Ambasadori Lu i përgjigjet A.Stefanit: Unë flas shqup më mirë se shumë shquptarë

June 5, 2016 00:15

Ambasadori Lu i përgjigjet A.Stefanit: Unë  flas shqup më mirë se shumë shquptarë

 

 

Ambasadorit Donald Lu mesa duket nuk i ka pëlqyer kritika e Andrea Stefanit numrin e djeshëm në DITA. Sipas burimeve që vënë dorën në zjarr për Gojët e Liga, Lu ka përgatitur një reagim ndaj konstatimit të Stefanit se ai kishte probleme me gjuhën tonë. Ja një pjesë nga reagimi:

 

“Nuk do ta besoja kurrë, po të më thoshte dikush se do më akuzonin që nuk di të flas shqup. Por ja që ndodhi dhe duhet të sqarohem. Fakti që unë mësova gjuhën shqupe për një afat rekord, tregon se çfarë ndjenjash ushqej unë për popullin shquptar. Sigurisht, shqupja ka nazet e veta, hedh vickla siç thoni ju.

Z.Lu në kurs me profesorin e gjuhës shqupe

Z.Lu në kurs me profesorin e gjuhës shqupe

Kjo është e bukura e çdo gjuhe të sertë dhe krenare. Padyshim, të flasësh shqup dhe ta njohësh në themel shqupin, janë dy gjëra të ndryshme. Në shqup ka fjalë të urta, por ka dhe fjalë zevzeke, dhe jo të gjithave ua di kuptimin. Por pikërisht vizitat e mia të shpeshta në SHQUP, kanë qëllim që unë t’i hyj shqupes me qen dhe me mace. Më falni, me kuç e me maç, apo jo?

Reagimi im nuk do jetë i gjatë. Në parantezë, theksoj se vërtet unë nuk jam shquptar, por e kam ëndërr që një ditë të quhem i tillë. Besoj se me punë, do ja arrij asaj dite. Por ama, mesa kam parë dhe takuar, jam i bindur se me shqupen që flas unë, ua kaloj edhe shumë personave që e mbajnë veten për shquptarë safi. Ja kështu…”.   

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Ngjarjet dhe situatat e përshkruara nuk janë të vërteta, largqoftë. Domethënë, jo tamam ashtu…

June 5, 2016 00:15
Komento

16 Komente

  1. fred June 5, 23:30

    mr lu ,u speak good enough,andrea stefani ,is an idiot,we understand u wery well ,u doing a great job for albanien people ,god bless u.

    Reply to this comment
  2. Shaqja June 5, 23:58

    Fredo, edhe ti e qake anglishten

    Reply to this comment
    • Nazim June 6, 03:24

      Haha, Mo mire se Lu-ja shqupin! Eh sa kam qesh!

      Shqup or shqup qe u bere dashuria e re e Zotit Lu? Na parajmeroi Geri Kokalari.. por si shipe qe jemi, e donim me fakte qe ta besonim. Tashti jemi me se te bindur! Lu meso Shqipen vella, lere shqupin se te con ne rruge te gabuar. Ah po harrova! I ke marre urdherat te flasesh shqupin jo shqipen qe perpara se te vish ketu.

      Reply to this comment
    • fred June 6, 09:38

      une nuk nuk qaj,sjam prei pakistanit

      Reply to this comment
  3. In love with Fredo June 6, 02:22

    Edhe Fredo fliska Shqupnisht dhe paska humor Anglez..

    Reply to this comment
  4. sapa June 6, 04:57

    E respektoj angazhimin tuaj zoti Lu ama te gjithe jemi te vetedijshem se ky komb nuk eshte ne gjendje vete jo se jo por as me ndihmen e perendimoreve te arrije te beje shtet.Eshte krijuar nje specie e vecante qe eshte e veshtire ta formosh me kulture politike te pakten kete shekull jo.Ne Shqiperi sot per sot shikohet me admirim cdo njeri qe arrin “sukses”qofte politik qofte financjar dhe per qytetarin shqiptar ska rendesi se si eshte arritur ky sukses qofte edhe me anen e krimit,rendesi ka suksesi.Ajo qe ne boten perendimore perbuzet ne shqiperi admirohet.Kjo eshte kultura politike e ketij populli sot per sot.

    Reply to this comment
  5. Ben Dibrani June 6, 08:19

    Po ta besh kursin per ambasador i sponsorizuar nga SHQUPI dhe ta besh praktiken me kryeSHQUPistin plak, doemos qe do te flasesh mire ate gjuhe. Ka nje diference te llahtarshme me Shqipen por nuk ka problem deri sa kuptohet mire me ata te SHQUPit.

    Reply to this comment
  6. Mehmet Metaj June 6, 10:43

    Ambasadori Lu eshte ambasadori me qesharak i SHBA-ve ne Shqiperi, dhe ngaqe do te hiqet modern gjoja flet-apo-zgerdhihet shqip dhe s’thote dot asghe, por me sa duket dhe anglishten s’di ta flas….do mbetet nje ambasador asgje…………..qe siullet me politikane sikur tallet me ne….faji i politikaneve tane qe s’jane as politikane dhe jane dhe njerez medioker…nen mesataren e nivelit intelektuale te ketij vendi…Lu=nothing new

    Reply to this comment
  7. Alb4ever June 6, 14:24

    Pak rrespekt per ambasadorin amerikan , injoranca dhe humori tepert mund te prishin shume gjera ndonjehere ,,,,,,,,,,

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. June 6, 20:21

      Servilizmi i peshtire eshte shume here me i rrezikshem se çdo lloj humori dhe satire. Madje injorantet me te medhenj jane ata qe ngaterrojne guximin per t’ia thene ne sy kujtdo qofte ky dhe perfaqesues i nje shteti te madh, me respektin ndaj qeverise dhe shtetit qe perfaqson. Injorance eshte bythelepirja tradicionale nga frika e te medhenjeve dhe lepepeqeria ndaj tyre edhe kur jane ne kundershtim me interesat e kombit..

      Reply to this comment
  8. METLAJ June 6, 16:31

    gjuha nuk eshte matematik qe ka nje limite caktuare formulash dhe te rejat jane te ngadalshme Gjuha eshte pa limit dhe ndryshmeria e kuptimit te gjuhes ( fjaleve dhe njesive te tjera gramatikore ) ecen me shpejtesin e avioneve ne literatur dhe trenit me shpejtesi te madhe ne gjuhen e intektualeve dhe me shpejtei noermale tek njerzit e tjere Neve na interson se ne cfare sherbimi vihet ajo nga politikanet e huaj

    Reply to this comment
  9. Labi June 7, 12:56

    Z:Lu!Ne qofte se nje udheheqes i A MERIKES,do te bente ato qe i ka bere Saliu kesaj SHqiperie,qe i ka nxjere uje te ZI,cfar masash do kishte marre drejtesia amerikane per te?Z:Lu!Per kujtese ne qofte se nuk e dini:Saliu e shkateroi SHqiperine ne justifikim me diktatorin dhe diktaturen!Ai shkaterroi cdo gje qe ishte bere nga prinderit tane per 45 vjet!Ai shkateroi arsimin,industrine,bujqesine,shendetesine,kulturen,familjen,rinine dhe keto i zvendesoi me rrugacerine,kriminelet,hajdutet,te pa aftet,drogen ku jane mbushur burgjet me femije te pa fajshem,vetem sepse aq u pret mendja se jane adoleshente etj.Saliu Z:Lu ka vjedhur paret e shqipetareve me firmat piramidale,u vrane 4 te rinj ne lulen e rinise ne qytetin e SHkodres,u vra Azem Hajdari,organizoi pucin e shtetit,u vrane 28 veta dhe shume ngelen me pasoja nga shperthimi ne Gerdec,u vrane 4 te mjere qe kerkonin buke para zyres se SALIUT;ETJ;ETJ:Me thoni zoti Ambasador se cduhet te beje drejtesia per kete moster qe ka kapur per fyti vendin dhe nuk e leshon!Pse Saliu gjithe diten del ne media dhe derdellis me mbrockulla qe si duhen askujt,ne nje kohe qe ne kemi Qeverine e zgjedhur me votat e shumices,dhe ajo pengohet qellimisht qe Saliu te realizoje enderen e tij prej krimi dhe krimineli.Ai duhet te behet i pa vlefshem sa me pare.Ku fle lepuri qe nuk arestohet Krimineli Sali!.

    Reply to this comment
  10. Nuri June 8, 11:14

    Kastriot Myftaraj
    June 5 at 9:55am ·
    Ambasadori amerikan Lu na paska në Shqipëri një mikeshë 17 vjeçare së cilës i lexon librat dhe i ushqen ëndrrën për t’ u bërë Prokurore e Përgjithshme!
    Ditën e premte, në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në Tv Klan, na u shfaq një vajzë 17-vjeçare, por që ishte megjithatë nxënëse e vitit të parë gjimnaz, me emrin Refxhei (?). Kjo vajzë kishte shkruar një libër, siç e pohoi vetë, në funksion të ambicjes së saj për t’ u bërë prokurore, madje Prokurore e Përgjithshme, për të futur politikanët në burg. Edhe në emision Refxhei përsëriste se ajo donte të bëhej prokurore, madje prokurore e përgjithshme, për të futur politikanët në burg.
    Deklarata e saj më e përmbajtur në emision ishte: “Unë jam Refxhei Tola, mbështetem nga ambasada amerikane, dorëshkrimi i parë ka shkuar në ambasadën amerikane, mbështetem nga Donald Lu!”
    Arian Çani e pyeti: “Të njeh Donald Lu, e ke takuar?”
    Refxhei u përgjigj: “Sigurisht që po. Kam marrë mbështetjen e tij, prandaj kam ardhur dhe sot këtu. Është personi i parë që ka lexuar librin tim. E ka lexuar në dorëshkrim, pa dalë.”
    Nëse kjo adoleshente gënjen, atëherë ambasadori amerikan kishte detyrim të bënte një sqarim publik që të nesërmen, sepse kjo vajzë është e angazhuar në projektet rinore antikorrupsion të Ambasadës Amerikane, dhe vërtet hyn e del në ambasadë. Ajo vetë tha:
    “Unë jam pjesë e strukturës rinore të antikorrupsionit. Jam kryetare e forumit rinor të Tiranës.”
    Çani: “Po këtë strukturë kush e ka krijuar?”
    Refxhei Tola: “Është krijuar me mbështetjen e ambasadës amerikane.”
    Edhe kjo është e vërtetë. Me mbështetjen e ambasadorit Lu kjo vajzë e vitit të parë gjimnaz, ka bërë një karrierë të çuditshme në shoqërinë civile. Ajo tha: “Unë kam qenë një nga nxënësit që kanë dërguar rekomandime në parlament për luftën kundër korrupsionit për zonjën Vlahutin.”
    Refxhei thoshte në emision pa e ditur se ishte duke folur në frazeologjinë e njerëzve të elitave të sajuara në republikat e bananeve të Amerikës Latine 40 vite më parë: “Kam mbështetjen e atyre, prandaj sot vij kaq e sigurt këtu.”
    Dialog Arian Çani Refxhei Tola:
    “Ëndrra jote është të behesh prokurore të futësh në burg politikanët!”
    “Sigurisht, unë do të bëhem prokurore.”
    Me mbështetjen e Donald Lu. Çështja kryesore është se si ka krijuar kaq besim kjo vajzë e mitur se Donald Lu do të mbështesë pikërisht atë, përt’ u bërë Prokurore e Përgjithshme dhe këtë premtim nuk ua ka bërë edhe vajzave të tjera të moshës së saj, të cilat parapëlqen t’ i angazhojë në projektet antikorrupsion të Ambasadës Amerikane? Çfarë idesh mund të kenë këto vajza të mitura për luftën kundër korrupsionit, aq më tepër një nxënëse e vitit të parë të gjimnazit, si Refxhei, më e vonuar se bashkëmoshatarët e saj? Ndoshta ato, nuk do të dinin të shpjegonin sadopak as vetë fjalën “korrupsion”, nëse do të ishte pyetur për këtë gjë, dhe po ashtu edhe Refxhei, që nuk u pyet nga Çani se çfarë ishte korrupsioni.
    Që Donald Lu ka ndikuar shumë te Refxhei, kjo duket qartë, por meqënëse ata kanë një marrëdhënie personale nuk mund të mos bëhet pyetja se sa dhe si ka ndikuar Refxhei te Donald Lu që rri dhe lexon librat e saj dhe bisedon me të për ta, si dhe i ushqen ambicjet e saj për karrierë të madhe në drejtësinë shqiptare.
    Ky është problemi kryesor. Sepse kur ambasadori amerikan të krijojë një marrëdhënie speciale me një vajzë të mitur pjesëmarrëse në këto projekte, duke u shtirur sikur lexon librin e saj dhe duke bërë biseda të gjata për librin, me ç’ rast i ushqen ëndrrat e saj për karrierë si Prokurore e Përgjithshme, kjo të ngjan me atë aspekt të marrëdhënieve të Bill Clintonit me Monica Lewinsky-n. Dhe dihen arsyet e Billit kur i ushqente ëndrrat e saj për karrierë të madhe, duke i premtuar mbështetjen e tij për këtë gjë.
    Një vajzë 17 vjeçare që thotë se unë do të fut në burg këtë ose atë politikan, në vendet me qytetërim të lartë, ku fëmijët trajtohen seriozisht dërgohet për trajtim te psikologu. Në Shqipëri dërgohet në televizion në prime time.
    Në SHBA me këtë rast ndaj z. Lu do të kishte nisur një hetim për krimin e pedofilisë.
