Ambasadori gjerman zbulon mesazhin e Merkel: T’i themi “Po” integrimit të Shqipërisë

September 11, 2019 11:13

Ambasadori gjerman zbulon mesazhin e Merkel: T’i themi “Po” integrimit të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf, me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri.

Kryetari Ruçi e uroi ambasadorin Zingraf për detyrën e tij të re dhe shprehu besimin se gjatë këtij mandati, marrëdhëniet midis të dy vendeve do të fuqizohen më tej.

“Gjermania është lokomotiva ekonomike dhe politike e Europës. Ne i jemi mirënjohës Bundestagut, qeverisë gjermane dhe personalisht Kancelares Merkel për fokusin e tyre të veçantë ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjes së rrugëtimit tonë europian.

Shpresojmë që kjo mbështetje do të vazhdojë dhe se Bundestagu dhe Qeveria gjermane do tu thonë PO çeljes së negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian të tetorit”, vuri në dukje kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ambasadori Petert Zingraf nënvizoi se është i lumtur që ka filluar misionin e tij në Shqipëri dhe se i jepet mundësia të kontribojë në forcimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve.

“Kancelarja Merkel ka deklaruar së fundmi se Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria kanë rëndësi strategjike për Gjermaninë dhe BE-në. Synimi i Gjermanisë është t’i thotë ‘PO’ çeljes së negociatave me Shqipërinë”, nënvizoi Ambasadori Zingraf.

Kryetari i Kuvendit Ruçi dhe Ambasadori Zingraf biseduan edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe nxitjen e investimeve gjermane në industritë prodhuese në Shqipëri.

j.l./ dita

September 11, 2019 11:13
Komento

1 Koment

  1. Lloji September 11, 15:21

    Shif shprehjen e dy fytyrave, fytyra e “gjermanit” sikur do te thote (jam teper i Gezuar qe ju jap kete lajm te shum pritur per qytetaret tuaj Shqipetare) dhe fytyra e G.Rucit sikur do te thote; o ç’na q!ve nonen o gjermon, jam tejet i trishtuar se si do ja bejme qe s’ja fusim dot me Shqipetarit….. na e futet me hapje negociatash por shpresoj mos ta arij ate dite qe ti shof keta derra (shqipetaret) ne be!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*