Ambasada Amerikane shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të drejtorit të DITA-s

August 28, 2014 17:35

Ambasada Amerikane shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të drejtorit të DITA-s

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një mesazh ngushëllimi redaksisë së DITA-s për ndarjen nga jeta të drejtorit të gazetës Ardian Osoja.

Në një letër të ambasadorit Alexander A. Arvizu drejtuar kryeredaktorit të gazetës Adrian Thano, shkruhet ndër të tjera:

“I dashur z.Thano. Ne në Ambasadën Amerikane u trishtuam nga lajmi i ikjes së parakohshme të bashkëthemeluesit të DITA-s dhe drejtorit Ardian Osoja. Edhe pse nuk e njihja z.Osoja personalisht, unë kuptova nga bashkëpunëtorët e mi në Ambasadë që ai ishte vërtetë një profesionist i dedikuar në biznesin e medias së shkruar dhe gjerësisht i respektuar si nga kolegët, ashtu edhe nga konkurentët. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve në DITA”.

August 28, 2014 17:35
Komento

4 Komente

  1. E. August 29, 00:40

    Flm z.Ambasador

    Reply to this comment
  2. shqip August 29, 10:11

    Sa keq qe shume politikane shqiptar nuk shprehen as nje ngushellim njerezor ,per ndarjen nga nga jeta ,te gazetarit ARDIAN OSOJA,
    ,per kete njeri me vlera njerezore dhe intelektuale
    ,ne pasqyrimin gazetaresk me vertetesi te realitetit shqiptar
    ,i cili si drejtues i gazetes Dita punoji se bashku me stafin,me guxim,konpetence te paaneshme ndaj analizes se cdo fenomeni shqiptar duke e bere mjaft te vertete gazeten DITA.
    Dhe kur kete xhest human e ben nje diplomat ,z.ARVIZU, qe ndjek nga afer situatat ne Shqiperi,dhe tregon edhe vlerat me njerezore edhe per nje gazetar te thjeshte,
    kjo tregon se akoma ka politikane qe nuk reagojne me lajmin e vertesise,qe sjell gazeta DITA,e cila nen drejtimin e kryredaktorit THANO,punon ,demaskon cdo abuzim me ligjin,dhe inkurajon sukseset ne kete kohe te ndryshimeve me anen e reformave,per te miren e gjithe shqiptareve, per nje demokraci ligjore.

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi August 29, 12:03

    Në të vërtetë ngushëllimi nën mantel fsheh dakordësinë e ambasadës amerikane me politikat gazetareske të “Dita-s”? Gjuha diplomatike ka shumë dimensione…!? Duhet të dish ta kuptosh? N.q.s do të kishte ngordhur p.sh fahri slabinja (balliu) zor se do të ishte dërguar një mesazh i tillë? Ose thjesht mund te ngushellohej për kortezi familja por kurrë nuk do ta kishte marrë ngushëllimin një kryeredaktor si në rastin e Thanos? Nderime Thano! Ju kam thënë dhe nuk heq dorë edhe sikur Rrapo Hekalin( xhotë hekalin) të më dërgosh se jini “gazetar i fortë dhe çun i bukur…”!? Ngushëllimet për të ndjerin i kam bërë ditën që ndodhi por sidoqoftë i përcjell familjes përseri vetëm një fjalë,- Kurajo!

    Reply to this comment
  4. Tartufi August 29, 12:49

    Thano,qyfire nga te Pellumb Zaimit { cun i bukur } o cuni i bukur po te kishe fatin te roje
    ne 14 rruget e nju jorkut,do te me shpetoje nga varferija mua te ziun patriotin tend,qe
    shtihem per nje cope buke si i ziu i jetes,nga ndihma qe ti do te me jipje.Qe te jesh i bukur
    ne 14 rruget i ben parat me stoqe,nga ata qe shikojne per te rumbullakten.
    Thano pershendetje mos i mer seriozisht keto.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*