Ambasada amerikane nxjerr njoftimin për vizat turistike

June 13, 2019 12:16

Ambasada amerikane nxjerr njoftimin për vizat turistike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë së fundmi një njoftim për  ata persona që duan vizë turistike.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada bën me dije se nëse viza amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë mund të bëhet rinovimi me postë.

Njoftimi i plotë

“Vera është gjithmonë një kohë e ngarkuar me udhëtime, prandaj dhe ju duhet të prisni më gjatë për një takim për vizë. Nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin tonë të rinovimit të vizës me postë.

Ky program është i hapur për njerëzit me viza ende të vlefshme ose të skaduara së fundmi, të cilët nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale.

Nëse i përmbushni kriteret, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë! Përdorni programin tonë të rinovimit të vizës me postë! Pyet Annën.”

j.l./ dita

June 13, 2019 12:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim