Ambasada Greke në Tiranë: Obama do të mbështesë qeverinë e Tsipras

January 31, 2015 17:00

Ambasada Greke në Tiranë: Obama do të mbështesë qeverinë e Tsipras

Ambasade Greke në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë për mediat, ku jep të dhëna mbi telefonatën që Barak Obama i bëri kryeministrit Alexis Tsipras. Sipas deklaratës, SHBA do të mbështesë qeverinë grekë për t’u larguar nga politika e shtrëngesës. Më poshtë deklarata e plotë:
“Shtetet e Bashkuara do të jenë mbështetës në përpjekjen e qeverisë greke për t’u larguar nga politika e shtrëngesës, e garantoi kryeministrin Aleksis Tsipras presidenti amerikan, Barack Obama, që i telefonoi kryeministrit grek për ta uruar për fitoren. Sipas burimeve qeveritare, Obama i tha Tsipras se kjo mbështetje do të shprehet edhe në praktike, nëpërmjet bashkëpunimit të ministrive të financave të të dy vendeve.
Presidenti amerikan vuri në dukje se edhe Europa duhet ta braktisë politikën e shtrengesës, gjë që e bënë SHBA-të, dhe të adoptojnë një axhendë të fuqishme zhvillimi.
Obama i rekomandoi zotit Tsipras të shlodhet pas fushatës së zgjedhjeve, pse do t’i nevojiten forca për në vazhdim. Kjo është e vështirë për shkak të rrethanave, iu përgjigj kryeministri grek.
Në një njoftim për shtyp lidhur me komunikimin e dy liderëve, Shtëpia e Bardhë thekson se “presidenti (Obama) theksoi se Shtetet e Bashkuara, si miq të vjetër dhe aleatë presin të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë e re greke për të ndihmuar Greqinë që të rikthehet në rrugën e prosperitetit afatgjatë. Të dy liderët shqyrtuan gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë midis Greqisë dhe SHBA lidhur me çështje të sigurisë europiane dhe antiterrorizmit”-, thuhet ne deklaraten e Ambasades Greke ne Tirane.
January 31, 2015 17:00
Komento

5 Komente

  1. Lëmi Llukës January 31, 17:45

    Gurë , gurë , bëhet kalaja !
    Nëse gurët ikin një nga një , s’është më kala .Obama është burrë i zgjuar , di si ta ruajë kalanë !

    Reply to this comment
  2. plaku January 31, 19:51

    Mendoj, se ka nje te vertete ne kete informacjon, sepse per daljen nga krizat bota ekonomike njef deri tani dy shkolla :

    – Shkollen anglo-saksone, qe bazohet ne teorine e Keyenesit, qe ne kohe krize duhet rritur kerkesa, pra qe njerezit te kene me shume leke ne xhep dhe te konsumojne. Kjo gje behet nese shteti nderhyn ne treg dhe ben investime te medha publike qofte edhe duke rritur borxhin publik, pra duke krijuar vende te reja pune dhe te bejne qe njerezit te kene leke ne xhep, pra te rritet kerkesa dhe konsumi.
    Kete gje beri ne kohen e depresionit te madh ne Amerike te viteve 1929- 1935 presidenti Ruzvelt, i cili menjehere pas zgjedhjes se tij vuri ne jete planin “New Deal” ,qe nxori Ameriken nga kriza . Po te njejten gje beri edhe Obama duke filluar nga viti 2009. Ai nxorri perseri Amerikan nga kriza ku ne krahasim me vitin 2009 papunesia u zvogelua me 50% dhe prodhimi bruto industrial u rrit me 5%.E kunderta po ndodh fatkeqesisht ne vendet e Europes jugore si France, Itali, Spanje, Portugali, Greqi, Qipro etj.

    Shkolla gjermane : Sic ka shkruar edhe sot ne gezeten Tema edhe ish ministri i jashtem i Gjermanise i gjelberi Joshka Fisher, Gjermania ka vuajtur shume nga superinflacjoni i viteve 1929-1933 ku per te blere nje cope buke duhej nje makina me monedha gjermane. Ne saje te kesaj frike, shkolla gjermane ka zgjedhur rrugen e shtrengimit te rrypit, qe po tregon se eshte nje rruge e gabuar. Gje qe po provohet ne Greqi si dhe ne vendet e Europes Jugore.
    Sic thote sot edhe Joshka Fisher dhe kanzelaret e vjeter gjermane si Schmidt, Kohl dhe Schroder Merkeli duhet te jete me solidare dhe te ndihmoje vendet e Europes Jugore qe jane ne veshtiresi. Merkeli nuk e ben kete gje sepse shumica e popullit gjerman nuk eshte qe te ndihmohen vendet ne krize te Eurozones, dhe kjo do te thote vota per Merkelin.

    Per mua mendoj se fitorja e Syrizes eshte nje fitore e demokracise ne Greqi dhe ndoshta si sinjal edhe per Spanjen qe ka zgjedhjet ne vere dhe ku levizja Podemos eshte ne krye te parashikimeve. Ndoshta kjo do te ndimoje edhe Italine, Portugaline dhe Francen, qe ne se Syrisa do te kete sukses te bejen edhe ata ate qe po ben Syrziza.

    Jam i bindur se, ne se Amerika futet ne kete loje zonja Merkel, e cila don vetem votat e popullit gjerman pra kolltukun do te filloje te kete probleme, sepse do te ndyshoje komplet raporti i forcave ne bote. Amerika ka qene, eshte dhe do te jete Amerika. Futja e Amerikes ne loje ne luften e pare dhe te dyte boterore solli ate qe solli lavdi zotit. Une ndjek shume tv gjerman dhe me thene te verteten me shqeteson shume arroganca dhe mesimdhenja e ekonomisteve gjermane, te cilet mendojne vetem per vehte dhe jo per popujt e Europes, qe po vuajne si ne Greqi, Itali, Spanje etj. nga politika budallaqe dhe jo visionere e Merkelit.
    Let’s pray and hope. Le te shpresojme dhe te lutemi.

    Reply to this comment
  3. gorezi January 31, 23:34

    Greqia eshte shume me e rendesishme per perendimin se borxhet qe ka.Anglo amerikanet ne1945 preferuan te hyjne ne lufte me gjithe lindjen komuniste per te ruajtur interesat gjeostrategjike ne Greqi ,jo tani qe e kane te lehte kundershtarin ,vec pare.

    Reply to this comment
    • plaku February 1, 13:28

      gorezi,
      Ne konferencen e Jaltes qe u mbajt 4-11 shkurt 1945 u ra dakord ne menyre te fshehte midis Churxhillit dhe Stalinit qe Greqia te futet ne Zonen perendimore te influences dhe Bulgaria dhe Rumania ne ate Ruse, prandaj nuk kishte se pse te hynin ne lufte perendimoret dhe lindja komuniste sic thua ti.

      Pershendetje

      Reply to this comment
  4. Stela February 1, 11:02

    Nuk eshte e vertete kjo deklarate qe u shpernda edhe ne mediat greke, ne kete konteks qe thuhet qe Obama ka mbeshtetur Greqine ne mbarimin e politikave shtrenguese,sepse doli vete perfaqsuesi i shtepise se bardhe dhe e pergenjeshtroi duke theksuar qe Sh BA do jene perkrah Greqise ne mbeshtetje te saj por nuk ka mbajtur qendrim per menuren e daljes nga kriza( deklarate e dyte e shtepise se bardhe) . ShBA nuk do dilte kunder gjermanise kurre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*