    Këta ambasadorët amerikanë kanë nisur të bëhen të paturpshëm në një mënyrë të re. Arvizu, para se të ikte, tha se vinte keq që nuk e kishte takuar Olta Gixharin dhe Çani ia krijoi këtë mundësi. Donald Lu takoi këtë Refxhein. Do të ishte interesant të dihej si ia thotë emrin në anglisht. Apo ndoshta bisedojnë në shqip bashkë, një gjuhë që Lu e zotëron mjaftueshëm për biseda të tilla, gjë për të cilën ka dhënë prova se ka folur edhe për temën e mbrojtjes së zogjve. Dhe ai ka zogj për të mbrojtur e inkurajuar.
    Një moment interesant në emision ishte kur Çani e pyeti Refxhein se përse është në vit të parë gjimnaz në moshën 17 vjeç:
    Çani: 17 vjeç në vit të parë është e pamundur Refxhei!
    Refxhei: Po sepse ashtu ka ndodhur diçka.
    Çani: Ah ke hyrë në shkollë me vonesë?
    Refxhei: Po. Për një problem timin.
    Dhe Refxhei kërkoi ta mbyllte këtë temë të padëshirueshme për të: “Nuk është ky problemi Çani.”
    Eh, jo zonjushë, është edhe ky një problem, sepse ju jeni përfshirë në një projekt të financuar nga taksapaguesit amerikanë, dhe ky financim i llogaritet Shqipërisë si ndihmë amerikane. Dhe në këtë projekt ju keni zënë vendin e dikujt që nuk ka gjë për të fshehur në të kaluarën e vet.
    Sa për librin e Refxheit, mund të thuhet se problemi më i madh që krijohet kur një nxënëse e vitit të parë gjimnaz shkruan një libër për politikën dhe ky libër promovohet në televizion në një emision me audiencë të madhe, te publiku, veçanërisht i moshës së saj, nguliten në mendje si dije e pasaktë, gabimet qesharake që bën Refxhei kur kërkon të tregojë erudicion. Kështu Refxhei tha një gjë që gjendet edhe në librin e saj: “Dikur në Romën e lashtë perandori bënte një ritual adhurimi, dhe gjatë gjithë kohës dikush i qëndronte nga pas dhe i pëshpërsite: Mos harro që je njeri!”
    Dikush i ka futur një dije të gabuar në mendjen e kësaj të miture. Në të vërtetë ky ritual në Romën e Vjetër nuk bëhej me perandorin, se ai ishte sundues i plotfuqishëm, por me gjeneralët që ktheheshin fitimtarë nga luftrat, që shpesh ishin edhe konsuj, gjatë ceremonisë së quajtur Triumf. Këtyre njerëzve u qëndronte dikush nga pas që iu thoshte” “Mos harro që je i vdekshëm!” Vetë rituali quhej “memento mori”, që do të thotë “përkujtimi i vdekjes”.
    Refxhei tha për Lulzim Bashën: “Lul Basha ka një kulturë akademike anglosaksone, i formatuar në Holandë.”
    Në fantazinë e Refxheit, Holanda është vend anglosakson!
    Për Edi Ramën Refxhei tha: “Edi Rama ka vetëkonfidencën”
    Duket qartë se Refxhei ka dashur të përdorë fjalën shqipe “vetëbesim”.
    Çani, duke komentuar titullin e librit të së ftuarës së tij, “Politika sot, intrig, hipokrizi dhe realitet”, tha:
    “Intrig’, s’ duhet të të kishin lënë ta bëje këtë gabim, shkruhet me “ë” në fund.”
    Shfajsimi i Refxheit ishte absurd: “Këto janë vetëm tre kopjet e para të shtypura.”
    Por sot, kur librat shkruhen në kompjuter, përmbajtja e librit del nga shtypshkronja ashtu siç është dërguar, nuk ndryshon në procesin e shtypshkrimit.
    Me këtë gabim në titull, kjo vajzë i bëri publicitetin më të keq të mundshëm shkollës private shumë të shtrenjtë “Wilson” ku ka mësuar deri në klasë të nëntë.
    Me mbështetjen e Donald Lu, Refxhei i ka hyrë dhe studimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. E pyetur nga Çani për librin e ardhshëm, ajo ktheu këtë përgjigje:
    “Është shumë shpejt një libër për diplomacinë ndërkombëtare dhe Shqipërinë.”
    Shumë shpejt, domethënë në vit të dytë, gjimnaz! Pasi në vit të parë gjimnaz ka botuar një libër për politikën shqiptare! Duket se paralelisht me drejtësinë ajo do të merret edhe me diplomacinë. E pse jo? Një njeri me emrin Refxhei mund të bëjë gjithçka. Hale Luja për drejtësinë, politikën dhe diplomacinë shqiptare, që do të ndreqen nën kujdesin e Donald Lu, në stilin “Refxhei”! E gjithë kjo komedi nuk do të kishte asnjë rëndësi nëse kjo vajzë nuk do të ishte një nga personat kyç të projekteve rinore të ambasadës amerikane në Shqipëri.
    Në Shqipëri është krijuar një traditë, në jo pak familje, që t’ u venë fëmijëve emra të sajuar, pa asnjë kuptim. Emri ndikon në përsonalitetin e individit. Dhe këta fëmijë jo rastësisht janë të prirur për të bërë absurditete publike, sepse ata janë absurditete të mishëruara që në lindje./Kastriot Myftaraj

    Reply to this comment
  11. alphade June 11, 22:35

    Zoti Lu, ambasador i nje vendi mik,number one , ju e
    flisni shkelqyeshem shqipen , por ju nuk merreni dhe
    as do te merreni vesht kurre me SHQUP-en !!! SHQUP –
    ka nje gjuhe qe s’kemi per ta kuptuar as ne shqiptaret e
    aq me pak ju te huajt !! Eshte nje “gjuhe” qe vjen nga thellesia e shekujve ku per nga rrethanat historike eshte
    e nje zhargoni te vecante qe vetem “nahia”e Sali Vicido-
    lit mund ta kuptoje dhe askush tjeter megjithese te gjithe
    jemi shqiptar prandaj mos u lodh kot ne dyert e SHQUP-t
    sepse eshte kote !!! Eshte mentalitet katundaresk ajo
    pritja “buzagaz”e qe ju shterngon fort duar vicidolasi,ai
    M kete nga pozitat e nje bajraktari ne spanisht quhet
    kryetari i fisit apo tribus, “kasique” ,edhe Berisha eshte
    nje tipik “kasique” klasik . Prandaj edhe buzeqesh e
    shterngon duar per ta pare “subditet” duke u shitur atyre
    mashtrime,genjeshtra e hipokrizi. Ju zoti Lu dhe disa
    weveri e shtete te botes mendoni se mos valle duke injo
    ruar berishen “zeusi shqiptar” do na zemerohet dhe do na destablizoje jo vetem Shqiperine poe edhe rajonin.
    Keto perralla ju shet Berisha juve diplomateve ! Besomeni ju mashtron keqaz!! Cudia ne Shqiperi zgjat
    vetem 3dit !! Beni prove vine para drejtesise Berishen
    vetem per dy tre krime dhe do te shikoni se ku do t’i kete
    sejmenet, perkundrazi do te shpertheje nje urrejtje mbare
    popullore !! Ju zoti Lu duhet te njihni jo vetem gjuhen
    “Shqupe”,por. edhe “idiosincracine” e shqiptare qe eshte
    “sui generis”. Thjeshte nje shembull :kur i pyet te tera partite jane dakort me Reformen ne drejtesi:PS. PD.LS
    Pastaj sa dalin na takimi te gjitha keto parti ja hedhin fajin
    njera-tjetres…. E keshtu paa mbarim !! Ajo we vertete nuk
    do reformen eshte PD. dhe vecanerisht 3 B. Berisha-Basha-Bode,dhe nga LSI-ja Meta sepse keta kane c’ti
    “tregojne”shqiptareve. Pas kthimit nga SHBA-ja duket se
    ky Meta na ka ardhur me “flete”,na hiqet si interlokutor i
    madh dhe vetem ky na ka shkopin magjik, ne vend qe t’i
    thote shqiptareve ku e gjeti gjithe ate pasuri marramed-
    ese,pastaj te shesi po deshi moral shqiptareve ….!!
    Me pak i korruptuar nga te gjithe m’a do mendja eshte Edi ,megjithese edhe per te nuk vihet dora ne zjarr,por
    sidoqofte Ai e do dhe jam i bindur se e do
    Kaq kisha !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*