVERISTE VOTON SHQYPNIA NE OKB?

      sepse:

      Kjo teori idiote e Pellumb Xhufit: ATA S’ VOTUAN KOSOVEN NE I TREGOJME SHBA GISHTIN E MESIT na nxjerr si nje fis Afrike ZULU

      Po pse historianet famoze albaneze nuk pyesin HISTORINE ?

      Qe tregon se Jerusalemi ka qene

      CAPITAL CITY OF ISRAEL

      PO KJO ESHTE PABESI ENVERISTE O KOQE BURRA

      Reply to this comment
      • Amerikani December 23, 21:33

        Po te qe per politiken e Trump sot dhe ceshtja e genocidit ne Kosove te ndodhte sot, ky president nuk kishte per ta ndermare sulmin e NATO kunder Serbise. Politika e Trump eshte nje politike nacionaliste e antiglobaliste. Vendet e Evropes te cilat abstenuan jane pikerisht ato vende te cilat rezikojne te shkasin drejt nje politike nacionaliste anakronike. Shqiptaret jane te interesuar per te mbajtur nje qendrim miqesor bashkpunimi me BE ne te cilin kerkojme te behemi antare. Po nqs nje telefonate nga Merkel do i qe bere kryeministrit shqiptar si do te duhej te veprohej!? Abstenimi ne kete rast nuk tregon diplomaci dhe zgjuarsi, perkundrazi mefshtesi dhe mungese besimi ne kapacitet intelektuale te atyre qe e mendojne njesoj si ballistet dikur.
        Gjithsesi megjithese Trump eshte ne gjykimin tim presidenti me i paafte ne hisorine e Amerikes ku prej politikave te tij do i shohim pasojat. Ashtu sic po deshton dhe ne raport me Korene nuk eshte as Klinton as Bush dhe as Obama. Amerika per shqiptaret eshte vendi me i dashur i botes dhe me te drejte. Austro-Hungaria dhe SHBA kane qene historikisht krijuesit dhe mbrojtesit e shtetit shqiptar. Ne jemi populli me proamerikan ne bote. Ky vendim i Trump dhe ne Amerike ka mosdakortesine e vet, madje dhe ne gjirin e Republikaneve. Keshtu qe nuk ishte ndonje hata e madhe vota pro rezolutes se bashku me shtetet me te zhvilluara evropiane si Britania, Gjermania, Franca, Austria e Italia.
        Tani po te jete per Nezhon e kete Nastradinin keta i bejne gojore Saliut dhe i ka lene gjenetika pas ne kohet e baba qemos. Nuk e kuptojne dot politiken keta se e kane trurin dhe shpirtin te mbushur me mllefe e urrejtje e politika do tru te kthjellet e largpames.

        Reply to this comment
  4. tz December 23, 01:10

    pirth pirth o koqe ish diplomat ,njehere nuk te ndegjuam te thuash nje gje te mire per qeverine Rama.Po per here te pare ndigjova Besnik Mustafaj te beje nje analize te drejte per kete veprim diplomatik

    Reply to this comment
  5. intelektuali December 23, 07:08

    Te gjithe enveristet keshtu jane,

    NUK E PE LIKE FLORIRIN SI I KERKOI FALJE PRESIDENTIT TRUMP?

    Qe ne fund e mbyllte me fjalet: “Sherbetori Juaj besnik, FEBELI Like Albanezi.

    por:

    Ky servilizem enverist nuk e pengoi Monika Kryemadhin te shpallte LANC-in kriminal te Enverit qe vrau anglezet dhe Aleatet Perendimore ne Kanalin e Korfuzit si IDEALIN e saj politik.

    SI T’I KUPTOSH KETA “KAMELEONE” TE ENVERIT?

    Reply to this comment
  6. Aliu nga Selenic December 23, 09:06

    Me votimin pro rezolutes shqiperi ka realizuar tre opsione te madhe.:
    1. Mardhenjet me SHBA-ne nuk prishen pasi SHB A nuk prishe interesat e veta ne Ballkan per nje vote te shqiperise. Per shqiperin ka me shume interesa se sa nje vote qe shqiperia nuk i ka prish pune fare. Ketu me shume behet lufte brenda per te “fituar ” gje qe e kan te pa mundur se sa per t`i qajte hallin Izraelit.
    2. Me voten pro Rezulutes shqiperia e ven evropen para pergjegjesise per te realizuar ajo detyrimet ndaj Shqiperise si per ceshtjet kombetar tonat ashtu edhe per prenimin ne BE.
    3. Me votimin pro rezolutes shqiperi i vuri para pergjegjesise absolute vendet e lindjes se Mesme per te njojtur Kosoves si shte ne OKB.
    Pra keto tre obsione vetem nje politike e zgjuar i ben dhe jo budallejt.
    Beisha qe vazhdon te leshoj lot krokodili per Ameriken te mos harroj kure vete Berisha theu Embargon Botrore per naften ndaj serbi ku berisha nuk pyeti ase per OKB-ne Ase per Ameriken dhe Ase per vllezrite tane ne Kosove, pore i dergoi nafte me bollek kasapit te Ballkanit.
    Sote deklarat e Berishe dhe te te tjerve jane aqe hipokrite sa eshte turpshme kush ti degjoje.!

