Ambasadori Britanik në Shqipëri, Norman: E rëndësishme është që të vazhdojë vettingu

June 19, 2017 21:36

Ambasadori Britanik në Shqipëri, Norman: E rëndësishme është që të vazhdojë  vettingu

Procesi i Vetingut që ka nisur është jashtëzakonisht i rëndësishëm që të vazhdojë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të shikojmë një proces vetingu të ndershëm dhe që nuk shteron. Mendoj se kjo është tema kryesore me të cilën duhet të përballet qeveria pas zgjedhjeve, mundësia për të zbatuar këto ndryshime dhe për tu siguruar që Vetingu të mbetet i tillë deklaroi ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman për emisionin ‘Diplomaticus’ të gazetarit Erion Kaçorri në ‘News24’.

“Në parlamentin e kaluar, ndryshimet kushtetuese u bënë në mënyrë unanime dhe tashmë ngelet zbatimi i tyre. Është me rëndësi që vettingu të mos dobësohet, por që të mbetet ashtu siç ishte qëllimi në fillim kur u bënë ndryshimet kushtetuese, që ato të zbatohen dhe procesi i vettingut të jetë një sukses” thekson ambasadori i Britanisë së Madhe.

Norman ndalet edhe tek çështja e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri duke i nxitur qytetarët që të marrin pjesë masivisht.

“Nuk ka rëndësi për kë votojnë, por me rëndësi është që të votojnë dhe do të doja të shikoja një pjesëmarrje të lartë sepse është një mundësi që zëri i njerëzve të dëgjohet, në mënyrë që populli shqiptar të zgjedhë politikat dhe qeverinë që ata dëshirojnë për katër vitet e ardhshme. Sa më shumë që të votojnë, aq më mirë është”.

Ajo që shpresoj të shikoj përgjatë ditëve të ardhshme të fushatës është që të kemi një fokus mbi politikat e tyre në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se cilat janë alternativat që ata kanë kur të shkojnë për të votuar më datë 25. Pra të dëgjojmë programet dhe politikat e tyre që ata parashikojnë të zbatojnë në rast se elektorati i zgjedh për të drejtuar vendin thekson ambasadori britanik në Tiranë për ‘News24’.

 

June 19, 2017 21:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*