Amb. italian: Protesta e opozitës të mos degradojë në dhunë

December 16, 2015 13:20

Amb. italian: Protesta e opozitës të mos degradojë në dhunë

Edhe ambasadori i Italisë në Tiranë i është bashkuar thirrjes për shmangien e dhunës gjatë protestës së opozitës. Ambasadori Alberto Cuillo tha se protestat janë demokratike, por ato nuk duhet të degjenerojnë në dhunë.

“Protestat janë pjesë e demokracisë dhe jetës demokratike të një vendi, mjafton që ato të mos degradojnë dhe të shkojnë drejt dhunës, pasi kjo është një përgjegjësi e opozitës dhe këto duhet të kenë parasysh se duhen përmbajtur ligjeve. Protestat deri në momentin që nuk janë të dhunshme nuk e dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në Evropë”, theksoi ai nga qyteti i Shkodrës.

Për sa i përket integrimit, diplomati i shteti fqinj, tha se disa reforma duhen mbyllur sa më shpejt siç është ajo në drejtësi.

“Sistemi i drejtësisë pa elementë korruptiv është një sistem që të gjithë e duam nga SHBA, Evropë. Prandaj, pastrimi i sistemit të drejtësisë nga elementët korruptiv është një proces që duhet të konsiderohet normal dhe demokratik. Rruga për në Evropë është shumë e vështirë dhe është e përbërë nga reforma shumë domethënëse dhe të thella që kërkojnë impenjim të madh nga vendet që mund ti kryejnë prandaj kërkojnë angazhim”, theksoi ai.

Ai bëri apel që reformat të bëhen me konsensus të plotë midis palëve politike.

“Disa prej reformave kanë më shumë rëndësi dhe në rastin e Shqipërisë reforma në drejtësi nga BE është cilësuar si reforma më e qenësishme që procesi të shkojë përpara. Prandaj një pjesë e këtyre reformave kërkon një bashkim të te gjitha forcave politike sepse nuk janë reforma që mund të bëhen nga njëra pjesë e politikës, prandaj duhet që forcat politike shqiptare të gjejnë gjuhen e përbashkët për kalimin e këtyre reformave”, shtoi. /Dita/

December 16, 2015 13:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*