“Jo politikë me Teatrin. Dikur Basha donte të bënte edhe xhaminë me kullë”

June 16, 2018 09:09

“Jo politikë me Teatrin. Dikur Basha donte të bënte edhe xhaminë me kullë”

Regjisori i njohur Altin Basha u bën thirrje kolegëve të tij që çështja e teatrit mos të përdoret politikisht.

Teksa mori pjesë dje në një takim të artistëve për projektin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha,  ai kërkoi që shumë prej miqve të tij artistë të mos bien pre e politikës.

Falënderoj të gjithë qytetarët që na mbështesin. Ne artistët nuk jemi të ndarë, por kemi mendime të ndryshme, ajo që është e sigurt është se të gjithë ne shqetësohemi për teatrin U kërkoj politikanëve, dhe të djathtëve, sepse kjo çështje ka marrë pak ngjyra politike, të mos e përdorin politikisht teatrin.

Sepse para disa kohësh kryetari i PD-së sot ka qenë dikur Kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe jo vetëm që deshi të bënte stadiumin me kullë, por kërkoi të bënte xhaminë me kullë. Ju lutem deputetëve të secilës palë politike, të tregohen të drejtë me ne artistët dhe të mos e përdorin këtë çështje për interesat e tyre”, deklaroi Basha.

Ky apel i regjisorit Basha vjen katër ditë pasi drejtuesit e sindikatës, Kastriot Çipi dhe Alert Çeloaliaj u fotografuan në ambientet e një lokali në kryeqytet teksa diskutonin me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Ndërkohë që një ditë pas këtij takimi, ata morën pjesë dhe në Komisionin parlamentar i cili drejtohet po nga PD.

o.j/dita

June 16, 2018 09:09
Komento

4 Komente

  1. specialisti June 16, 09:44

    Artiste te nderuar
    Ne fillimet e viteve 90, u shkaterruan dhe u privatizuan pothuajse te gjitha uzinat, fabrikat, punishtet etj , ku punonin rreth 1 milion shqiptare. Ngelen pa pune e pa buke.
    Ku ishit ju atehere ?
    Pse nuk e ngritet zerin nje here ?
    Apo vazhdonit te merrnit rrogat e honoraret nga shteti, dhe pune private sa te donit.
    Tani duan te shembin teatrin tuaj te vjeter e te ndertohet nje i ri. Cfare te keqe ka ?
    Po ju sigurohet nje teater i ri. Nuk e quani privilegj ? Po ju sigurohet perseri pune e rroge. Cfare doni tjeter ?
    Vjen Mirush Kabashi ( artist i nderuar) nga Durresi e proteston. Nuk i ka kushtet ne Durres ai qe te vazhdoje karieren artistike ?
    Mos u merrni me politike por me art.
    Njeri thote qe Basha donte te bente kulla tek stadiumi e xhamia, tjetri thote qe Edi do beje kulla tek teatri
    Ju shkofte mbare

    Reply to this comment
  2. Arben June 16, 09:50

    PRANDAJ KA DUAR TE LIRA KRYELARTEGJATESIA

    E TIJ, SEPSE OPOZITA ESHTE E KORRUPTUAR.

    MJERE KY POPULL

    Reply to this comment
  3. karagjoze mazllumi derri eger qe bo humor rrugesh ne pordhikali June 16, 09:51

    Ky eshte nji nder funderinat e gjithe komunitetit te karagjozeve shqiptare .
    Ky nuk eshte nji regjozore ,por nji sharlatan nji pseudoaktor e pseudoregjizore ,
    nji njeri me nji karkatere plehrash anadolli ,
    qe i fut turinjte e tij te ndyr ,ne cdo vryme haleje ,
    vetem e vetem me pretendimin se po fiton ,po zhvat dicka prej andej .

    Reply to this comment
  4. info analitike June 16, 13:05

    Krahasimi me xhamine nuk qendron. Ne rastin e xhamise behej fjale per toke qe privati do ti falte xhamise ne kembim te ndertimit e per kete kishin rene dakord te gjitha palet e interesuara. Rama, me arrogance e ne shkelje te ligjit, ia rrembeu token privatit duke hapur nje ceshtje gjyqesore qe me shume gjasa do te humbe e parate do ti pagujne qytetaret duke ia falur ate xhamise e duke vene ate perpara nje ceshtje te koklavitur per faktin se po ndertohet ne toke te marre ne menyre te padrejte. Ne rastin e teatrit behet fjale per 9000m2 toke shteti qe i jepet privatit pa asnje gare e pa asnje pike trasparence por ne menyre te drejtperdrejte per hir interesash te ngushta ne dem te interesit publik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim