Altin Rraklli dënohet me 3 vjet e 4 muaj nga Gjykata, por nuk do të bëjë burg

June 30, 2017 16:20

Altin Rraklli dënohet me 3 vjet e 4 muaj nga Gjykata, por nuk do të bëjë burg

 

Ish-sulmuesi i kombëtares, Altin Rraklli është dënuar me 3 vjet 4 muaj nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, pas hetimit për akuzat e mashtrimit me 15 mijë euro ndaj një të njohuri.

Vendimi i cili është dhënë javën e kaluar, është zbardhur sot.

Prokuroria kërkoi 7 vjet burg për ish-futbollistin, ndërsa Gjykata vendosi 5 vjet, dënim ky që për shkak të gjykimit të shkurtuar, i është ulur në 3 vjet 4 muaj.

Por ish-sulmuesi nuk do të bëjë asnjë dite burg për shkak se dënimi është pezulluar përfundimisht dhe është konvertuar ne 2 vjet Shërbim Prove.

June 30, 2017 16:20
Komento

1 Koment

  1. XXXL June 30, 16:32

    Shikoni Gjykatat ne Shqiperi… nga 7 vjet burg e redukton ne 3 vjet e 4 muaj….. mbasi mbushin xhepin nuk ka me burg, ka sherbim prove.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*