Japonia do të hapë Ambasadë në Shqipëri

August 31, 2015 16:20

Japonia do të hapë Ambasadë në Shqipëri

Për herë të parë, Qeveria Japoneze do të çelë një ambasadë në Tiranë. Ministria japoneze e Punëve të Jashtme ka bërë një kërkesë për të rritur buxhetin me 10.4% gjatë vitit fiskal 2016, për hapjen e 8 përfaqësive diplomatike në nivel global, mes të cilave katër ambasada.

Një prej tyre do të jetë ambasada japoneze në Tiranë. Ministria e punëve të jashtme japoneze ka kërkuar rritje të buxhetit vjetor, në 55 miliardë euro, pikërisht për të përballuar financiarisht çeljen e përfaqësive të reja. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë, Fumio Kishida, raporton Scan.

Prania e investitorëve japonez në Shqipëri ka rritur bindshëm nevojën për çeljen e një ambasade. Në Shkurt të vitit 2014, në një takim mes investitorëve japonez dhe Presidentit Nishani u fol për herë të parë mbi një mundësi të tillë.

Çelja e përfaqësisë diplomatike të nivelit të lartë, do të kërkojë të paktën dy vite. Veç Shqipërisë, qeveria japoneze planifikon hapjen e një ambasade edhe në Shkup të Maqedonisë.

August 31, 2015 16:20
Komento

7 Komente

  1. petrika August 31, 17:03

    Ambasada japoneze ne tirane,eshte nje hap para i diplomacise shqiptare

    Reply to this comment
    • Spartaku September 1, 04:27

      Ambasada e Japonise! Po ne kemi pasur deri vone ambasade ne Tokio! Saliu e hapi dhe Saliu e mbylli. Po meqe do vije ambasador I ri japonez, le te bien Fatos Nanon, se eshte king rrumbullak e topolak, si rul asfalti eshte bere.

      Reply to this comment
  2. bajram August 31, 18:11

    Hapja e ambasades japoneze ne Shqiperi eshte nje hap para i diplomacise japoneze e jo shqiptare.Punet e diplomacise shqipetare drejtohen nepermjet ambasades shqiptare ne Pekin qe ka si aktivitet te dyte edhe punet ne Japoni.

    Reply to this comment
  3. Arben August 31, 19:11

    ISHTE KOHA TE HAPEJ.

    Reply to this comment
  4. Zoro August 31, 22:23

    Japonia sa per kurioitet eshte vendi i pare Asiatik qe ne kohen e mbretit kishte ambasade ne Shqiperi dhe kete e largoje Enver Ho ha.Ata paten deklaruarqe ju duhet te kerkoni rilidhjen e mardhenive diplomatike ne rrang ambasadoresh.

    Reply to this comment
  5. eri September 1, 07:09

    Lidhja me Nivel abasdash shqiperi – Japoni , eshte nje hap shume pozitv shume me interes reciproke .Eshte nje vlere e diplomacis shqiptare me interes per popullin shqiptar.Japonija eshte nje shtet shume I perparuar Aziatik dhe ne kemi nevoje per eksperiencen dhe modelin e perparuar te zhvillimit tyre ne shume fusha te ekonomise.###

    Reply to this comment
  6. Chef Florian Grainca May 16, 12:34

    Sa nevoje qe kemi. Nippon, arigatou gozaimasu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*