Çfarë dinë diplomatët? Pas Kim, reagon edhe Ambasadori i BE, Soreca: Mos e ndalni zbatimin e Reformës në Drejtësi

May 21, 2020 21:12

Çfarë dinë diplomatët? Pas Kim, reagon edhe Ambasadori i BE, Soreca: Mos e ndalni zbatimin e Reformës në Drejtësi

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka reaguar pas alarmit të dhënë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim se një marrëveshje e fshehtë mund të “vrasë” reformën në drejtësi.

Në deklaratën e bërë nga z. Soreca theksohet se, zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vijojë pa bërë asnjë ndryshim thelbësor të saj.

“Zbatim i reformës në drejtësi vazhdon dhe duhet mbrojtur. Ky nuk është momenti për të rihapur diskutimin për themelet e reformës në drejtësi, por për të rritur efikasitetin dhe për të forcuar burimet në dispozicion të tij. Për të sjellë një gjyqësor të pavarur në vijim të cilin qytetarët shqiptarë e meritojnë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi ambasadori.

Në një reagim në Twitter, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim foli për thashetheme lidhur me një marrëveshje pas dere lidhur me reformën në drejtësi, duke theksuar se uronte që këto fjalë të mos ishin të vërteta.

May 21, 2020 21:12
Komento

7 Komente

  1. Juventus May 21, 21:36

    Va fan culo Soreca! Te kompromentoi Rama duke te filmuar ty duke u lepi me hale rilindase dhe tani po te perdor si lecke duke te nxjerre te flasesh neper tv duke mbrojtur halen tjeter.

    Reply to this comment
  2. Jamarber May 21, 22:29

    Nuk dine gje, por vete Ramuti u ka kerkuar qe te dalin me deklarata te tilla, qe te ndikojne Gjykaten e Strasburgut me gjoja domosdoshmerine dhe suksesin e reformes.

    Reply to this comment
  3. Alban May 21, 23:53

    God bless you USA Eagle eyes and Bright mind !

    ARDHESH E BARDHE !

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    . Shqiptaret e duan dhe e kane per krenari e nder ta duan SHBA-ne dhe amerikanet per 1001 aresye….
    Me kryesoret:

    1- Asnje shtet ose komb tjeter ne Bote nuk e meriton dashurine e tyre se sa SHBA.

    2- Sepse pa ju nuk do ishim asnje e jo me dy shtete shqiptare ne Ballkan ose do te ishim si me mire mos te ishim!

    3- Shqiptaret u duan sepse ne castet me te veshtira “ to be or not to be” ju na u gjendet si askush tjeter ne Bote!

    4-Shqiptaret e kane detyrim njerezor, moral e kombetar tu duan sepse ju na deshet e na ndihmuat ne cdo cast kyc per mbijetesen tone

    5- Shqiptaret u kane borxh edhe jeten sepse pa ju , pa perkrahjen dhe ndihmen tuaj Shqiperia do ishte copetuar edhe me e Kosova e spastruar nga shqiptaret do te ishte sot nje komune me shumice ose krejt serbe e asesi e lire dhe pavarur !

    6- Shqiptaret mendjendritur e atdhetare te vertete si Babai i Pavaresise sone Ismail Qemali, Imzot Fan Noli etj. ne castet me te veshtira e kishin shpresen dhe frymezimim tek “ Shtetet e Bekueme te Amerikes” sic i quante gjyshi im nga nena Imami Elez Hoxha i Berishes ne kohen e koleres kur nuk lejohej as te perdorej emri zyrtar i saj… Shtetet e Bashkuara te Amerikes por thjesht “ imperializmi amerikan” ( !? )

    7- “ Mbahu neno mos ki frike se ke djem ne Amerike!” ishte ai kushtrim qe nuk bente dallim midis djemeve te ardhur apo te lindur ne SHBA… midis shqiptareve e amerikaneve dhe qe perdoret edhe sot jo vetem nga shqiptaro- amerikanet ne SHBA, por kudo ne Bote !

    8- Dashuria e shqiptareve per SHBA-ne eshte jo vetem vlere e shtuar e virtut, por eshte kthyer ne nje kult mbarekombetar per gjithe shqiptaret kudo ne Bote.

    9- Aq e madhe eshte ajo sa edhe CNN e “ The New York Times” shkruan gjate vizites se pare te nje Presidenti Amerikan me Shqiperi se ai “ ishte me i sigurte ne Tirane se ne Washington…” dhe se “ sherbimi sekret amerikan e pati te lehte detyren e tij fale dashurise se shqiptareve per SHBA-ne dhe ate vet”

    10- 95 per qind e shqiptareve, 70 per qind myslimane si popull, jane proamerikane ne Bote, “ bile edhe me proamerikane se vete amerikanet”, sic ka deklarur nje nder ambasadoret e shquar te SHBA-se ne Shqiperi…

    11- A nuk deshmon per kete edhe kushtrimi i rinise dhe ai mbarepopullor shqiptar ne rruget e sheshet e Tiranes dhe mbare Shqiperise “ E duam Shqiperine si Amerika Demokratike ….! “ ne fillim vitet 90!….

    1001 aresye….Faktet, deshmite e gjalla me shkrim e me goje ne shtypin dhe kujtimet e shqiptareve brenda e jashte Shqiperise per kete dashuri te natyreshme dhe te sprovuar ne ditet me te veshtira, por edhe me te mira te popullit e kombit tone, ne te keq e ne te mire… jane pa fund.
    Ndaj faleminderit dhe miresevini ne Shqiperi Shkelqesia juaj, Ambasadorja e re e SHBA-se ne Shqiperi Yuri Kim!
    Ardhesh e Bardhe, urojme nga vendlindja ime, Tropoja ose Malesia e Gjakoves, domethene me fatbardhesi per ju si Ambasadore e Aleatit dhe mikut tone me te madh, SHBA-se dhe per ne si popull !

    From: Alban Dega
    Date: October 30, 2019 at 12:03:11 PM EDT

    Ne vend te epilogut

    Zoti u bekofte SHBA dhe ty Syshqiponje dhe Mendjendritur Amerikane !
    Po perdor edhe urimin filofozofik te Shkoderloces:
    – E pac mendjen femer !

    Reply to this comment
  4. Adih May 22, 02:16

    Zoti Soreca ,interesant akoma nuk e kini kuptuar ju ,qe si PS ;PD ;LSI nuk e duan Shqiperine te inkuadruar ne BE .
    E urrejne BE ,po te inkuadrohet shqiperia ne BE ,direkt i fillon shqiperise diktati i ligjit dhe transparenca e ligjit te BE .Akoma besoni ju z AMB . Kemi nje fjale ne shqiptaret ,keta nga vjedhjet dhe shkeljet e kushtetutes qe i kane bere keto 30 vite shqiperise , po ti lepije qeni ngordh .Dhe me e bukura eshte , qe edhe ne populli i thjeshte , habitemi se sa te trashe kane qene keta ,qe na kane drejtuar ,akoma nuk e kuptojne si ka mundesi keta i kane vjedhjet me ze e me figure .

    Reply to this comment
  5. D... May 22, 08:46

    Siamo messi male…. thone italianet…. Te lexosh se cthone nja dy komentues me lart… No comment!

    Reply to this comment
  6. juventus May 22, 08:53

    Alban te rroni vete se mend te kane lene thote shkoderloca. Ta ka bo zoti risk qe je atje por mos na caj trapin duke na dhene mend ti.

    Reply to this comment
  7. Lili May 22, 13:22

    Tym tym tym , sa per te ndihmuar ramen me kaluar krizen!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim