AMA, Bushati nuk pranon largimin

March 17, 2014 16:23

AMA, Bushati nuk pranon largimin

Endira Bushati për mëse 2 orë u vu nën akuzë të mazhorancës për mënyrën e ushtrimit të detyrës, madje dhe vetë vlefshëmrinë e mandatit të saj.

Në Komisionin e Medias ku ishte e thirrur të raportonte për punën e saj 1 vjeçare nënkryetari socialist Alfred Peza, konsideroi drejtuesen e autoritetit të mediave audiovizve si të paligjshme, për aq kohë sa mandati i saj si anëtare ka mbaruar prej kohësh.

“Konstatohet paligjshmëria e ushtrimit të funksionit të zonjës Bushati e cila në cilësinë e kryetares së AMA-s është duke përdorur një mandat si kryetare duke mos qënë antare që nga data 24.09.2012. Aktualisht drejtimi i mbledhjes së AMA-s me një kryetar në detyrë dhe 3 anëtar prej vitesh vakant thellon ngërçin dhe pamundësinë e marrjes së vendimeve në mënyrë të drejtëpërdrejtë profesionale dhe të paanëshme.”tha Alfred Peza.

Ndërsa vetë Bushati përsëriti disa herë se është vënë nën sulmin e maxhorancës, e cila po kërkon forma për shkarkimin e saj, madje duke shkelur dhe ligjin. Por bëri të qartë se nuk do të largohet nag detyra pa mbaruar mandatin 5-vjeçar.

”Vazhdimisht nënsulm institucioni u paralizua, nuk u miratua struktura . E dërguam me shkresë zyrtarisht dhe për legjislaturën e re dhe nuk pati asnjë përgjigje. Që nga shatori vihet rrotull e rrotull me amendime, vendime, me memo të cilat thonë që ne nuk plotësojmë vendet vakante se ne duam të heqim këtë zonjën e cila më 2 korrik filloi të procedonte për licencimin e operatorëve në treg. Të gjej forma dhe mjete sesi e si të heq kryetarin e AMA-s me një mandat 5 vjecar të marrë nga Kuvendi në vitin 2011,”-tha Bushati.

Peza kërkoi hetim parlamentar për 13 mbledhjet e zhvilluara nga AMA përgjatë vitit 2013, ku ka pasur mungesë kuorumi. Por busahti akuzoi qeverinë dhe kuvendin se nuk i plotësoi qëllimisht 3 vendeve vakante në Këshillin e këtij institucioni, duke shkaktuar sipas saj ngërç në gundksionimin e autoritetit.

Lucano Boci dhe Alfred Peza u ngakruan nga komisioni të hartojnë rezolutën me mendimin e Kuvendit mbi funskionimin e autoritetit të mediave audiovizve, rezolutë në të cilën mund të kërkohet dhe shkarkimi i kryetares Bushati.

March 17, 2014 16:23
Komento

1 Koment

  1. taku March 17, 16:30

    shkarkoni njeher vishon se po ju pergjon pa ama aty eshte nuk prish pune

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*