Ambasada e SHBA, njoftim për Lazaratin: Është zonë jashtë kontrolli, mos u afroni

April 4, 2014 23:20

Ambasada e SHBA, njoftim për Lazaratin: Është zonë jashtë kontrolli, mos u afroni

Me anë të një njoftimi në faqen e saj të internetit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i ndalon rreptësishtë të gjithë punonjësit e qeverisë Amerikane që jetojnë në Shqipëri, udhëtimin për në fshatin e Lazaratit në Gjirokastër.

“Lazarati njihet si një prej zonave të prodhimit më të madh të marijuanës në Europë. Në 2004-ën një ndërhyrje e policisë rezultoi në një betejë të vërtetë që çoi në shkatërrimin e Postës Policore në Lazarat. Në vitin 2012 policia tentoj të kontrollonte plantacionet e marijuanës, por u përballë me grupe të armatosura. Që në atë kohë zona është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë, duke i dhënë mundësi trafikantëve që të lëvizin të lirshëm dhe të ndalojnë hyrjen e personave në fshat.” – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

April 4, 2014 23:20
Komento

4 Komente

  1. fat man April 5, 00:57

    Zoterinj te Ambasades Amerikane, si ka mundesi nen hunden TUAJ nje vend i NATO-s qe jep garanci per liri, ndaj vendeve te tjera, te cilat jane ne diktature, eshte prodhuesi dhe kontrabanduesi me i madh i mariuanes ne Europe, ku ne pretendojme te jemi vendi me i ri anetar i BE. Ka dy dekada qe Shqiperia nuk eshte me 28.748 km2, por eshte tkurrur e zvogeluar, me direktiven e dhene nga Sali C4, eshte krijuar brenda teritorit te Republikes se Shqiperise, Principata Lazarat Columbia, me kufij, territor te percaktuar qarte dhe me “ushtri” qe mbron integritetin e tij.

    Reply to this comment
  2. lis dushku April 5, 04:18

    sistem sulltanor.venomet e lira.

    Reply to this comment
  3. Fajin e ka Saliu April 5, 08:28

    Po kjo nuk eshte asgje, thjesht shba i kerkon shtetasve te vet te mos afrohen. Kulmi arrin ne deklaraten e sajmir tahirit kur tha live ne opinion: Po neser? Po neser kush do meret me ta? Ku do ushqehen ata? Po te jete ky shteti i kam q.. nenen do mjell kokaine dhe cdo lloj droge tjeter se edhe une nuk kam te ha. Shtet qe rreh gra dhe femije ne mallakater per nje kolibe dhe qe nuk e kontrollon territorin e vendit 100% dhe qe shprehet ministri i brendshem si minister pune vetem ketu kam pare. Rilindja doli si letrat me vlere. Shume te fryra ne numra dhe bosh ne permbajtie.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*