ALUIZNI Vlorë thirrje qytetarëve të tërheqin lejet e legalizimit

December 12, 2015 17:52

ALUIZNI Vlorë thirrje qytetarëve të tërheqin lejet e legalizimit

Vijon me ritme të shpejta puna në institucionin e ALUIZNI-t Vlorë.

Drejtori i këtij institucioni, Gjergji Robaj shprehet se është shumëfishuar numri i objekteve të legalizuara në rrethin e Vlorës, ku fillimisht legalizimi është bërë vetëm sipas blloqeve kadastrale, ndërsa aktualisht procesi ka nisur të realizohet dhe sipas zonave kadastrale.

“Momentalisht ALUIZNI Vlorë po punon me zona kadastrale. Kjo mënyrë rrit efiçencën në punë si dhe është shumë efikase. Pasi ezaurohet një zonë, kalohet te zona kufitare. Duke qenë se grupet e matjeve në terren janë shtuar, po punohet paralelisht në dy zona kadastrale,  te zona 5 dhe te zona 1. Po evidentohen të gjitha dosjet që janë me faturë parcele të paguar dhe me kontratë që t’u emetohen lejet e legalizimit”, thotë Robaj.

Ndërkohë, janë shtuar edhe grupet e punës që punojnë në terren nga 4 që ishin më parë, në 10 aktualisht.

Kreu i ALUIZNI-t Vlorë, Gjergj Robaj, pohon se vetëm në fushën e aviacionit janë përfshirë në procesin e legalizimit 600 ndërtime.

Robaj bën të ditur se në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, zyra e ALUIZNI-t i merr të dhënat e detajuara nga zyrat kadastrale të hipotekës. Robaj ndalet gjithashtu dhe në një tjetër risi në institucionin që ai drejton.

Praktika e procesit te legalizimit ka ndryshuar. Leja e legalizimit nuk jepet në fund siç është proceduar më parë, por kualifikohet fillimisht objekti i cili i paraprin procesit të legalizimit dhe brenda 30 ditësh institucioni i ALUIZNI-t i printon subjektit lejen e legalizimit.

Kreu i ALUIZNI-t Vlorë apelon për tërheqjen e lejeve të legalizimeve. Listat janë afishuar pranë godinës së ALUIZNI-t. Robaj bën të ditur gjithashtu se nëse një muaj pas regjistrimit të lejes, subjekti nuk shkon ta regjistrojë lejen në hipotekë, ai do të gjobitet.

 

December 12, 2015 17:52
Komento

2 Komente

  1. GJINOVEFA FILAJ October 30, 21:04

    po ne kemi qe ne 2003 qe kemi hedhur per legalizim kemi paguar dhe fatyrat nga tirana na ka ardh pergjigja nuk e di per cfar arsye spo jepet leja/

    Reply to this comment
  2. Floresha sotaj March 3, 22:16

    Jami 1 familie qe duam te marrim pronesine e shtepise .na shpiegoni ju lutem cfar pratike duhet te bejme ..na shpiegoni ju lutem ( jam jashtezakonisht e shqetesuar ) ne per momentin jemi ne angli .im shoq eshte ne gjendje te veshtire shendetesore .ju lutem…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*