    Reply to this comment
  7. betixho December 23, 09:23

    VOTIMI I SHQIPERISE PRO REZOLUTES ME DUKET I DREJT.NUK DUHET KONSIDERUAR SI VOTE KUNDRA AMERIKES,MBASI EDHE REZOLUTA E OKB,I REFEROHESH NJE QENDRIMI TE MEPARESHM QE ISHTE INICIUAR PO NGA SHBA NGA PRESIDENTI I MEPARSHEM BARAK OBAMA.
    JEMI NE PRAG TE VENDIMIT EUROPIAN PER ÇELJEN E NEGOCIATAVE DHE MENDOJ SE ESHTE PRIORITARE NE KETE MOMENT VOTIMI SIPAS LINJES EUROPIANE,SI EDHE PER FAKTIN SE IZRAELI QE KA PESHE NE ARENEN NDERKOMBETARE POZICONOHET KUNDRA NJOHJES SE KOSOVES.

    Reply to this comment
  8. halleluja... December 23, 14:28

    e keqja e shqiptareve eshte se , nuk arrijne te shohin me larg hijes se tyre dhe corbes qe i afron gjithmon Bota !
    “Nganjiher” te japin pershtypjen , sikur s’i intereson aspak ne te vertete realiteti zhvillimet politike ,por i pelqen stermadhimi i temave ,qe i sherben si nii ushqime i dites ,qe ne e quajme shpesh her edhe “thash e theme ” pa par aspak psh ,ne nji tjeter punto di vista gjithe kte Bumje ala Trump ,e cila ,par nga nji kendveshtrim tjeter ,mbas prapaskenes ,mundet te jet edhe thjeshte nji Test ,nji art Provokimi pra ,qe diplomacia ala Trump hedh ne skene ,per te par qart ,ne karakterin e qendrimet vs Usa-se te vendeve miqe dhe armike te saj ,e ne fund te analizoje reagimet qe prodhoj Fllucka e Jeruzalemit e pse jo analizoje endrimet e saj si USA,vs rest der Welt. Jo gjithcka qe duket mbi siperfaqen e ujit eshte e verteta e Politkes e Diplomacise ksaj Bote Moderrne ,
    e verteta noton e zhytur ne thelesit e Oqeanit dhe eshte e padukeshme per syte e njeriut te thjeshte . Nqs Perendimi BE i del kunder ,impakti i votes se tij ,nuk mundet te ket po ate impakt e reaxion qe do ket ne USA edhe per vendet si Shqiperia . Per cdo rast ,ne situata te tilla te paqarta ,si e kan thene edhe disa komentatore shqiptare medias ,do ishte me i pranushem e i arsyeshem Absternimi . Neutraliteti ,jo perzjerja me rrjedhen e llumit diplomatike

    Reply to this comment
  9. halleluja... December 23, 14:31

    e keqja e shqiptareve eshte se , nuk arrijne te shohin me larg hijes se tyre dhe corbes qe i afron gjithmon Bota !
    “Nganjiher” te japin pershtypjen , sikur s’i intereson aspak ne te vertete realiteti zhvillimet politike ,por i pelqen stermadhimi i temave ,qe i sherben si nii ushqime i dites ,qe ne e quajme shpesh her edhe “thash e theme ” pa par aspak psh ,ne nji tjeter punto di vista gjithe kte Bumje ala Trump ,e cila ,par nga nji kendveshtrim tjeter ,mbas prapaskenes ,mundet te jet edhe thjeshte nji Test ,nji art Provokimi pra ,qe diplomacia ala Trump hedh ne skene ,per te par qart ,ne karakterin e qendrimet vs Usa-se te vendeve miqe dhe armike te saj ,e ne fund te analizoje reagimet qe prodhoj Fllucka e Jeruzalemit e pse jo analizoje qendrimet e saj si USA,vs rest der Welt. Jo gjithcka qe duket mbi siperfaqen e ujit eshte e verteta e Politkes e Diplomacise ksaj Bote Moderrne ,
    e verteta noton e zhytur ne thelesit e Oqeanit dhe eshte e padukeshme per syte e njeriut te thjeshte . Nqs Perendimi BE i del kunder ,impakti i votes se tij ,nuk mundet te ket po ate impakt e reaxion qe do ket ne USA edhe per vendet si Shqiperia . Per cdo rast ,ne situata te tilla te paqarta ,si e kan thene edhe disa komentatore shqiptare medias ,do ishte me i pranushem e i arsyeshem Absternimi . Neutraliteti ,jo perzjerja me rrjedhen e llumit diplomatike

    Reply to this comment
  10. Lolita December 23, 17:20

    Sikur te votonim kunder do te thote te hapej thesi i ndryshimeve te marreveshjeve nderkombetare. Me pak fjale:
    Le te rishikojme marreveshjen e daytonit…..bosnia te ike per lesh;
    Le re rishikojme marreveshjen e rambujes……kosova te ike per lesh (mqse na duan kaq shume pse nuk kane force per te bere dhe 6 njohje te reja);
    E fundit meqe po shkelim rregullat nderkombetar Krimea le ti njihet rusise.
    Them qe kane bere mire qe kane votuar kunder, kjo pa asnje interes se as palestina as izraeli nuk e kane njohur kosoven, por nese duhej votuar pro dhe te hapej loja e ndryshimeve te rregullave nderkombetare them si vend i vogel do jemi te humbur.
    Politikanet tane hajdute le te vriten sma ndjen per politiken e tyre te qelbur.
    Po ta kishin seriozisht amerikanet do kishin futur diplomacione e tyre ne loje, po duket qe ka qene nje flucke sapuni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*