Ambasada greke në Tiranë mohon zëdhënësin e qeverisë: Nuk hapen kufijtë me Shqipërinë pas datës 1 korrik

June 29, 2020 19:05

Ambasada greke në Tiranë mohon zëdhënësin e qeverisë: Nuk hapen kufijtë me Shqipërinë pas datës 1 korrik

Ambasada greke ka njoftuar sot zyrtarisht në lidhje me lëvizjen e shtetasve të Shqipërisë drejt tokës së vendit fqinj.

Sipas selisë diplomatike, Greqia do të respektojë udhëzimet e Bashkimit Evropian. Ajo shprehet se nuk do të lejohet hyrja e personave nga Shqipëria përmes detit apo tokës.

Ambasada shprehet se ky regjim do të vazhdojë edhe pas 1 korrikut. Ndërkohë shteti grek po mendon mundësinë për të lejuar hyrjet veç përmes aeroportit të Athinës

Njoftimi i plotë:

Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë (ΦΕΚ Β’ 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës.

Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi permes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.

Përjashtohen:

a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi,

b) kalimi i kamionëve për transport mallrash,

c) transporti i mallrave me anije,

d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.

Ky regjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik.

Ambasada e Greqisë në Tiranë do të lajmërojë menjëherë me njoftim të saj, për çdo ndryshim që mund të rezultojë.

l.h/ dita

June 29, 2020 19:05
Komento

3 Komente

  1. Niku June 29, 19:31

    Pse po i jepni kaq rëndësi ju të Ditës në se hapen kufijtë me Greqinë apo jo?! E gjithë bota është në karantinë. Na plasi bytha që Greqia nuk po hap kufijtë. Edhe ju mos i hap i hapni kufijtë për grekërit dhe rini rahat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim