Ambasadori Dervishi: Greqia kërkon zgjidhje për Ligjin e Luftës

July 8, 2014 17:54

Ambasadori Dervishi: Greqia kërkon zgjidhje për Ligjin e Luftës

“Ligji i Luftës nuk është një patate e nxehtë” Kështu ka deklaruar ambasadori ynë në Greqi, Dashnor Dervishi në një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm. Sipas ambasadorit Dervishi nga ana e Greqisë është kuptuar që ky ligj duhet anuluar.

“Një nga këto probleme që përsëritej nëpër korridore është ligji i luftës. Nuk është më një patate e nxehtë. Në Athinë është kuptuar se është një ligj anakronik që duhet anulluar. Anullimi i tij do të çlirojë shumë energji pozitive një pjesë e mirë e çështjeve që janë pjesë e axhendave tona do të futen në procesin e zgjidhjes si derivatit të saj. Që zgjidhjet të jenë të përhershme ato kërkojnë transparencë, krijimin e besimit reciprok, nuk pranohen kushtëzime, në fund të dyja palët të ndihen të fituara”

Gjithashtu ambasadori Dervishi ka folur edhe për për çështjen e Toponimeve sipas të cilit kërkesa për këtë çështje nga pala greke është bërë 4 vjet më parë, por është neglizhuar nga pala shqiptare.

“Kërkesa është bërë nga pala greke 4 vjet më parë, fqinjët e tjerë e zgjidhën ndërsa ne e neglizhuam. Unë kam qenë edhe para 4 vitesh që e neglizhova, në fund çështja u zgjidh. Zgjidhja u shit në opinionin grek si një favor që Greqia i kishte bërë Shqipërisë, por ishte kërkesë e Greqisë për ne”, tha Dervishi.

Ndërsa për çështjen Çame ambasadori tha që tashmë kjo nuk është më një tabu, por kërkohet shumë më tepër për të gjetur formula të zgjidhjeve të çështjeve.

“Duhet theksuar se ka një hap cilësor në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Në takimet e shumta dhe bisedat e zhvilluara, tezat dhe axhendat janë hedhur në tavolinë dhe janë bërë transparente. Tashmë mund të themi se nuk ka më sekrete mes nesh. Një pjesë e mirë e problematikës është bërë publike dhe përbën pjesën më interesante të analizave dhe debateve publike në masmedia. Në këtë debat nuk ka më rezerva dhe tabu, ç’kishte për tu thënë është thënë. Nëqoftë se para disa vitesh vetëm të përmendej fjala “Çamëri” përbënte lajm, tani kërkohet shumë më tepër pasi kemi hyrë në fazën e kërkimit dhe gjetjen e formulave për zgjidhjen e tyre. Jo duke u kapur nga ngjarjet banale që në dy vende fqinj janë të shumta, por duke u nisur nga thelbi i tyre nga shkaqet që i gjenerojnë ato”, u shpreh Dervishi.

Një çështje tjetër për të cilën foli ambasadori Dervishi është edhe pakti detar, ai theksoi se falë punës diplomatike kemi qëndruar larg incidenteve.

“Pas prishjes së Paktit detar pati ngrirje në marrëdhëniet, kryesisht nga pala greke dhe pala jonë u përshtat me situatën. Pasioni i nacionalizmit i futi partitë në grackë, por falë punës diplomatike kemi qëndruar larg incidenteve”, u shpreh Dervishi./ORA

July 8, 2014 17:54
Komento

6 Komente

  1. Nje çam July 8, 18:00

    Paskeni bere autogooooooool-a u shofshi!
    Qe ne kohen e Saliut, te cilit baba i ka fole fjale te mira per ne çamte!!!!
    Se per çamte dhe Kuvajtin e ka porosit baba i tij Salen ti ket kujdes!

    Reply to this comment
  2. Longari July 8, 19:12

    Nuk eshte vetem ceshtja e camerise, por me Greqine cdo gje ka shkuar sepapthi dhe kjo ne saj te punes se qelbur qe ka bere ky cyryk ambasador i cili i bente nder Saliut e tani per fat te keq nuk e shkul dot as Rama se eshte kusheri i Metes. Pra i mjeri pushtet iku nga njera familje e po shkon tek tjetra. Nuk eshte e lehte ckulja e feudalizmit ne kete vend.

    Reply to this comment
  3. Jimi July 8, 20:06

    Fale punes diplomatike kemi qendruar large incidenteve. Bravo! vazhdoni te rini large edhe pasi greket te mbarojne se kerkuari dhe se nxjeri naften ne ujrat shqiptare. Keshtu i mbroni me se miri interesat e Shqiperise .Kjo eshte diplomaci e shkeqyer?!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. info analitike July 9, 05:43

    Nuk merret vesh, ky Dervishi eshte ambasadori shqiptar ne Greqi apo i ngarkuar me pune nga Greqia per te zgjidhur problemt me Shqiperine?

    Reply to this comment
  5. doktori July 9, 08:06

    CDO MUND TE JETE KY DERVISHI POR VETEM AMBASADOR NUK ESHTE NA MBUSHKA MENDJEN SE QENKA DREJT ZGJIDHJES SE PROBLEMIT CAME , POR HARRON ZOTI DERVISHI SE GREKEK SHPIKEN KKKAAALLLIIINNN E TTTRRROOOJJJEEESSS URIME ZOTI DERVISHI QE TE VIDHNI SA ME SHUME NGA TAKSAPAGUESIT E MJERE SHQIPTARE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*