Ambasadori i BE flet për herë të parë për aludimet e një lidhjeje intime me zv.ministren shqiptare

February 14, 2020 11:23

Ambasadori i BE flet për herë të parë për aludimet e një lidhjeje intime me zv.ministren shqiptare

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka folur për herë të parë për lajmet e shpërndara pak muaj më parë, të cilat aludonin për një lidhje intime mes tij dhe zv.ministres së Brendshme Romina Kuko.

Soreca ka thënë mbrëmjen e djeshme, në një emision televiziv se nuk ka reaguar ndaj atij lajmi të rremë sepse sipas tij ajo ishte një shpifje e shpërndarë qëllimisht.

“Nuk reagova publikisht sepse nuk doja t’i jepja rëndësi lajmeve të rreme. Këto janë të këqija, shpifje. Ata që shpërndajnë lajme të rreme, pas disa kohe kjo sjellje e keqe u shkon kundër”, u shpreh Soreca.

Edhe zv. ministrja Kuko, me anë të një postimi në rrjetet sociale e ka përgënjeshtruar lajmin duke u shprehur:

“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike, ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të lë pa fjalë!”

Ndërkohë, i pyetur për akuzat për korrupsion ndaj ambasadorëve të akredituar në Tiranë, Soreca tha se përgjigjet që ata japin përfaqësojnë institucionet e tyre, jo qëndrime personale.

“Më lejoni të them një gjë e nuk do të spekuloj. Nuk jam dakord me ata që akuzojnë kolegët me korrupsion. Një ambasador është institucion dhe përgjigjet që jepen, jepen në formë institucionale. Ne flasim në emër të institucionit, jo vetëm unë por çdo ambasador tjetër. 

Çdo gjë që bëjmë këtu monitorohet. Dua që kjo të jetë tejet e qartë. Pra ne monitorohemi”, ka thënë më tej Luigi Soreca.

j.l./ dita

February 14, 2020 11:23
Komento

7 Komente

  1. Robert February 14, 12:02

    E or zoteri. Kjo eshte menyra se si operon PD-ja. E ka si taktike per te dobesuar ata qe nuk i pelqen, duke e ngritur ne kult shpifjen. Madje edhe brenda strukturave te PD-se eksiton edhe departamenti i thurrjeve te shpifjeve, me qellim final goditjen e kundershtarit. Keta nuk e kane ne plan te ndryshojne. Perkundrazi po e kthejne shpifjen ne instrument propagandistik. Shpif, monto, inskeno, kjo eshte strategjia e tyre e ardhjes ne pushtet.

    Reply to this comment
  2. Redi February 14, 13:48

    Reagimi pas kaq kohësh tregon se dicka nuk shkon.
    Ndoshta po qetesojne burrin e kesaj fyckes.
    E cila zoti me faltë nëse gaboj, por duke e parë nga formimi dhe ato që thotë, plus prejardhja etj, them që e ka kryer atë punë

    Reply to this comment
  3. Kris 1 February 14, 13:59

    Dashuria nuk eshte krim.Vete!m me qetesi dhe dashuro na hapen dyerte e europes

    Reply to this comment
  4. Adih February 14, 14:16

    Vazhdon avazi i diktatures komuniste .
    Mbaruan flete rrufete .Nuk diskrititohet ne kete menyre o magjyper nje Dipllomat ..

    Reply to this comment
  5. Genti February 14, 15:31

    Po c’dipllomat more aman..Ata e kane mendjen te paraja dhe qejfet.Limprehti vdiq ne Lure siper nje gopi.Arvizu ngeli lart e posht ne Shkoder Sequi fuste ne xhep parate e romeve.Ta kishin mendjen per pune beheshin marangoza e muratore nuk beheshin dipllomater.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*