SHBA mirëpret veprimin e Prokurorisë për të kërkuar arrestimin e Doshit dhe Frrokut

March 20, 2015 17:59

SHBA mirëpret veprimin e Prokurorisë për të kërkuar arrestimin e Doshit dhe Frrokut

Pas kërkesës së prokurorisë dërguar Kuvendit ku i kërkon autorizimin për arrestimin e  deputetit Tom Doshi dhe Mark Frroku, ka reaguar sërish Ambasada Amerikane në Tiranë.

Përmes një deklarate për mediat, Ambasada Amerikane mirëpret veprimin e Prokurorisë për të kërkuar miratimin e parlamentit për të arrestuar dy deputetë.

“Ambasada e SHBA mirëpret veprimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të kërkuar miratimin e parlamentit për të arrestuar dy deputetë. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të demonstruar se asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin. Ritheksojmë thirrjen tonë për Prokurorinë e Përgjithshme, Parlamentin dhe institucionet gjyqësore që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të siguruar proces ligjor të rregullt në përputhje me ligjin”, thuhet në deklaratë.

March 20, 2015 17:59
Komento

16 Komente

  1. Juxhin March 20, 18:08

    Ambasada amerikane ben mire qe te kerkoje zhveshjen nga pushteti te disa figurave madhore te cilat pengojne nje hetim te besueshm per ceshtjen.

    Jo me larg se sot ne Itali ministri i Transporteve dhe Infrastruktures Lupi dha doreheqjen per shak se emri i tij u perfol ne disa afera te te birit. Edhe pse i paimplikuar, dhe thjeshte i perfolur ish ministri vendosi te hetohej si njeri i lire e jo si njeri me pushtet.

    SHBA duhet te kerkoje doreheqjen e Metes.

    Reply to this comment
  2. Hëm... March 20, 18:28

    ore dekriminalizim per ceshtje madhore si vrasje, vjedhje buxheti, shitje deti etj etj dhe jo per shpifje!!!!! Te pakten Amerika po flet me hapur kesaj rradhe dhe kjo inkurajon drejtesine. Nga ana tjeter, nje vend i vogel si ne, me nepotizem dhe rrethe klienteliste e ka te veshtire drejtesine sepse gjithkush njeh gjthkush. Kusuret e shtetit te vogel se po te ishim bashke me Kosoven apo ndonje shtet i ndonje shteti federal (Gjermania apo USA) do ishte ndryshe se do vinte tjetri nga ana e anes do e mbante peshoren e drejtesise drejt dhe vete shteti ligjor do perparonte. Prandaj greko-serbet bene cmos qe Europa te na coptonte dhe sot vuajme pasojat e mosberjes sic duhet te shtetit ligjor.

    Reply to this comment
  3. "Horri i Bulevardit" March 20, 18:42

    Derisa SHBA, eshte ne unison te ketyre ngjarjeve te fundit, besoj se nje furtune e madhe e pret politiken filoserbe berishiane.
    Mosnderhyrja e PS dhe qeverise Rama, ne ngjarjet e denoncimeve te disa bashkiakeve socialiste, do te thote, se sali berisha do te kete rradhen dhe ju siguroj se mbas zgjedhjeve lokale, sali berisha, ose djali i tij, do te perfundojne ne burg.

    Reply to this comment
  4. drejtesi apo zhdrejtesi March 20, 18:54

    Ore nje pyetje kisha une perse ambasada e nderuar punon me dy standarte?? asnje individ mbi ligjin.. Po Berisha ku qendron ?? PERSE MBI LIGJIN !! Po qe e vertete hajde dhe ne koke te Saliut heren tjeter,,Ore shqiptare trushkulur a nuk e dini qe amerikanet na shohin si afrikane me sjedhjet tona mes nesh dhe ne Serbi con ambasadore te klasit te pare kurse ne shqiperi mezi gjen ca drejtora seksionesh te klasit te trete e te katert .Ne 25 vite asnje perfaqesues nuk ka qene i nivelit te larte se aq vlejme ne dhe ne cdo rast ambasada e tyre komandon qe nga presidenti,kryeministri,spiunat qe ka ne parlament e deri ne rruge me misionaret qe flasin per krishtin dhe skane lidhje me te..Ambasadorit rus ne serbi i tregojne vendin po te benin si tek ne,Politikane te qelbur te shqiperise kaq lire e shitet nenen shqiperi sa tallin bythen te gjithe me me deri edhe mjekerrqjapet e arabise ??

    Reply to this comment
  5. Celebron March 20, 19:00

    Shokëni,

    a shihni vallë nje lidhje midis zhvillimeve te fundit ne Ballkanin Perëndimor? Keto trazira ne perpjekje ne Tr, pergjime skandaloze dhe shtypje te shqiptareve ne Maqedoni, Gjykata ”Speciale” ne Ks, etj, etj qe priten te dalin akoma, a mos valle jane pjese e nje axhende me madhore midis interesave Ruse ne Ballkan qe i nderton strategjite e saj ne bote me konfliktet pezull, dhe Amerikes qe kerkon te mbaje zonat e influences?

    Nderhyrja e ambasades se SHBA ne aferat e Gjyqesorit eshte e paprecedente dhe alarmante pernje demokraci te zhvilluar, por mund te jete nje pikenisje interesante per levizje te dobishme ne tregun shqiptar.

    Priten luhatje dhe cudira. Te shpresojme me nje fijez drite diku ne fund te tunelit…

    Reply to this comment
  6. Arben March 20, 22:42

    NORMALE, JANE AGJENTE TE SERBISE DHE RUSISE.

    Reply to this comment
  7. Demir Janit March 20, 22:51

    Agim Hamiti
    14 orë ·

    MINJTË «KËRCËNOJNË» MACET !

    Për të qeshur e për të qarë!
    Qeveria dalëboje shqiptare i «flak dorashkën» BE me «ultimatum»:
    «Nëse nuk shpejtoni procedurat, do të shohim jashtë Evropës».
    Kjo tregon një papërgjegjshmëri e pafytyrësi të dyfishtë të «Rilindjes»:
    1 – «Ultimatumi» dërgohet vetëm pak ditë pasi politikanët (anti)shqiptarë rozë e blu e sabotuan (si gjithmonë) mundësinë e negociatave me përfaqësuesit e Brukselit, mbasi ata nuk duan kurrë që Shqipëria të hyjë në BE, se u ikën çifligu nga duart të dy palëve.
    2 – T’i kërkosh Brukselit që të shpejtojë procedurat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në një kohë që trafikohet drogë me aeroplanë e helikopterë, vriten bankierë e vidhet BSH pa i hyrë gjemb në këmbë askujt, kur megakrimi po i zë frymën parlamentit me deputetë mafiozë e vrastarë dhe «opozita» bën sikur organizon protesta, vetëm sa për t’i përkeqësuar më tej imazhin e shëmtuar politik Shqipërisë së tradhtuar, do të thotë të tallesh me vetveten, sepse me BE nuk mund të tallen dot kurrë fundërrinat enveriste të kontinentit plak.
    Fjala e qeverisë së hallakatur shqiptare ka aq peshë në kancelaritë e BE, sa mund të ketë në bashkinë e qytetit fjala e një familjeje që i merr bukën dhe ushqimet me listë prej kohësh. Por synimi i batakçinjve politikë të Tiranës kuptohet qartazi që është djallëzor edhe nga këto fjalë të thëna në mbledhje: «Mund të përmendet rasti i Turqisë, e cila ka më shumë se 30 vjet që ka marrë statusin e vendit kandidat dhe rekomandimin për çelje negociatash për anëtarësim, por ky proces nuk filloi kurrë». Pra, deshifrimi i saktë i «ultimatumit» është ky:
    «Bëni sikur do të nisni procedurat me ne, me qëllim që të na ofroni mundësinë për t’i hedhur hi syve popullit, pa sa për anëtarësimin në BE as që na ha meraku fare. Përndryshe, do t’i hedhim sytë gjetkë».
    Po ku «mund t’i hedhin sytë» jashtë Evropës enveristët e Tiranës? Natyrisht, ata e kanë një farë ideje për këtë çështje, gjersa e shtrojnë si alternativë politike.
    Në letrën që Rama i dërgoi kryeministrit të sapozgjedhur grek, Tsipras (pasi ky i dha urdhër Tiranës ta harronte përgjithmonë çështjen çame dhe të dorëzonte zyrtarisht detin «e falur») kryeministri shqiptar i premtonte homologut grek «një fillim të ri në marrdhëniet midis dy vendeve miq». Cili mund të jetë ky «fillim i ri», duke mbajtur parasysh koniukturat politike aktuale në Ballkan? Vetë Tsipras nuk e ka fshehur se aleati i tij shpirtëror është Kremlini (si për shumicën dërrmuese të grekve), ndërsa marrëdhëniet me BE ai i mban vetëm për interes (nëse ky interes do vazhdojë të ekzistojë). Edhe vizitën e parë si kryeministër i sapozgjedhur ai e bëri në ambasadën ruse në Athinë. Ndërkohë urimi i Putinit ishte domethënës për «erën e re» të marrëdhënieve ruso-greke. Të frymëzuar e të mbështetur në prapaskenë nga Moska, Tsipras dhe ministri i tij i Financave po manifestojnë një arrogancë marksiste ndaj «kapitalistëve spekulatorë të Brukselit». Përplasjet mes të dy palëve do të vazhdojnë, po të mbahet parasysh fakti që qeveria Tsipras miratoi së fundi në parlament një ligj për familjet më të vobekta ekonomikisht, i cili parashikon furnizimin e tyre me energji falas, shërbime mjekësore në disa sëmundje falas, transport publik falas dhe ndihma ushqimore, në një kohë që treshja negociatore i kërkon me këmbëngulje kursime të mëtejshme.
    Ka shumë të ngjarë që qeveria Rama të jetë ndikuar prej qëndrimit marsksist të Tsipras nëpërmjet komunikimit me të privatisht (fillimi i ri), si edhe nga kontaktet me diplomatët rusë në Tiranë, mjaft aktivë kohët e fundit. Në këtë rast nënteksti i «ultimatumit» adresuar BE është i qartë:
    «Ose do të rregullohemi bashkë sipas kërkesave tona modeste, ose do të flirtojmë me Putinin. Ju e dini tashmë që ne nuk mendojmë për shtetin, por vetëm për pushtetin».

