Ambasadori i SHBA-së: Hiqeni taksen ndaj Serbisë e Bosnjës, Kosova nuk përfiton asgjë

January 19, 2019 22:17

Ambasadori i SHBA-së: Hiqeni taksen ndaj Serbisë e Bosnjës, Kosova nuk përfiton asgjë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mos e ndërrojnë qëndrimin rreth taksës së vendosur ndaj produkteve serbe. Në një përgjigje dhënë “Zërit” nga Ambasada Amerikane në Prishtinë kanë thënë se SHBA-ja në vazhdimësi ka apeluar tek udhëheqja kosovare që ta largojë tarifën e vendosur para dy muajve

Të pyetur nëse SHBA-ja u ka dhënë ultimatum institucioneve të Kosovës për heqjen e taksës, nga Ambasada Amerikane në Prishtinë i kanë thënë “Zërit” se qëndrimi i SHBA-së mbetet i njëjtë, për pezullimin e taksës 100 për qind.

Qëndrimi ynë lidhur me tarifat nuk ka ndryshuar. Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë apeluar në udhëheqësinë e Kosovës që t’i pezullojë tarifat në mallrat nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Siç kemi thënë më parë, ne nuk shohim se si përfiton Kosova nga këto masa”.

Më tej thuhet se SHBA-ja nxit Kosovën për t’u përqendruar në interesat e saja thelbësore, që kanë të bëjnë me të ardhmen evropiane dhe me normalizimin e raporteve me Serbinë.

Ne fuqimisht nxisim për përqendrim të përtëritur në interesat thelbësore të Kosovës, të ardhmen e saj evropiane dhe marrëdhënien e normalizuar me Serbinë. Shpresojmë të shohim udhëheqësi të sigurt dhe të guximshme në të dyja anët e tavolinës, që nevojitet për të lëvizur përpara dhe për të dalë nga bllokada e tanishme”.

 

v.l/ Dita

January 19, 2019 22:17
Komento

4 Komente

  1. Aleksander Thana January 19, 23:11

    Mire qe Kosoves ia thoni, po Serbise qe nuk ia keni thene asnjehere, si I behet hallit. Apo, si I thone fjales, me mire mut se vogel ! Ne se Kosova nuk fiton gje nga bllokada, Serbia qe ankohet, demtohet. Ky eshte qellimi, sepse edhe Serbia ate ka bere e ben prej vitesh, demtimin dhe mundesisht shkaterrimin e Kosoves. Ne se e mbani veten per miq te shqiptareve flisni drejt e veproni ne mbeshtetje te ceshtjes shqiptare. Kjo eshte e vetmja rruge per paqe ne Ballkan e Evrope dhe jo krehja e bishtit te serbit e rusit.

    Reply to this comment
  2. Dardan January 19, 23:15

    Kete problem e ujdis vetem Melania Trump ne nje takim intim me Ramush Haradinajn, se bashkeshorti i saj bashkepunetor i fshehte i Putinit i ka braktusur shqiptaret!

    Reply to this comment
    • KORÇARI January 20, 14:42

      Pikës i ke rënë , E kam thënë dhe do ta them TRAMPI DHE PUTINI JANË BASHKËPUNTORË ,ZIHEN VETËM SA PËR SY E FAQE , NDËRKOHË QË BASHKËPUNOJNË FSHEHTAZI.
      ËSHTË ABSURDE USA TI BËJË NJË KËRKESË TË TILLË KOSOVËS SË MARTIRIZUAR NDËRKOHË QË SËRBËT AKOMA SKANË KËRKUAR FALJE PËR KRIMET MONSTRUOZE DHE AS KANË TREGUAR VENDNDODHJEN E 2000 TË ZHDUKURVE KOSOVARË.
      TURP , TURP

      Reply to this comment
  3. kris 1 January 20, 03:12

    Nuk ka kohe Amerika Te merret me ballkanin.Mendim ambasadori qe ha e pi me Vucic

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim