Ambasadori i ri gjerman nis detyrën

Redaksia Online August 12, 2013 19:44

Ambasadori i ri gjerman nis detyrën

Ambasadori i ri gjerman ka nisur sot zyrtarisht detyrën në Shqipëri. Hellmut Hoffman, i cili zëvendëson zonjën Karola Muller Holtkemper, i dorëzoi  sot letrat kredenciale presidentit Nishani. Gjatë takimit me kreun e shtetit, 62-vjeçari Hoffman i cilësoi “të shkëlqyera” marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Hoffman ka lindur në Hajdenhajm të Gjermanisë në vitin 1951. Prej vitit 1982, kur ka nisur punën në Ministrinë e Jashtme, Hoffman ka patur disa detyra të rëndësishme si funksionar në Drejtorinë e NATO-s dhe atë të Kontrollit për Armët Konvencionale.

Gjithashtu, ai ka shërbyer në ambasadën gjermane në Zagreb si përfaqësues i përhershëm dhe në ambasadën gjermane në Londër, si këshilltar politik.

Katër vitet e fundit ai i ka kaluar si drejtues i Përfaqësisë së Përhershme të Gjermanisë pranë Konferencës së Gjenevës për Çarmatimin. / Top Channel

Redaksia Online August 12, 2013 19:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*