Ambasadori i OSBE: Duhet dialog mes studentëve dhe qeverisë

December 18, 2018 10:01

Ambasadori i OSBE: Duhet dialog mes studentëve dhe qeverisë

Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Bernd Borchardt ka theksuar sot se është në mbështetje të protestës së studentëve, për sa kohë që ajo është paqësore, por duhet dialog.

Deklaratën Ambasadori Borchardt e ka bërë sot nga Shkodra, ku OSBE dhe Universiteti i Arteve hapën në hollin e bashkisë së Shkodrës, ekspozitën “Krimi mjedisor”.

Kemi kërkuar që mes palëve të ketë dialog. Unë e mbështes protestën për sa kohë është paqësore”- tha ambasadori.

Ekspozita-konkurs me punime të studentëve të Universitetit të Arteve u hap fillimisht në Tiranë, në qershor të këtij viti, ndërsa në tetor-nëntor udhëtoi në Korçë.

Ambasadori Borchardt u shpreh se krimi mjedisor është një shqetësim për Shqipërinë pavarësisht reformave që janë bërë. Janë vetëm 32 raste që kanë shkuar në gjykatë.

o.j/dita

December 18, 2018 10:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim