Ambasada Shqiptare në Athinë ka ndarë lajmin e mirë për vogëlushin shqiptar që mbeti i plagosur gjatë tërmetit të fuqishëm

November 4, 2020 23:11

Ambasada Shqiptare në Athinë ka ndarë lajmin e mirë për vogëlushin shqiptar që mbeti i plagosur gjatë tërmetit të fuqishëm

Ambasada Shqiptare në Athinë ka ndarë me të gjithë një lajm të mirë për vogëlushin shqiptar që mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi ishin grek Samos.

Ambasada ka publikuar një foto të Enriko Manes teksa shihet në shtratin e spitalit i buzëqeshur, edhe pse mban maskë, ndërsa përshëndet. Sipas ambasadës, Enriko, me origjinë nga Fieri, është drejt përmirësimit, ndërsa stafi i këtij institucioni i kanë dhuruar atij një dhuratë simbolike.

“Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit. Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij. Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjest dashurie për heroin tonë Eriko,”- thuhet në njoftimin e ambasadës.

h.b/dita

November 4, 2020 23:11
Komento

2 Komente

  1. Orakulli i Dypakut November 5, 01:08

    Ato miljet ne OKB shikoni juve, o ambasade e degjeneruar (e shkrire). Me ç’rast te zgjerohet gërqia 12milje kur, ne 30 Korrik 1926 dhe i apdejtuar me vone me marreveshje te Montego Bay eshte percaktuar qartazi maksimumi e lejon 6milje? A i tregoni dot keshillin e OKB-se qe ka nen juridiksion kete marreshje.?!…

    Reply to this comment
  2. Orakulli i Dypakut November 5, 01:14

    Literaturë:
    The three-mile limit of territorial seas: a brief history.
    Nga: Swarztrauber, Sayre Archie.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim