Ambasadori amerikan: Vizioni i SHBA-së për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe dhe as Serbia e Madhe

February 23, 2021 09:38

Ambasadori amerikan: Vizioni i SHBA-së për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe dhe as Serbia e Madhe

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka komentuar në emisionin Pressing në T7 deklaratat e Ramush Haradinajt për bashkim kombëtar me Shqipërinë.

Gjatë fushatës zgjedhore Haradinaj e ka përmendur disa herë idenë e bashkimit me Shqipërinë. Ndërkohë Kosnett ka thënë se ushtarët amerikanë nuk kanë vdekur për krijimin e Shqipërisë së Madhe apo edhe për krijimin e Serbisë së Madhe.

“Çka kam menduar me këtë? Së pari, qëndroj prapa asaj që kam thënë. Vizioni i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe dhe Serbia e Madhe.

Njerëzit kanë pyetur, cilët ushtarë amerikanë kanë vdekur? Kur flas për ta, atëherë flas për dy pilotë amerikanë të helikopterit, që kanë vdekur në vitin 1999 gjatë operacioneve këtu.

Ata kanë vdekur kur helikopteri i tyre është rrëzuar në Shqipëri. Kevin Riker dhe David Gibbs. Kjo nuk është fshehtësi.

Në Prizren është ngritur memorial në nderim të tyre, por gjithashtu e kam thënë dhe mendoj se kjo është me rëndësi që Kushtetuta e Kosovës bën thirrje që Kosova të jetë vend shumetnik e jo vend i vetëm një etnie.

Të njëjtën gjë ua përmendim edhe njerëzve në vendet e tjera në rajon. Shtetet e Bashkuara e marrin një pjesë të madhe të fuqisë së tyre nga fakti që jemi vend me larmi fetare dhe shumetnik.

Nga kjo nuk e marrim vetëm larminë kulturore; marrim edhe larminë e ideve dhe mendoj se do të ishte e vështirë për çfarëdo qeverie amerikane se përgjigja për paqe në Ballkan qëndron në ndarjen e të gjithëve sipas etnisë dhe ndërtimit të mureve. Duhet të ndërtojmë ura e jo mure”, tha ai.

Bashkimi kombëtar është përmendur nga Haradinaj, pasi Albin Kurti eshte terhequr nga kjo ide, si alternativë pasi qytetarët e saj jetojnë të izoluar dhe nuk iu mundësohet udhëtimi pa viza në shtetet e BE-së.

Kosnett thotë se nuk e sheh të ardhmen e Kosovës në izolim.

j.l./ dita

February 23, 2021 09:38
Komento

4 Komente

  1. Baca February 23, 10:50

    Kjo do te thote qe ti Albin Kurti, shiko ta drejtosh Kosoven drejt BE-se dhe mos u merr me kauza qe mund te çojne ne rrezimit tend, se e provove nje here. Degjoje perfaqesuesin e parnerit strategjik te Kosoves, SHBA-te.

    Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati February 23, 12:56

    Vetem Trump mund ta lejonte bashkimin e Kosoves me Shqiperine,
    por duhej qe te behej shkembimi i Lugines se Presheves me Veriun e Kosoves ,
    ne menyre qe te mbyllej problemi me Serbine

    Reply to this comment
    • mirel February 23, 15:36

      O vrrome e Dules, fole ti se edhe Ramuti me Vucicin kete plan kishin.yyyyyy kurve e lige ti japim akoma Serbise. Po ti me Ramutin je edhe pse ben sikur e shan, o bytheqire.

      Reply to this comment
  3. Iliria e bashkuar February 23, 12:57

    Zoti Ambasador, ne kushtet e sotme, kjo eshte shrehja me e pershtatshme dhe e pranueshme. Me zhvillimin e shteteve shqiptare ne vitet e ardhshme, ky mendim do te dale jashte loje. Dhe pas njohjes se Kosoves nga Serbia, vetevendosja dhe demokracia do te krijojne natyrshem bashkimin e shqiptarve ne nje shtet. Keshtu u be e natyrshme ose e madhe Amerika, Franca, Gjermania…. Historia e Ilirise eshte me vonese nga luftrat e nje sistemi te organizuar nderkombetar dhe kriminel te pa denuar. Ne keto rrethana, shqiptaret do te bashkohen se nuk jane te mbaruar. Por ajo qe lexojme sot, eshte komenti juaj, i Balles, i Majkos…. ju po beni shume keq e mjegull. Nuk ndihem mire te shkruaj keshtu se Amerika ka ndihmuar shume fare kombin shqiptare. Por ndihma demokratike e vlefshme me Nobel dhe respekt jetesor do te zbehesh nese e drejta e nje populli do te luftohet dhe ndalohet. Dhe me disa politikane te dobet, te koruptuar e tradhetare, ju do te arini keto qellime. Ndersa populli e nenat do te kendojne per ndonje Skenderbe ose Albin. Me respekt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim