Replikë për shkrimin e Shaqir Vukajt në DITA

June 7, 2016 10:52

Replikë për shkrimin e Shaqir Vukajt në DITA

I nderuar z.Kryeredaktor

Nё numrin e gazetёs suaj, dt. 2 qershor 2016, ёshtё publikuar artikulli i z. Shaqir Vukaj i titulluar “Politika, Festivali Europian dhe tatarёt e Krimesё”.

Autori i shkrimit ёshtё i njohur pёr Ambasadёn Ruse si ish-ambasador i Republikёs sё Shqipёrisё nё Moskё, i cili ka dhёnё njё kontribut tё madh nё zhvillimin e marrёdhёnieve midis dy vendeve tona. Ne jemi njohur gjithashtu edhe me veprimtarinё e tij nё Organizatёn e Familjeve tё Deshmorёve tё Atdheut. Ambasada vlerёson pёrpjekjet e z. Vukaj nё njohjen e opinionit publik shqiptar me ngjarje tё hapsirёs postsovjetike. Megjithatё, do tё ishte korrekt qё nё trajtimin e kёtyre ngjarjeve autori tё mbeshtetej nё fakte tё pranuara historike, me qёllim qё tё shmangej njёanshmeria e çёshtjeve tё trajtuara.

Nga ana jonё duam tё vёmё nё dukje se pas zhvillimit tё referendumit nё Krime, ku mё shumё sё 90% e popullsisё u shpreh pёr ribashkimin me Rusinё, nga Krimea u largua jo 20 000 banorё, siç shkruan autori, por vetёm 600 deri nё 800 banorё dmth mё pak se 1% e tatarёve, kryesisht ata qё bёnin pjesё nё organizata tё ndaluara nё Rusi si “Hizbut-Tahrir-al Islami”. Pjesa dёrrmuese e tatarёve tё Krimesё janё bёrё pjesё pёrbёrёse e shoqerisё ruse dhe krahasuar me periudhёn ukrainase, ata kanё pёrfaqёsinё real nё organet e pushtetit nё Krime.

Pothuajse njё çerek shekulli tё qёndrimit tё Krimesё nё Ukrainё nuk ka çuar nё zgjidhjen e mjaft problemeve tё popullit tatar: nё radhё tё parё problemet juridike, pronёsore dhe gjuhёsore. Duket qartё se zgjidhja e problemeve tёpopullsisё tatare nga autoritete ukrainase as qё mund tё mendohej, sepse kjo do tё thoshte pёr Kiavin humbje e levёs sё ndikimit nё situatёn e Krimesё. Nё ditёt e sotme çёshtja e Krimesё pёr zyrtarёt ukrainas ёshtё motiv pёr tё goditur, pёr t’i propozuar BE tё ndёrmarrё sanksionet e radhёs kundёr Rusisё ose tё ashpersohen sanksionet aktuale.

Kёshtu populli tatar i Krimesё ёshtё shndёrruar nё njё instrument politik nё duart jo vetёm tё Kievit, por edhe tё Perendimit.

Hapi i parё qё ndёrmori Rusia pas rihyrjes sё Krimesё nё pёrberje tё Rusisё ishte Urdheri i Presidentit pёr rehabilitimine tatarёve tё departuar gjatё luftёs, dhёnia e statusit tё gjuhёs zyrtare, gjuha tatare qe e barabart me rusishten dhe ukrainishten. Krahas zgjidhjes sё problemit gjuhёsor janё stimuluar programet e zhvillimit kulturor e arsimor tё popullsisё tatare. Festat muslimane janё shpallur ditё pushimi, ashtu si edhe festat krishtera. Vetёm gjatё dy viteve tё fundit pёr vёnien nё jetё tё kёtyre programeve janё angazhuar mё shumё se dy milliard rubla. Nё vendet tё piligrimazhit (tё haxhit) nё vitin 2014 shkuan mbi 150 veta, vitin e kaluar ishin 332 veta dhe pёr 2016 priten mbi 600 piligrimё. Veç kёsaj ёshtё vendosur çёshtja e ndertimit tё xhamisё qёndrore. Pёr kёto qёllime janё dhёnё shuma tё nevojshme.

Duam tё theksojmё gjithashtu se sot udhёheqesit e tё ashtuquajturit “Mexhlis” nuk kanё asnjё ndikim te tatarёt e Krimesё dhe kanё humbur financimet e paligjshme tё cilat i pёrdornin pёr qёllimet e tyre dhe jo pёr zgjidhjen e problemeve tё bashkёkombёsve tё tyre.

Mund tё flasim edhe mё shumё pёr ndryshimet pozitive nё jetёn e popullit tatar tё Krimesё, tё cilat janё konstatuar edhe nga vizitore tё huaj si delegacioni i parlamentarёve francezё, pёrfaqёsuas nga Bullgaria, ish-Kryeministri italian S. Berluskoni etj. Informacion tё nevojshёm, tё shkruar me vertetёsi, mund ta gjejmё nё raportine pёrfaqёsuesit special tё sekretarit tё pёrgjithshёm tё Kёshillit tё Europёs z. Zh. Shtudman.

Ambasada, nga ana e saj, ёshtё e gatshme tё bashkёpunojё me tё gjithё ata studiues qё mbeshteten nё punimet e tyre mbi faktet historike.

Shprehim mirёnjohjen pёr publikimin e qendrimit tonё lidhur me artikullin e z. Sh. Vukaj.

 

Me respekt,

Ambasada Ruse në Tiranë

June 7, 2016 10:52
Komento

21 Komente

  1. nuk ka tym pa zjarr June 7, 17:05

    Kush quhen tartare? E permend dhe cajupi nebnje poezi te tija, po nuk e kam te qarte.
    Cfare jane????

    Reply to this comment
  2. Gorbacov June 7, 17:47

    He mo Shaqir, pergjigju tani..Cte duhen ty tataret e Krimese mor zoteri, merru me punet brenda shtepise tende njehere. Apo u bere edhe ti lider global tani?

    Reply to this comment
  3. Arben June 7, 18:22

    TATARET U SHFARROSEN MASIVISHT,

    2 MILION VDIQEN RRUGES NGA UKRAHINA PER NE AZINE QENDRORE.

    CFARE THOTE KY PORDHA.

    KRIMINELAT DO TE PAGUAJNE PER KRIMET E TYRE.

    Reply to this comment
  4. mira June 7, 20:51

    Pergjigje shume e kjarte per ata qe nuk e njohin historine e Krimese

    Reply to this comment
  5. vasili June 7, 21:32

    Ju te ambasades ruse,jeni shqetesuar kot,pasi lloj i shaqirave,saliajve,etj,ashtu sic jane formuar ata,me gen anadolli nuk flasin por vec din te lehin.

    Reply to this comment
  6. Arber June 8, 00:12

    Shpresoj qe Shaqir Beg Vukaj t’i vleje ky reagim bindes i Ambasades se Rusise ne Shqiperi, apo deshiron t’i prishe marredheniet diolomatike me nje nga shtetet me te fuqishme te botes?! Shkodranet kane nje proverb: “A don me e mallkue dike? Thuj te hypte vetja ne qejf!” Sic i ka hypur Shaqir Mendjemadhit.

    Reply to this comment
    • ShkoDrani June 8, 03:11

      I nderuar,
      Shkodranet nuk thone “te hypte vetja ne qejf” por “te hift vetja ne qejf”. Ka nje dallim midis dy fjale, njelloj sic ka dallim midis te nderuarit Shaqir Vukaj dhe te paguarit te Putinit qe sigurisht mbron interesa te caktuara.
      Shaqir Vukaj ka te drejte, dhe nje vertetim faktesh mund ta deshmoje kete.

      Reply to this comment
      • Arber June 9, 00:41

        Shaqir Beg Vukaj nuk interesohet per banoret e varfer e te rralluar te Malesise se Madhe qe, te zhgenjyer nga “djali” i tyre bajraktar, qe e zgjodhen deputet, ndersa ai pa vetem interesin e vet, iken dhe vazhdojne te ikin perdite ne mergim, ndersa ish-Nenkryetarin e Kuvendit te Shqiperise e ha meraku per tataret e Rusise.!?

        Reply to this comment
  7. Arber Iliri June 8, 01:25

    Miro mor ambasador, terhiquni nje here nga Krimeja e pastaj flisni, perendimit ja doni ca gjera por prape e quani armik bashke me USA.Ne 1990 keta ju nxoren nga katastrofa e tani ju beni pordhe, jeni te pabese.Prape do shkoni ne fund.Sa here i kunderviheni perendimit dhe USA shkoni per leshe o muzhike te dashur.A sa per femrat s’keni te share.hahahaha

    Reply to this comment
  8. astrit June 8, 07:43

    Rasti e do qe te kem ne dore duke e lexuar nje liber te histrianit angles spastrimi etnik i myslimaneve osman 1821-1922. Ne kete liber shkruhet per vuajtjet e shumta shkatarime te pronave e institucioneve fetare, debimet masive e vrasje te tartareve nga ana e Ruseve deri ne spastrimet etnike nga stalini. Kjo gje ka sjellur ndryshimin e raporteve nacionale ne kete vend.Sot tartaret jane pakice dhe nuk kam informacion per statusin e tyre si pakice.Uroj qe ambasada Ruse thote te verteten per gjendjen e tyre por historia flet ndryshe per ruset ne raport me myslimanet tartare e popujt e tjere mysliman te Kaspikit jugore etj

    Reply to this comment
  9. intelektuali June 8, 08:31

    RUSIA DHE STALINI U SOLL ME TARTARET E KRIMESE NJESOJ SI ENVERI ME CAMET

    Komentuesi Arben ka thene nje te vertete te hidhur te ketij populli autokton qe u masakrua nga bolsheviket e Moskes ashtu sic u masakruan edhe mongolet dhe shume popuj te tjere qe nuk donin diktatin e Kremlinit.

    prandaj:

    Perrallat me Mbret qe tregon ambasadori i Rusise se Putinit ne Tirane per respektin e Kremlinit mizor ndaj tartareve te Krimese dhe per popullsine autoktone te ketij gadishulli qe Hrushcovi ja fali Ukraines me dekret, pra keto perralla komuniste si ato te Enver Hoxhes me Jugosllavine komuniste per Kosoven ky spiun i Putinit le t’ja lexoje muzhikeve dru me pre ne vendin e tij

    sepse:

    SHQYPNIA NUK PO SHKON TEK LINDJA BOLSHEVIKE E PUTINIT, POR TEK BE-JA DEMOKRATIKE DHE ANTIKOMUNISTE E PERENDIMIT DHE SE KOHA E QEPES E PARTISE SE PUNES ME DEMAGOGJINE KOMUNISTE NUK MUND TE KTHEHET ME NE VENDIN TONE.

    Reply to this comment
    • ngjashmeri June 8, 16:43

      Rusia sot me Bashkimin Sovjetik ka vetem nje gje te ngjashme, gjuhen ruse. Sozine e Bashkimit Sovjetik bolshevik sot e shohim te BE si ne politike ashtu ne propagande, internacionaliste bolshevike ateher dhe globalizem sot krejt i ngjashem me bolshevizmin se te dy prej cifuteve jane krijuar per te dobesuar Europen.

      Reply to this comment
  10. gezim June 8, 14:55

    Pergjigjia e Ambasades Ruse eshte me se bindese. Deri de Shaqiri dhe bashkekohesit e tij e quanin te drejte deportimin e tatareve nga Stalini me ne thellesi te vendit kur u sulmua nga Gjermania, me qellimin qe tataret te mos u bashkoheshin nazisteve e te mos vrisnin me shume sovjetike. Dhe shume mire ka bere. Tashti vetem Shaqirit nuk i takon te shkruaj te kundeten. Kte mund ta bejne rilindasit apo PD-istet e kalamaj, pasi nuk marrin vesh nga historia.

    Reply to this comment
    • intelektuali June 8, 17:28

      O Gezim DUDUMI i Enverit, po pse flet idiotizma more mavri?

      Po tataret e Krimese Stalini i masakroi dhe i deportoi ne rajonet lindore te Bashkimit Sovjetik ne fund te Luftes, kur gjermanet kishin ikur nga Rusia vetem per arsyen sepse ne shekullin e 13-te keta tatare etnike vendalinj te gadishullit te Krimese kishin pranuar islamin dhe nuk donin t’i nenshtroheshin ideollogjise ateiste te Partise Bolshevike. Sot tataret e Krimese perbejne nje popullate rreth 500 mije banore 250 mije jane ne Ukraine, te tjeret jane shperndare ne Uzbekistan, ne Turqi dhe Rumani

      prandaj:

      PERGJIGJA E AMBASADES RUSE NUK ESHTE ASPAK BINDESE DHE NUK I PERGJIGJET ASPAK TE VERTETES

      sepse:

      Tataret e Krimese kane patur te njejtin fat si minoritaret e Shqypnise apo si camet e Greqise qe u masakruan nga Enveri dhe Partia e Punes apo po te shkojme tej pse nuk flet ky ambasador mashtrues per Polonine dhe popullin polak qe Stalini e ndau me Hitlerin si byrkeu ne tepsi me mareveshjen famekeqe Molotov-Ribentrop apo per fatin e murgjeve budiste mongole qe Stalini i vrau dhe i masakroi totalisht vetem pse nuk donin te pranonin ateizmin bolshevik?

      Reply to this comment
  11. nuk ka tym pa zjarr June 8, 17:56

    Nastrudin. Gjalle qenke???? Kujtova se kishebkthyer bythen nga dielli mor bace bithcpuar. Po mendoja qe ti qe e akuzon gjithnone enverin per pederast ndoshta ke dhe te drejte. Ne nuk dim gje po ti mund ta kesh provuar enverin ne bythen tende dhe ne flasim kot. Keshtu dhe me rusin more kopil fashist

    Reply to this comment
  12. Bajram June 8, 18:41

    Komenti i ambasadorit rus per ndryshimet qe qeveria e Putin ka bere ne jeten e tatareve te Krimese i perket kohes kur i kishin mire lidhjet me Erdogan te Turqise,sepse tataret jane popullsi me origjine turke dhe banojne ne ato troje qe para shekullit te 13-te.Besimin ne fene islame e kane perqafuar pas pushtimit nga perandoria otomane.

    Reply to this comment
    • Antifashisti June 9, 08:50

      Per Bajramin: Po Turqit me cfare origjine jane?
      Ne Federaten Ruse ka Republike te Tatareve me kryeqytet Kazanin dhe njihet e respektohet popullsia tatare (me gjuhen, ritet dhe besimin fetar te tyre), kudo qe ata ndodhen.
      Zotni Shaqir Vukaj ben nje paralele mes Tatareve dhe Cameve, ndoshta me te drejte (!!??), por Historia e qyteterimeve, popujve, shteteve … dhe bashkejeteses eshte shume me e komplikuar se interesi i tij “shkencor”.

      Reply to this comment
  13. mira June 8, 20:05

    Intelehktualit
    Profesioni historianit esht i veshtire
    Zgjith ndonje profesion tjeter psh murator
    Ambasada ruse ka shum te drejte

    Reply to this comment
  14. demo June 9, 01:42

    Perse gjithe mbrojtesit e uzurpatorit te Kishes Shqiptare Janullatos jane rreshtuar me komente kunder te drejtave te popullit Tartar autokton te Krimese?Cfare i lidh grekafonet e Shqiperise me masakrat e Stalinit kunder Tartareve pas luf.II bot?Mos u del ne enderr fantazma e Camerise?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*