Ambasadorët i hanin djathin Ndrekës, Ambasadorët i qanin dje Rigertës…

October 1, 2017 22:26

Ambasadorët i hanin djathin Ndrekës, Ambasadorët i qanin dje Rigertës…

Ylli Dylgjeri*

Në fakt, pasi bie zhurma mediatike, të vjen në kujtesë se Copy right-in e mbarshtrimit të dhive në propagandë e në realitet e mban një mirditor tjetër. Një ish politikan i të majtës, një ish ministër shteti, një ish deputet, dhe një ish nënkryetar i LSI-së. Ky është i mirënjohuri Ndre Legisi.

Edhe ky personalitet u arratis nga politika.

Me kohë “mori malet” e shkoi me dhi.

Arratisja e ish Ministrit Legisit për të shkuar me dhi, ishte edhe më e rëndë se përfundimi nga ” La Sapienza” në Mirditë i zonjës Rigerta Loku që se njihte njeri deri dje.

Por jo vetem kaq.

Ngjarja e sotme ngjan si dy pika uji me ngjarjen Legisi vite më parë. Jo vetëm personazhet janë nga Mirdita por edhe fabula, mbarshtrimi dhe problematikat janē pothuajse njëlloj; mirditor Ndreka, mirditore Rigerta. Dhi ruante Ndreka, dhi ruan Rigerta. Ujë e rrugë mungojnë te Ndreka, uje e rrugë kërkon Rigerta.Të majtës ja kërkon ndihmën Ndreka, të majtës ja kërkon edhe Rigerta. I mërzitur është Ndreka, lot lëshon edhe Rigerta. Për të majtën punon Ndreka, për të majtën punon dhe Rigerta. Ambasadorët i hanin djathin Ndrekës, Ambasadorët i qanin dje Rigertës…

U lodha….po e vazhdoj shkrimin me shembujt e Reportazhit të bëre për këtë qëllim nga gazetari Ylli Rakipi: “Arratisje nga Liria”

Këto fusha, një pjesë e të cilave, të lëna djerrë, shtrihen jo shumë larg Tiranës. Këtu nuk ka ujë dhe energjia elektrike mungon.

Mbi kodrat përreth, ngrihen shtëpi të pakta dhe qetësinë e luginës, e prish, herë pas here, zhurma e avionëve që ulen diku pranë.

Jemi në Zalt. Ish deputeti Ndre Legisi i cili mbërriti këtu afro gjashtë vjet më parë.

“Në 2009 së bashku me 5 kolegë të tjerë vendosëm të largoheshim nga politika e partisë nga LSI “….

Pra, arratisja me dhi, është një shembull i konsumuar për publikun. Dje u arratis Ndreka nga LSI, e sot u arratis Rigerta me dhi.

Kush e ka rradhën?

*FB

October 1, 2017 22:26
Komento

10 Komente

  1. proletar October 1, 22:45

    Genocidi me i madh qe i eshte bere ketij populli keto 27 vite ,
    nuk eshte vjedhja e pasurive dhe atyre Private
    nuk eshte Mjerimi qe ka pllakosur fshatrat dhe periferite e qyteteve ,
    Nuk eshte as ç’kombtarizimi me emra tradhetaresh ne pjedestale .

    Por eshte humbja e dashurise kur mendojme ,
    flasim e diskutojme ,
    jemi mbrysur me urrejtje , dhe urrejtja eshte
    Prone Patetikesh .
    Dikush jep nje ide ,
    ne merremi nga vjen,
    kujt i sherben ,
    e sa dashnore ka apo s’ka .

    Por nese do te zgjojme dashurine
    per te bere diçka
    egon per ta bere me mire ,
    çeshte e jona ,
    atehere nuk ke force ne bote
    qe te na ndaloje per te arritur atje ku e meritojme te jemi .
    Urrejtja nuk eshte shqiptare .

    Ama… Pre………

    Reply to this comment
  2. arben 68 October 2, 08:16

    Me vjen keq per ato qe lexoj .O zot sa cinik.A jane te verteta keto qe tha vajza?.Pse duhet te vejm epitete e majt e djatht.Kto jan thirrje per ndihm ne shkretetiren e politikes shqiptare ne te gjith spektrin e saj.Me vjen keq shum per brezin e ri gazetaresk qe nuk jan realist por lehin shum fort sa her dikush kritikon padronin.Figura publike qe duhet te perballet me vetngun duhet te jeni edhe ju gazetaret qe perpunoni popullin ne baz te prgramit tuaj (kush paguan me shum) ju jeni pushteti i katert dhe dihet fuqia e juan ne manipulimin e opinionit por flisni realitetin kthehuni ne baz dhe thoni te verteten sic e keni then kur nuk kishit asnje kacidhe dhe e fundit n.q.a. ju do percillnit realitetin do i jipnit nje ndihmes te pa diskutushme padronve qe te vene doren ne plaget e verteta qe shqeteaojn shoqerin.Pa respekt per ato qe nuk respektoj dinjitetin dhe sakrificat per te mbijetuar te njerezve puntor.

    Reply to this comment
  3. Euro Maloku October 2, 10:41

    Presim varjantin demokratik te prralles:
    “TRE KECAT DHE UJKU.”

    Reply to this comment
  4. demo October 2, 14:32

    Boll u shurruat ne lot e ne qyrra me katundaren.Po mendoni ata mijra punetore,qe dolen ne rruge,prej shkaterrimit kriminal te industrise.Cfare moren ata?A s`kishin femije dhe familje?Kjo fshatare mori me ligjin 7501 nje toke,bageti..Te tjere si kjo pushtuan rrethinat e qyteteve,zune tokat me te mira dhe bene biznes me token e tjeterkujt.

    Reply to this comment
  5. Valon Palloshi. October 2, 20:45

    O Yll i Leshelise, o letra higjenike e Mona Like Kryemadhit. Je perfeksionuar ne profesionin e bythelepirjes ndaj monstrave si Likja me te Meta, Mona, Tit Veshgjati Vasili. Prandaj te ngjall neveri Rigerta dhe Ndre Legisi. Por ti je nje dhiar i zgjebosur qe lyen floket me xhel dhe zhgarravit ndonje gazetucke qe se ble njeri. Ja lepive Nanos para dhe mbrapa per shume vjet, tani po vazhdon me Liken dhe Monen. Lepin Illi dhe ska te ngopur. U shofte fara e kissing bum-eve qe vegjetojne ne “cesspool-in” e politikes.

    Reply to this comment
  6. alex October 3, 04:37

    ylli Kur kemi punuar bashke Ne rini nuk e dija qe do beheshe emer i degjuar ne demokraci Une ika larg ti mbete aty e doemos edhe do ndryshoje pak per mire si gjithe te tjeret. por sa me shume koha kalon aq me teper e kuptoj se …… Ke ngelur po ai ylli ose (Ydhi) me botekuptim te ceket.
    PO nuk keni turp qe merreni me loja kukafsheftas dhe nuk shikoni realiten drejt Ashtu sic e shprehu ajo goca. cfare te prish ty ajo cfare germon e germon ti dhe gjithe ajo morri injorantesh ne biografine e saj .A nuk tha ajo nje te vertete?
    Leri Honoraret dhe shiko drejt realitetin dhe “please” beju pak Lavrak ashtu sic i ka hije shokeve te rinise.

    Reply to this comment
  7. Nona-Madona October 3, 10:27

    shkrim kot fare,Shkrim qe ska buk,por kapet mbas djathit te dhise.
    Shkrim si nje hartim adoleshenti

    Reply to this comment
  8. Demo October 4, 12:50

    Ti mer Yll Debil Dylgjeri qe e ke shty jeten tu vjedh, si xhepist qe je, do te tallesh trapin me Ndre e pa Ndre. Shko mor legen bej ndonje pune a bej ndonje shkolle se edhe diplomen e ke falsifiku…

    Reply to this comment
  9. demo October 4, 23:02

    Nuk kam asnje lidhje me kete Demo,qe ka kopjuar nikun tim,

    Reply to this comment
  10. Plaku Xhuxhumaku October 5, 15:25

    Dhia po behet element i rendesishem politik ne Shqiperi. Kane dale llafet qe Edvin Rama ka porositur 100 dhi ne Turqi se i kane thene qe u pelqen shume bari i Surrelit. Dhjete nga ato dhi i ka paguar Saliu qe ka kerkuar te jete edhe kardiologu i tufes. Lavdi Marksizem leninizmit dhe bariut hero Lezan Pisli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*