Altin Toska takim me komunitetin Rom: Punësimi dhe strehimi, prioriteti ynë

May 29, 2015 06:42

Altin Toska takim me komunitetin Rom: Punësimi dhe strehimi, prioriteti ynë

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” , për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska i shoqëruar nga koordinatori i fushatës, Dashamir Xhika si dhe personalitete të së majtës, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me komunitetin rom në lagjen nr. 2, në Cërrik( SMT-ja).

Toska u njoh nga afër me kushtet e vështira ku ata jetojnë, dhe u premtoi banorëve të kësaj lagjeje se punësimi dhe strehimi do të jetë prioritet për këtë komunitet.

Është një kënaqësi e veçantë që ndodhem pranë jush, dhe që po njihem me problematikat e komunitetit tuaj. Këtu ka shumë probleme si : papunësia, strehimi, furnizimi me ujë të pijshëm, mungesa e infrastrukturës rrugore, ndriçimi, moslegalizimet e banesave e shumë shërbime të tjera.

Unë ju garantoj se do t’i zgjidhim të gjitha problemet sëbashku. Punësimi dhe strehimi do të jetë prioritet për Bashkinë e re. Kanë filluar punimet në ujësjellës, që para zgjedhjeve të 21 qershorit që të furnizoheni me ujë të pijshëm, dhe mos të ketë kufizime.

Unë ju premtoj që në bashkëpunim me qeverinë, do të legalizojmë dhe restaurojmë shtëpitë tuaja, do të ndriçojmë rrugët pranë banesave tuaja, si dhe me kryesorja, do të restaurohen akset rrugore Elbasan – Banjë si dhe Gostimë- Mollas.

Bashkia e re do të angazhohet me projekte të ndryshme, për këtë komunitet, pasi ka edhe mbështetjen e qeverisë. Të gjithë jemi një, nga Selita në Cërrik. Është bashkia juaj, bshkia jonë!,” u shpreh Toska

Kandidati, Toska tha gjithashtu se bashkia e re do të angazhohet me projekte të ndryshme, për këtë komunitet, pasi ka edhe mbështetjen e qeverisë.

Takimet elektorale të kandidatit të koalicionit të majtë për bashkinë e Cërrikut, Altin Toska, bëhen në kuadër të njohjes së zonave dhe problemeve që shqetësojnë banorët që jetojnë në to.

rom 2

rom 3 rom 4 rom 5

May 29, 2015 06:42
Komento

5 Komente

  1. lato May 29, 11:38

    Mashallah gusha dhe gjiri!Me keto te bardha qumeshtore Ceriku dhe Shtermeni te cojne ne parajse,jo ne Evrope.

    Reply to this comment
  2. beni May 29, 11:40

    Urime Zoti Altin, je nje djale me kulture dhe dinjiet, njeriu qe i duhet Cerrikut.
    Ju uroj fitore per te miren e komunitetit rom dhe gjithe qytetareve te bashkis se re Cerrik.
    Mjere ata qe nuk kuptojne se duhen votuar njerez te pa perlyer dhe njerez te cilet kane punuar me ndershmeri.
    Te uroj suksese !

    Reply to this comment
  3. fermalliu May 29, 12:52

    cerriku gjithmon I majt fitore

    Reply to this comment
  4. emigranti qe lexon gazeten sot May 29, 13:11

    25 vjet perkujdesi per romet nje realitet apo sllogan……..
    degjoj ne prag zgjedhjesh,deputetet, kryebashkiake,e studjues shoqatash qeflasin per romet e sbejne asgje,por marrin rrogen per vete…
    dhe at i gjen ne sheshe, pra bankes te bryli,e kudo ne trotuaret bosh ku nuk ka karrike kafeje.
    sikur te benin vetem nje pallat me qira ose kredi te bute, si ajo e deputeteve do te zgjidhej edhe strehimi i tyre,
    Per mendoji edhe avokati i popullit Totozani kur i strehoji romet ne zyren e tij, bravo avokat por cedo se gazeta sot e pergojoji per pervetesim te fondeve te dhena nga B.E,per romet me te shoqen qe drejton nje shoqate.
    mbase e siguroji avokati strehimin e tij, e perseri do luftoje per romet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim