Donald Lu del në terren, ja ku ndodhet si vëzhgues

June 26, 2017 09:32

Donald Lu del në terren, ja ku ndodhet si vëzhgues

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka dalë personalisht në terren mëngjesin e sotëm.

Sipas raportimeve, Ambasadori Lu ka qenë në njësinë nr.5 në kryeqytet, ku që mbrëmë vijon procesi i numërimit të votave.

Më pas ambasadori ka ndaluar në disa qendra numërimi dhe mësohet se do të vijojë me vëzhgimin edhe në të tjera.

Ai ka takuar nga afër numëruesit dhe vëzhguesit duke i uruar punë të mbarë, por nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim për mediat.

Po dje, pas denoncimeve të bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim për raste të blerjes së votave nga kandidatët e PS-­së në Shijak, ambasadori i SHBA ka shkuar në disa qendra votimi në qarkun e Durrësit.

34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin. USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri.

June 26, 2017 09:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*