Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Demarkacioni nuk zgjidhet me flamuj

July 9, 2016 18:18

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Demarkacioni nuk zgjidhet me flamuj

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka kërkuar nga pushteti dhe opozita kosovare që të dialogojnë për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ai ka thënë se vendosja e flamujve nuk e zgjidh këtë problem.

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, i ka bërë thirrje pushtetit dhe opozitës kosovare që të dalin nga pozicionet që kanë dhe të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Minxhozi një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se çështja e demarkacionit nuk zgjidhet duke vendosur flamuj, por duke dialoguar dhe ka porositur palët që të kenë më pak sherre mes vete. Sipas tij, rol të rëndësishëm në këtë çështje mund të luajë edhe shoqëria civile.

Ai është shprehur i kënaqur me shkallën e bashkëpunimit në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, derisa si të arritur të rëndësishme e ka paraqitur lajmin për largimin e kontrollit të dyfishtë kufitar në mes të dyja vendeve.

July 9, 2016 18:18
Komento

2 Komente

  1. Arben July 10, 07:51

    NUK RRIJE DOT PA FOLUR TI MORE I KORRUPTUAR.

    PO QE SE DO FLASESH PATJETER, ATEHERE TREGO DICKA SE SI BEHET PUNA SIPAS MENDJES TENDE TE NDRITUR, SE ATE TJETREN E DIME VETE, E NUK PRANOJME TE KORRUPTUAR SI PUNA JOTE TE NA MESOJNE.

    Reply to this comment
  2. Arben July 10, 12:53

    O NJERI I KORRUPTUAR,

    FOL PER MENYREN SE SI E SHIKON TI ZGJIDHJEN.

    NE E KEMI ZGJEDHUR RRUGEN TONE DHE DO TE VAZHDOJME PERPARA, ZAGARET SI PUNA JOTE LE TE VAZHDOJNE TE LEHIN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*