Ambasada e SHBA: Shpresë për popullin, politika është e përkushtuar për reformën

May 9, 2016 12:55

Ambasada e SHBA: Shpresë për popullin, politika është e përkushtuar për reformën

Votimi në parim i reformës në drejtësi është përshëndetur dhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara.

Ambasada e përkthen votimin si një shpresë për popullin shqiptar se politika është e përkushtuar në miratimin e reformës.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi për të pranuar në parim draftin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese, të përgatitur sipas rekomandimeve të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Mbështetja unanime për këtë vendim duhet t’i japë popullit shqiptar shpresën se tani udhëheqësit politikë janë të përkushtuar ndaj miratimit të kësaj reforme. Mbështetja unanime është e pazakontë në Shqipëri dhe ne e përgëzojmë Komisionin e Posaçëm për këtë hap të rëndësishëm përpara në reformën në drejtësi”, thuhet në deklaratën e ambasadasës së SHBA-së.

Më herët sot paradite Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, një nga insistuesit kryesorë të Refomës së Drejtësi, i ka bërë thirrje partive politike, që ta votojnë atë në mënyrë unanime.

Një një aktivitet të organizuar nga Avokati i Popullit për të drejtat e njeriut, Ambasadori Amerikan tha se populli shqiptar e kërkon këtë Reformë me patjetër, duke shtuar se Washingtoni po e ndjek këtë proces nga afër.

Më herët në një tjetër aktivitet në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama shprehu dëshirën që Reforma në Drejtësi të votohet në parim që sot.

Lu nuk komenton Nenin 25 dhe përjashtimet në të.

Edhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha nga Shkodra se është krijuar momentin që KE në fund të vitit të japë rekomandimin.

“Jam e lumtur që sot u votua në parim drafti për reformën në drejtësi. Votimi është një lëvizje e mirë, por gjërat ende nuk kanë përfundar. vendi ka shumë punë, por kjo do të jetë pika e kthesës. Është krijuar momenti që KE në fund të vitit të japë rekomandimin.”

May 9, 2016 12:55
Komento

8 Komente

  1. TROJA May 9, 13:56

    Me kete gjuhe foli dhe premtoi dhe Bejkeri kur erdhi ne Tirane per ndryshimin e sistemit.Ky ishte misioni i kapitalizmit,te permbyste komunizmin,pastaj ….kujt i plas per 3 milion shqiptare.A mundet sora ti nxjere syte sores?

    Reply to this comment
    • Ambasada amerikane po shenjteron enver hoxhen.. May 9, 19:37

      kur erdhen ekspertizat profesionale te FBI ne 20 JANAR 2012…..fix ne 1 vjetorin e masakres te treshes

      te gjithe thame malsore dhe ambasadore..

      ERDHEN PRANGAT E BERISHES..HEEEEEEJ

      kaloi nje vit dhe ai fshiu bythen me FBI…

      Kurse ky Lu-Lu-shi eshte bere komplet kellef nje perdorimsh per berishen..

      Nuk eshte tallur ky popull kurre ne historine e tij si me keto xhambasdore…

      i vetmi ngushellim…enver hoxha….paska qene profet

      Reply to this comment
  2. rilindja May 9, 14:41

    Z.LU e shpetuat perfundimisht edhe Berishen edhe Meten,kjo eshte fitorja? Ky eshte suksesi i nderhyrjeve tuaja?

    Reply to this comment
  3. shqipe May 9, 15:13

    Po shkoni more pirdhuni, se Ju doli boja edhe Ju

    Reply to this comment
  4. shqipe May 9, 15:14

    Po shkoni more pirdhuni, se Ju doli boja edhe Ju .
    Po e humbni simpatine e shqiptareve

    Reply to this comment
  5. shpatar May 9, 17:42

    Sigurishte qe eshte nje fitore e madhe si ajo e Piros se Epirit .Nuk ka shpetuar Shqiperia e as populli i tij me keto ndryshime ku nuk ndeshkohen politikanet ,Ministrat ,K/Ministrat ,Presidenti e ishat hajdute e kriminela .
    Ju zoti Lu dhe perfaqsuesja e BE jeni munduar te beni me te miren per ne .Une ju kuptoje, se aspirati i shqiptarve per tu bashkuar me Evropen, paska shume kercunje qe duhen zbrazur ne kurrizin e popullit shqiptare .Nese kjo eshte filozofija e sistemit demokratike mire do te ishte te na thuhej :E doni Evropen dhe Ameriken beni keto qe themi ne .Me shume kenaqsi do pranonim te ktheheshim Protektoriat i juaj .Do te ishte populli qe do te vendoste per rrugen e tij.Jo te mbetemi akoma tek disa politikane qe duan te na shqyejne .
    Eshte dicka akoma pa e shpjeguar .Pse te na vihet ky kushte .Barazohet nje popull me koken e nje tradhetari.Kete nuk arrijme ta kuptojme brenda konceptit demokratike .Une shprehem shpesh .Le te marrim shembull nga patriotizmi i popullit amerikan .Pa kthejeni shegjeten ndryshe .A do ta pranonin amerikanet e evropjanet nje nen te tille edhe ne se u viheshin kushte????!!!!.Fal hapjes ne shqiptaret kemi mesuar shume nga eksperiencat e popullit tuaj .
    Ju jeni munduar dhe mundoheni ,u duke dhe nga takimet qe beje me kriminelin Sali ,te arrije konsensus qe ka shume rendesi ne politike .Por per ne shqiptaret ,qe e kemi si zakon te ndeshkojme ate qe ndeshkojne ,konsensusi nuk vendoset aq sa, hakmarrja qe egziston edhe sot e kesaj dite ne zonat nga na vjen dhe Kapedan Saliu, nuk po ndalet .
    Keshtu ju atij i kini dhene nje arme te fuqishme qe kurre nuk ka per te hequr dore nga poshtersite ne kurriz te popullit shqiptare .Maloku nuk fal kur dikush e fal. Po te ndjekesh ecurine e 25 viteve nga Saliu kupton me mire karakterin e tij kriminal .E fali Nanua dhe Ramizi ne 92 ai fill mbasi mori pushtetin e perveloje Shqiperine deri sa ne 97 i ndaluat doren gjakatare .E falen me 97 ai me paturpsine njerzore sajoje arkivolin e Hajdarit si top per te rrezuar Nanon ne 98 .E falem perseri dhe i dham pushtetin nje krimineli ne 2005.Cberi !!!!! Vrau perseri vampiri se nuk i mjaftuan ato te mbas 97 es.E vazhdojme me Gerdecin ,21 Janarin ,vjedhjet e fondeve te thesarit ,shitjen e Detit ,poshtersit me tendera favorizuese ne kurriz te interesave kombetare, dhe ju mendoni se me kete falje mbyllet kapitulli i nje krimineli ordiner .Jo z. Lu.Themi ne nga Laberia: Zullumet e Saliut nuk ka det e oqean ti laje .Ju bini dakorte, per hire te hyrjes ne Evrope, te falim nje kriminel me kulishet e tije qe ropen kete popull .
    Sinqerishte po te them mos e beni .Do fitoni nje kal te ngordhur por do te humbni nje popull te tere .

    Reply to this comment
  6. Lili May 9, 22:19

    Politikes amerikane iu deshte nje pseudo réforme,sapo me thane se vepraum-ashtu sic kane vepruar nme ne tash e 25 vjete! Kurse ne fakt ketu kemi nje amnesti te te gjithe krimeve ekonomike te kurriz te popullit shqiptar qe Jane kryper gjate ketyre 25 vjet me bekimin e amerikes!
    Nje tallje e vertet me popullit shqiptar,qe meriton révolte popullore edhe idherimin tone kunder amerikes!
    Zullumin ne Shqiperi nuk e beri sali berisha po amerika qe na instaloj edhe vazhdon te na mbroje sali Berishen!
    Ketu kuptoje pse kokolari e kishte aq me vend protesten kunder emerimit te ambasador lu!

    Reply to this comment
  7. maloku May 10, 05:31

    Fjale, imzot, fjale !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin