Ambasada britanike: Protestat të jenë paqësore, palët të dialogojnë

May 13, 2019 17:34

Ambasada britanike: Protestat të jenë paqësore, palët të dialogojnë

Ambasada britanike ka dalë me një deklaratë para protestës së opozitës, e pesta kombëtare që do të zhvillohet sot.

Në një mesazh në “Facebook”, ambasada britanike shkruan se protestat duhet të jenë paqësore duke dënuar dhunën në protestën e 11 majit. Ambasada iu kërkon liderëve të opozitës të shprehen kundër dhunës dhe të organizojnë protesta paqësore.

E drejta për të protestuar është përbërës themelor i një demokracie të shëndetshme. Por protestat duhet të jenë paqësore. Ne dënojmë dhunën që u zhvillua gjatë protestës së 11 majit nga e cila u plagosën si policë dhe protestues dhe shkaktoi dëme në pronë.

Ne u kërkojmë liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë të jenë paqësore dhe të mbahen në përputhje me ligjin.

Ne gjithashtu kërkojmë që policia të tregojë përmbajtje dhe të respektojë sundimin e ligjit që ata mbështesin. Ne dënojmë me gjithë zemër intimidimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në rezidencën e tij zyrtare. Nuk ka vend për veprime të tillë në një demokraci moderne.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog, e cila është mënyra e vetme në të cilën ngërçi tanishëm mund të zgjidhet. Dhuna dhe retorika nuk janë përgjigje”, deklaron ambasada britanike.

 

v.l/ Dita

May 13, 2019 17:34
Komento

2 Komente

  1. shaqo shatri May 13, 17:49

    Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog….tallet ambasada angleze.
    .
    Si mund te beje dialog Xhirafa Edi Rama me Ulkonjat berish-bash-meta ?.
    .
    Thirrjet qe leshojne bash berishet me monen e lilit jane me shume se naziskine.

    pse o angleze “shenjtore” e mbrojtet Ilir kumbaron e berishes edhe pse kishit arren dhe gurin ne dore..
    .
    Nje te mire madhore te Enveri kam pare qe per anglezet kishte neveri….dhe ja ku po e vertetoni kur barazoni Viktimen me Vrasesin
    ..
    zoterinj angleze ..jeni bashkpuntore me berishkriminelin & banden e tij me keto blegerima ambasadoriale

    Reply to this comment
  2. Vellezrit Zena May 13, 17:53

    Po atje ne Angli i sjellin parate e vjedhura , blejne prona e biznese dhe shkollojne femijet e tyre politikanet tane. Ata qe ju i perzgjidhni me aq mundim, pikerisht qe te na vjedhin dhe te na roberojne. Po na thoni 1 vend te Botes ku ju kolonizator Anglez shkelet dhe nuk e shkretuat ? Ju, politkkanet tuaj ndajne gjene e vjedhur dhe trafikun e narkotikeve qe helmon Evropen dhe Boten mbare. Ju i ndizni flaket dhe ua hidhni fajet mjeraneve te vuajtur dhe te shfrytezuar. Ju pergjoni dhe dini gjithcka , biles edhe si do te ndodhin ne te ardhmen,…., por keni interesat e juaja, o vampire. ptu kriminela

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim