Ambasada jonë në Romë e dalë boje

August 12, 2017 14:45

Ambasada jonë në Romë e dalë boje

I nderuar z. Thano!

Këtë video ma dërgoi një miku im të cilit i qëlloi të ishte në Ambasadën tonë në Romë për shërbime personale. Në këtë ambasadë, shqiptarët mbajnë radhë për të marrë shërbimet, paçka se thuhet që ato kryhen online, por që në fund të fundit, procedura është stisur në mënyrën më të koklavitur duke të detyruar të shkosh në Ambasadë nga çdo skaj i Italisë. Por ky është problem tjetër, që lidhet me ndërgjegjen apo përgjegjësinë që ndjen ai personel atje i cili ndonëse fut në xhep rreth 700€ rrogë neto në muaj, pa paguar drita, qira, energji elektrike, etj, që i paguan shteti zymert shqiptar, dhe kjo është goxha rrogë!

Kjo video është turpi i të qënit përfaqësues i shtetit shqiptar, kur sheh se mjedisi i Ambasadës, duke filluar nga trotuari para saj, e në vazhdim brenda, është i qelbur e i papastruar, gjë që tregon se atje punojnë njerëz pa nivelin minimal të kulturës civile të pastërtisë, të cilëve jo vetëm që nuk ju bën përshtypje ai pisllëk, por duket se e ndjejnë veten mirë duke filluar nga ambasadori.

Një zot e di se nga i kanë sjellë këta! Të mbash pastër mjedisin e punës ku punon, nuk ka nevojë për fonde buxheti, por vullnet, kulturë dhe një fshesë të mirë, që kjo e fundit nuk ngjason me fshesën me xunktha që fshihet Tirana. Mbase mund të kenë bërë kërkesë Ministrisë së Jashtme t’u dërgojnë me shërbim një fshesaxhie nga Tirana, siç dhe dërgohet nga Shqipëria njeriu që pret degët e pemëve!

I vetmi fond që do të duhej në këtë rast, do te ishte që të blihej një flamur i ri, sepse ai që valëvitet, është i ronitur e i dalë boje…ashtu si dhe është e dalë boje Ambasada jonë në Romë së bashku me ata që ka brenda.

 

August 12, 2017 14:45
Komento

7 Komente

  1. A August 12, 18:16

    Ne lidhje me Ambasaden Shqiptare ne Itali, me adrese Via Asmara no.5, 00199 – Rome dhe me ambasadore ANILA BITRI, pse çfare kujtoni se do te jete me mire dhe paster se ne Shqiperi. Ku plehrat dhe pislliku, mos organizimi ne te gjitha drejtimet e jetes shqiptare, mbrenda dhe jashte vendit, ku zgjatet dora e politikes dhe qeverise mafioze shqiptare jane moto zhvillimi dhe mireqenie.
    Kujt i bjen ndermend kush punon ne shtet te pastroje shtetin. Cfare thoni ju, ne kemi ndermend si te bejme ndonje pisllik, ndonje mashtrim, ndonje grabitje, ndonje tender.
    Si do te punoj kjo ambasade, kur edhe kryeministri aktual EDI RAMA kur jetonte ne France si endacak, ku te hante ndonje pjate makarona ne kete gjendje mizerabiliteti pislliku dhe qameti ishte.
    Te vjen çudi, si nje ambasadore femer mbi te gjitha femer si ANILA BITRI pranon kete situate qe te jetoje, te banoje dhe te punoje. Nuk i ben asnje pershtypje, sa here hyne dhe del nga kjo ndertese, por mire kesaj i ka zene syte pa pastertia dhe zhuli, por kur shkon Ministri i Puneve te Jashtme DITMIR BUSHATI, nuk e shikon kete situate. Tung.

    Reply to this comment
  2. Emigranti August 13, 18:07

    I nderuar bashkatdhetarë, mendoj që ke gabuar këndvështrimin e kritikave, duhet që me parë ti drejtohesh bashkombasve të tu që të mbajnë ambientet e pritjes së popullit në ambasade pastër, që ne radhë jashtë ne trotuare pa hyrë brënda e bëjnë për turp duke hellur mbeturinat kuturu, duke vazhduar deri brenda me dhoj dhoj mbeturinash alla shqiptarëshe.
    Persa i perket rallës që ju thoni, sta ka fajin personeli, ai është shembull, ansi nga më i miri i gjithe konsullatave të Italisë dhe Greqisë, krahas punës së tyre po mësojnë edhe emigrantet një è nga një se si të aplikojnë on-line, po punojnë me orar e pa orar duke mos kthyer asnjë mbrapshtë.
    E përsa i përket rrogës, duket që je nga Shqipëria e se ke idene, se në itali i dashur, 700 euro, ste dalin as per cigare e telefon e jo më të mbash një familje diplomati.
    Un i dashur jam një emigrant shqiptar i thekur i italisë dhe e kam parë disa herë atë derë, e të them me plot bindje, që ato që jan sot atje, jan ndër më të mirët e diplomacisë shqiptare.
    Porë derisa për fatin e emigracionit do të vendosin ende njerëz me këndvështrimin tuaj Ska se si të jetë ndryshe.

    Reply to this comment
    • ai August 14, 23:10

      Po mire o emigrant,
      po shkollen fillore nuk e ke mbaruar para se te te cojne ne ambasade si pastrues?
      Duket qe e ke pare deren shume here, ndryshe nuk mundesh ti dish te gjitha hollesite se si dhe sa punon personeli.

      Reply to this comment
  3. A August 13, 19:10

    Dale boje nuk eshte vetem Ambasada Shqiptare ne Itali, ne Rome, por prej 27-te vjetesh komplet te dalura boje jane partite politike te pozites dhe te opozites, politika shqiptare, qeverite si te PD + PS, por edhe SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA. Kjo ndodh sepse jane politikan maskarenj dhe mafioz.

    Reply to this comment
  4. J August 14, 09:07

    Është pasqyra e asaj që ka kombi në zemër.

    Reply to this comment
  5. Petro August 14, 17:29

    Kush ka shkuar ne Rome, e di se cdo te thote te mbyllet ajo dere. Stafi i ambasades ate e dere e ka mbajtur hapur dhe ka asistuar emigrantet per te perfituar sherbimet qe teorikisjt duhet ti marrin vetem online. Plehrat nuk i ka lene aty as Ambasadorja as konsulli por qytetari shqiptar gjate kohes qe pret te mare dokumentin. Anila Bitri eshte ambasadorja me imazhin me pozitiv qe kemi patur ndonjehere ne Itali

    Reply to this comment
  6. DRENICA E KUQE August 16, 21:41

    Duhet ta dime se asnje faj absolutisht nuk e ka Ambasada e jone ne Rome (Sepse, ajo eshte vetem nje ndertese), por fajin e kane ata qe na perfaqesojne ne Rome dhe kudo tjeter, ngase jane te padenje per ta perfaqesuar shtetin dhe kombin shqiptar…

    Ata jane atje per ta perqeshur e denigruar shtetin dhe kombin tone atje dhe kudo ne bote, fatkeqesisht…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*