Altin Lala, rikthimi me kostum

March 4, 2014 10:04

Altin Lala, rikthimi me kostum

Altin Lala është rikthyer në kombëtare, por këtë herë me kostum. Xhani De Biazi e thirri për të bërë zëvendëstrajnerin dhe ish-kapiteni i është përgjigjur me shumë kënaqësi. Nuk ka asnjë sekret që do të donte t’u mësonte kuqezinjve të tanishëm, thjesht punë dhe përkushtim, për t’u bërë një idhull i tifozëve, si vetë Lala dikur.

– Altin, pse vendosët të ktheheni në kombëtare?

– Është një eksperiencë e re për mua dhe m’u bë qejfi shumë që trajneri ma bëri këtë ofertë, me detyrën e zëvendëstrajnerit në Kombëtare. Jam shumë i lumtur. Natyrisht, që është një eksperiencë krejt ndryshe nga ajo që kam përjetuar si lojtar. Do të mundohem të mësoj shumë gjëra nga De Biazi. Unë kam luajtur vetë për shumë vite në Gjermani. Mentaliteti gjerman dhe ai italian është i dy vendeve që dominojnë futbollin botëror. Shpresoj që të mësoj nga De Biazi dhe të jem i suksesshëm.

– Çfarë do t’u këshilloje futbollistëve të sotëm?

– Nuk ka ndonjë gjë të re që duhet ta duhet ta shpik unë tani. Është vetëm punë dhe seriozitet në punë.

– Një mendim për shortin?

– Është një grup shumë i vështirë. Kemi katër skuadra të tjera kundërshtare, tri prej të cilave janë shumë të forta. Por gjithsesi, nuk i dihet, pasi kam eksperiencë si lojtar që mund të bëjmë surpriza. E vetmja gjë pozitive është se skuadra që renditet e treta del në play-off. Kështu, që sido që të jetë nuk jemi pa shpresë fare, por është grup i vështirë

 

March 4, 2014 10:04
Komento

1 Koment

  1. Arberi March 4, 15:49

    Ky qelbesira, Altin Lala ka shitur me shume se 10 ndeshje te kombetares Shqipetare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim