Ambasada Amerikane thirrje Bashës: Protesta të qeta e paqësore

May 13, 2019 17:02

Ambasada Amerikane thirrje Bashës: Protesta të qeta e paqësore

Pak orë para protestës së opozitës, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane. Kjo e fundi shkruan se protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore.
son dakika haber
Postimi i plotë

Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik.

Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së.

Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike. Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore.

Edhe autoritetet ligj-zbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve. Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik.

 

b.b/dita

May 13, 2019 17:02
Komento

9 Komente

  1. Vrapo said turkoshako vrapo May 13, 17:16

    Ambasada e di kush organizatori dhe frymezusi i ketyre rrumpallave.
    Ai eshte krimineli vampir dhe monstra qe amerika e perkrahu nepermjet amasadoreve te saj….
    Ky terrorist komunist mysliman me emrin sali po zbaton kanunin e tij te hakmarrjes ndaj edi rames qe i hoqi karriken e pasuris familjare…
    Dhe karieristi terrorist nuk te fal dhe kerkon gjak shqiptari….

    Reply to this comment
    • TV May 13, 18:45

      Saliut i merr te keqen,aty e keni,shkoni prekeni po te doni
      s’ju a mba by…se jeni te dhi.. per vete

      Reply to this comment
  2. aktualiteti May 13, 17:45

    Ambasada e nje vendi pa Ambasador brenda tregon nivelin ZERO te interesit qe ka ai vend.

    Reply to this comment
  3. lejlek May 13, 17:45

    Nese perseri do te kete perdorim te bombave molotov si zjarrvenese te rrezikshme apo lendeve shperthyese te pa lejueshme , si SHBA nepermjet NATOs apo BE nepermjet perfaqesueseve te tyre ligjore duhet te nderhyjne fuqishem ndaj ideatoreve dhe nxitesve te trazirava te qellimshme antishqiptare e pro ruse.

    Reply to this comment
  4. Paqesori May 13, 17:58

    Kaq te veshtire e kishte pasur Amerika te qetesonte 1 grusht njerzish Shqiptare qe ju patem enderr, por ju dolet tmerr i vertet. Jeni ju qe i instaloni politikanet tane , ke te gjitha partite, dhe pastaj beni teater kukllash. Shpresojme te mos kete gjak derdhje , por ne se ka , atehere jeni ju qe keni perlyer duart me te….Vetem NY i ka 3 million taksi, por juve nuk donit ta stabilizonit kete vend te vogel dhe te vuajtur por e kunderta. Ju mbillni vetem shkaterrim, dhe ne po ju shohim per 1 kohe shume te gjate tani.

    Reply to this comment
  5. TURP PER USA + BE ..QE TOLEROJNE SALI & LUL KRIMINELIN May 13, 18:04

    eshte me shume se e turpeshme per ambasaden amerikane qe nuk ve gishtin te terroristet me kollare bash-berish-meta….

    .
    amerika dhe europa kane deshtuar ne menyre spektakulare per vendosjen e demokracise..
    .
    nuk e dime se ky deshtim ka qene i planifikuar qe te kete destabilizim ne ballkan..apo perendimi nuk e can trapin per shqiperine..
    .
    a mos valle miqte po vertetojne profetcine e arvizuse qe quajti yll ne ngjitje nje kriminel..biles perveshi menget duke i falur kanakarit te tij bashkine..
    .
    e trishtueshme…si thoshte para ca ditesh Ilir Yzeri….shqiptaret nuk kane me besim te asnje njeri apo shtet..
    .
    Lenia nga Amerika e Shqiperise pa ambasador kaq gjate dhe ne momente teper delikate tregon se Shqiperia do jete Siria e ardheshme..Na mbro zoti Tramp& merkel nga sali protopapa….ose

    Reply to this comment
  6. Alban Dega May 13, 23:26

    ZERI I WASHINGTONIT EVROPES DEMOKRATIKE DHE KUKAMAT E “RUSIA TODAY”

    – Amerika e dha mesazhin e saj !

    – Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eshte koha qe kamikazet e mercenaret e stershperdoruar te Sali Karaxhicit dhe Bandes se Gangstereve ta braktisin llogoren e shpartalluar!
    Mos te harrojne se askush prej atyre qe u del emri per dhune kunder nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike ne keto protesta te dores se zeze te Putinit, Beogradit e Athines nuk do ti lejohet te shkelin ne token e Amerikes edhe sikur tu dale dopjo llotaria e vizave ne SHBA !
    Aq me pak mund te fitojne shtetesine amerikane, ne baze te Kerkesave per Qendrim te Pehershem ose Per Shtetesi Amerikane. Ne kerkesat vendimtare eshte nje pyetje rrenuese per cilindo:
    – A je perfshire ne veprime per permbysjen me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike !?
    Zeri i Ambasades amerikane ne Tirane eshte zeri i Shtepise se Bardhe, te fatit te bardhe te Shqiperise dhe Kosoves eshte Zeri i vertete i Amerikes!
    Po te mis kishte shkelur vizen e kuqe te interesave strategjike te SHBA-se ne Shqiperi e rajón, Sali Berisha me familjen e tij, kurre Washingtoni dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do tua kishte vene vizen e kuqe ketij Lugati e mercenari te stershitur te Kremlinit, Beogradit e Athines… , sic ia hoqi vizen e kuqe edhe bosit te tij terrorist Sllobodan Milloshevic qe vdiq si nje qen i terbuar e i braktisur ne qelite e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage !
    Amerika demokratike e njeh Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevicin dhe cdo politikan shqiptar apo person qe u intereson, njeqint here me mire se ata vetveten!
    Sali Berisha, Lulush Karabush Bashici, Flamur Stanishic Noka, Edi Palokari, Fatmir Medihoxhe Gerdeci e krejt Banda e Gangstereve te SaLikekracise nuk duhet te harrojne se dosjet e vrasjeve, te krimeve te renda, korrupsionit masiv, plackitjes e mega- kusarise se tyre jane sa Mali i Korabit dhe mberrijne deri ne nivelin e Hages !
    Nuk ka qene kurre me afer dita qe ata te japin llogari para ligjit e drejtesise per te cilat SHBA- Shtetet e Bekueme te Amerikes kane investuar modelin e tyre te demokracise “ Ne Populli Me Popullin Per Popullin !” per cka ne shqiptaret si shtet e si komb u jemi borxhlinj edhe me jeten tone!
    Pse!?
    Sepse, jeta pa ligj e drejtesi, pa liri e demokraci sic e deshmojne krejt qarte, keto 28 vjet te demokratures shqiptare nuk eshte jete!
    Nuk ia vlen te jetohet !
    Haka do shkoje tek i Zoti, tek populli shqiptar !
    Edhe ne shqiptaret nuk qendrojme mbrapa: 95 per qind e jona jemi populli me proamerikan ne Bote “ edhe me proamerikan se vete amerikanet” sic pat deklaruar vete ambasadori Withers dhe Instituti Demokratik Amerikan!
    “ Tirana dhe Shqiperia eshte vendi me i sigurte se Washingtoni per Presidentin amerikan !” pat shkruar
    “ The New York Times” dhe CNN live nga Fushe Kruja gjate vizites se ish- Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Shqiperi.
    Kjo eshte e verteta e provuar e sprovuar e miqesise dhe aleances strategjike shqiptaro- amerikane jo sot por qysh kur Babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora pat deklaruar ne Torino me 24 nentor 1912, pra kater dite para shpalljes se Pavaresise se Shqiperise se “ po te behej nje Referendum ne Shqiperi, Rusvelti do te zgjidhej Kryetar i saj …” !
    Cdo koment eshte i tepert!
    Sot tymi e flaka, kapsollat shperthyese e Molotovet e Saladin Lul Mona Stanishic Nokes… ne dyert e Kuvendit dhe Qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike te Shqiperise, sot fjala e Lulush Karabush Berishes qe u transmetua live nga “ Rusia Today” e Vladimir Putinit, u treguan hapur e pa maska shqiptareve dhe nderkombetareve se Banda e Gangstereve te Putinit, Beogradit dhe Athines ne Tirane u vuri zjarrin e flaken aspirates madhore te shqiptareve :
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike!
    E duam Shqiperine si mbare Evropa !
    Zeri i Rusia Today sot u be hapur e drejtepersedrejti Zeri i SaLikekracise dhe Bandes se Gangstereve te tij politike, biologjike dhe mediatike!
    Amerika po sot si gjithnje e tha fjalen e dha mesazhin e vet te fuqishem demokratik dhe me shqiptar se vete ne shqiptaret kunder dhunes e terrorit antishqiptar e antidemokratik te Bandes se Gangstereve te Sali Berishes e Like Floririt

    Reply to this comment
  7. Mark U.K May 14, 09:03

    Pse nuk i shkruani emrat a pseodonimet qe keni pasur kur ishit fuksa.Ju nuk dini ndoshta emrin e babajt e kjo nuk ju fajson ju.Nuk ka ambasador qe thote te behen me dhune demostrat,po duhet shikuar shkaqet o ambasador e zyrtar te B.E keni ardhur me duar ne xhepa e ktheheni me valigje me Euro shih Vllahudin e kuptoni gjithçka.

    Reply to this comment
  8. enverdjali May 14, 09:07

    Po kjo Ambasada pa Ambasador beri qe Lulushit ti dridhen kembet dhe ata te fortet qe hidhnin bomba molotov te Kryeministria dhe te Parlamenti ku jane tani se spo i shohim eeeee……!!!!!????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim