“Amazona po digjet sepse njerëzit hanë shumë mish”

August 23, 2019 18:55

“Amazona po digjet sepse njerëzit hanë shumë mish”

Teksa zjarret masive në Amazonë mund të çojnë drejt një krizë ndërkombëtare, ato nuk mund të quhen kurrsesi aksidentale.

Pjesa dërrmuese e zjarreve janë vendosur në mënyrë të qëllimshme nga fermerët, për të pastruar tokën për bagëtitë e tyre. Praktika është në rritje, e inkurajuar edhe nga politika populiste pro biznesit të  presidentit brazilian Jair Bolsonaro, i cili mbështetet nga i ashtuquajturi “grupi i viçave” të vendit.

Teksa kjo mund të shihet thjesht si biznes për fermerët brazilianë, pjesa tjetër e botës po sheh e tmerruar.

Pra, për ata që pyesin se si mund të ndihmojnë në shpëtimin e pyllit gjigand, të njohur edhe si “mushkëritë e planetit” për prodhimin e rreth 20% të oksigjenit në botë, përgjigja është e thjeshtë. Hani më pak mish.

Është një ide që Finlanda tashmë e ka instaluar. Të premten, ministri i Financave të vendit nordik bëri thirrje për Bashkimin Evropian që të rishikojë me urgjencë mundësinë e ndalimit të importeve të viçit brazilian, duke e lidhur këtë masë me zjarret në Amazonë.

Brazili është eksportuesi më i madh në botë i mishit të viçit, duke siguruar afro 20% të eksporteve totale globale, sipas Departamentit të Bujqësisë së Shteteve të Bashkuara (USDA) – një shifër që mund të rritet në vitet e ardhshme.

Vitin e kaluar vendi eksportoi 1.64 milionë ton mish viçi, sasia më e lartë në histori, duke gjeneruar të ardhura 6.57 miliardë dollarë, sipas Shoqatës Brazilian të Eksportuesve të Mishit (Abiec), një shoqatë e më shumë se 30 kompanive braziliane të paketimit të mishit.

j.l./ dita

August 23, 2019 18:55
Komento

1 Koment

  1. mirel August 23, 20:52

    Nuk eshte vetem kjo, toka do perdoret dhe per agrikulture.
    Nuk ka te bej me mishin dhe njerezit por me korrupsionin e Presidentit aktual, qe njelloj si Ramuti qe shemb Teatrin dhe ben Kulla dhe Rruge me PPP, ashtu dhe ky eshte paguar nga investitoret. Me te vetmin ndryshim, atje investitoret paguajne Presidentin nen dore nga parate e tyre. Ne Shqiperi eshte populli qe paguan investitoret, ose buxheti i shtetit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim