Ambasadori i BE: Një zyrtar i Europol i bashkohet Policisë shqiptare
Nga Arkiva
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë të ditur sot se një zyrtar i Europol do të jetë tashmë në Policinë e Shtetit nga janari i 2019.
Në një status në “Twitter”, Soreca shkruan se lufta kundër krimit është prioritet për BE dhe se bashkëpunimi do të jetë më i rëndësishëm se kurrë kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar.
“Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës Europol në Policinë e Shtetit nga janari 2019 është një hap i rëndësishëm. Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH dhe BE”, shkruan Soreca.
“Lufta kundër krimit është një prioritet për BE dhe Europol. Së bashku me forcat policore kanë ngritur rrjetin @ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar”, thotë ambasadori i BE.
Fight against #organisedcrime is a priority for the #EU. @Europol 🇪🇺and 🇮🇹, together with 🇩🇪,🇫🇷,🇧🇪,🇪🇸 and🇳🇱 police forces have set up the @ON network to strengthen their cooperation against mafia-style criminal groups, including Albanian organised crime. 1/2 https://t.co/SRETp8hnl9
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) November 30, 2018
International cooperation will be more important than ever. To this end, the secondment of an @Europol liaison officer to @PoliciaeShtetit from January 2019 is an important step. It will help to further strengthening existing cooperation between 🇦🇱 and EU MSs’ police forces. 2/2 pic.twitter.com/tx0NFux7x3
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) November 30, 2018
l.h/ dita
Nje zyrtar i Euro-pordhes po i bashkohet Policise shqiptare, lerini ndonje kocke per te lepiret edhe keta tanet, i duan te gjitha per vete.