    http://www.noa.al/…/qeveria-paralajmeron-be-nes…/479369.html
    Qeveria paralajmëron BE: Nëse nuk shpejtoni, do shohim jashtë Europës – NOA
    Qeveria shqiptare, për herë të parë ka “kërcënuar” Bashikimin Europian se nëse nuk ecën shpejt me procesin e anëtarësimit të vendit,
    noa.al

    Reply to this comment
  8. Ajaxs March 21, 00:39

    Jam pro Amerikane , por Ambasada Amerikane te beje punen si Ambasade dhe te mos fusi hundet ne çeshtje te prokurorise.

    Reply to this comment
  9. mergimtari March 21, 01:30

    pse vetem se dezinformon sherbimi sekret berisha duhet te largohet Meta nuk e kuptoj

    Reply to this comment
  10. skifteri March 21, 05:09

    *****mbeshtetja e ambasades se SH.B.A-se per qeshtjen DOSHI eshte nje qendrim shume I rendesishem dhe me shume vlera demokratike e ligjore ne kete situate tallava.******
    *****respekte per ambasaden e SH.B.A ne SHqiper.*****

    Reply to this comment
  11. Bilua March 21, 08:08

    I nderuar Juxhin ne vendin fqinje Min.i Transp.pas akuzave kerkoi doreheqjen per ti hapur rruge drejtesise per Auzat e ngritura ne emer te Tij!A pe ndonje lajm a njoftim ne median e shkruar se:Ambasada Amerikane mirepret vendimin e Prekurorise per arrestimin e dy deputeteve veriore njeri me Audi 8 de tjetri me BMW ,ku para 20 vjetesh njeri kishte gomar ne shtepi e tjetri veçse nje lope!Ky lloj lajmi na iriton e na le te nenkuptojme se jane Ata pa jemi Ne,ashtu ndodh ne çdo koloni ku kapot qe u sherbejne si BERISHET e METET lihen te lire ndersa ata qe imitojne klanin Berishjan perfundojne pas hekurave!

    Reply to this comment
  12. antienveri March 21, 09:40

    BUDALLI TOM DOSHI DHE RUFJANI MARK FRROKU TRILLUAN DHE SAJUAN NJE HISTORI VRASTARE ME ILIR METEN, POR LIKE FLORIRI NUK HUMBI KOHE ME TRILLIME DHE SAJIME BUDALLESH DHE RUFJANESH, POR NDERTOI “MBRETERINE” E TIJ TE RRYSHFETIT DHE KORRUPSIONIT NE VENDIN TONE TE MALLKUAR NGA ZOTI QE NGA KOHA E QEPES E ENVER HOXHES.

    Prandaj edhe SHBA si shembell i Demokracise Perendimore ne Bote, perpara se te pershendese shqyptaret per arrestimin e politikaneve BUDALLENJ dhe RUFJANE me trillime dhe sajime vrastaresh, le te inkurajoje politiken tone kombetare per demaskimin e MBRETIT te pandeshkuar te rryshfetit dhe korrupsionit, i njohur nga mileti si LIKE FLORIRI, por edhe te mos harroje t’i kerkoje falje familjeve te viktimave te Gerdecit qe financuan firmen private “Saliu&Son” me 300 milione USD per te vjedhur armatimin e Ushtrise shqyptare si magjype hindie me pasoja tragjike qe do te kujtohet ne histori si:

    “BUMJA VRASTARE E GERDECIT”

    Reply to this comment
  13. Berati March 21, 10:54

    Loja mbaroj Xha BRAHO FiiTOJ.

    Loja mbaroj Likja Fitoj.

    Skrapari e mundi Shkodren dhe gjithe Shqiperine.

    Te mos kruhet njeri me Skraparin se ju mbysim .

    RRofte Likja qe na i ka dhene te gjitha pushtetet ne Shqiperi.

    Mos u lodhni kot, ne do ju shtypim edhe dy breza te tjere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*