Ambasada e SHBA-së reagon për përgjimin e “flirtit” Mehmeti-Xhaferi

March 30, 2016 11:39

Ambasada e SHBA-së reagon për përgjimin e “flirtit” Mehmeti-Xhaferi

Ambasada e SHBA-së në Shkup ka reaguar fuqishëm ndaj audio incizimeve të fundit të cilët u publikuan në rrjetet e ndryshme sociale dhe kishte të bënte me disa funksionarë dhe figura publike shqiptare.

Ambasada e SHBA-së e informon opinionin public se ligji për privatësin e qytetarëve dhe kallzimtarëve është decid, pasi Komisioni i Venecias tregon qartë se cilët audio regjistrimet mund të publikohen në opinion. Ambasada rekomandon që të lexohet raporti i Komisionit të Venecias i cili saktëson qartë për audioregjistrimet

Ndërkohë Ambasada informon se pëlqim kanë dhënë 4 partitë më të mëdha në Maqedoni, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, të cilët janë dakorduar me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Më poshtë e keni postimin tekstual të Ambasadës të postuar në rrjetin social Twiter.

“Lexo mendimet e Komisionit të Venedikut lidhur me ligjin kallëzimtarëve dhe privatësisë. Katër partitë janë pajtuar që ti përfshijnë rekomandimet e tyre”, shkruan Ambasada Amerikane në Shkup.

 

 

March 30, 2016 11:39