Altin Toska: Pas 21 qershorit, s’do të bëj politikë, por menaxherin e problemeve tuaja

June 19, 2015 11:48

Altin Toska: Pas 21 qershorit, s’do të bëj politikë, por menaxherin e problemeve tuaja

Shtërmeni ka qenë stacioni i parafundit elektoral i kandidatit të koalicionit  “Aleanca për Shqipërinë Europiane”  për Bashkinë e Cërrikut  Altin Toska.I shoqëruar nga  dy ministrat z.Edmond Haxhinasto dhe  z.Damian Gjiknuri,si dhe personalitete të tjera të së majtës, Toska ka zhvilluar takimin përmbyllës në vendlindjen e tij.

Haxhinasto e Gjiknuri, falenderuan banorët e kësaj zone për mbështetjen që po i japin kandidatit Toska,dhe u shprehën se Altin Toska është personi i duhur, i drejtimit të duhur për ta, sepse ai është  njëri prej tyre, djalë shtërmeni ,njeri i thjeshtë dhe i ndershëm,por mbi të gjitha me një vizion të ri, cilësi  këto për një  të kandidat që të jep bindjen se do të sjellë ndryshimin dhe zhvillimin për Cërrikun dhe zonat përreth.

I entuziasmuar nga atmosfera e krijuar, kandidati i “ASHE”, Altin Toska u shpreh se pas 21 qershorit  të gjitha problemet  si punësimi,strehimi, arsimimi, infrastruktura rrugore e bujqësore, ujësjellësi si dhe sporti do të jenë prioritet i bashkisë së re. “Zgjidhja e tyre, do të jetë përgjegjësia ime dhe se pas 21 qershorit, s’do të bëj politikë, por menaxherin e problemeve tuaja”, u shpreh Toska.

June 19, 2015 11:48
Komento

1 Koment

  1. Mark uk June 19, 12:24

    Jam i sigurt se mbas ksaj date do meshifesh nga minimumi qe do votohesh nga populli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*