Ambasadori malazez: Në Shqipëri s’ka pakicë serbo-malazeze, por vetëm malazeze

December 15, 2014 09:24

Ambasadori malazez: Në Shqipëri s’ka pakicë serbo-malazeze, por vetëm malazeze

Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Ferhat Dinosha, shprehet se në Shqipëri nuk ka pakicë serbo-malazeze, por vetëm pakicë malazeze.

Duke folur për Ora News, ai thotë se ky realitet ka ndryshuar që nga viti 2006, kur Mali i Zi shpalli pavarësinë.

Dinosha thotë se malazezët duhet të trajtohen me një status të ri në Shqipëri.

Po ashtu Dinosha tha se gjuha dhe kombi malazez nuk duhen ngatërruar me Serbinë dhe se marrëdhëniet politike mes Tiranës e Podgoricës janë të shkëlqyera.

Ai kërkoi që në ndonjë shkollë të Shkodrës të futet gjuha malazeze dhe u shpreh se për pakicat duhet të kishte një fond nacional që do t’u vinte në ndihmë.

December 15, 2014 09:24
Komento

3 Komente

  1. Shqiptar December 15, 09:46

    Ne rradhe te pare ku eshte ndryshimi mes gjuhes Serbe dhe Malazeze dhe e dyta ´´fondin nacional´´ ngrijeni dhe hidhni parate tuaja apo dhe kete e kerkoni nga Shqiperia dhe e treta , njesoj jeni si Malazez ashtu dhe serb asgje s´ju dallon

    Reply to this comment
  2. beni December 15, 10:05

    Kete punen e minoriteteve mbret ahmet zagolli,kerkonte tua kthente kishen autoqefale ortodokse asaj te serbise? Bile ta shkepuste nga patriarkana e kostandinopojes,ku u antarsun ortodokset shkipetare pas asaj te patriarkanes se ohrid,qe pushoj se funksjonuari nga vitet 1700 ku quhej edhe patriarkana e serbis jugore!!!
    Ahmeti i bente yzmet fronit,duke i nxjere shkipetaret ortodokse minoritare tashme te sunduar nga perandoria osmane!erdhi koha qe serbia tashme ti quaj vendalinjte minoritare??

    Reply to this comment
  3. labinot December 15, 11:42

    Shqiptaret kane qene nenshtetas te perandorise romake.Kur kjo perandori u kristianizua,u krishteruan edhe shqiptaret.Perpjekjet per te grekezuar perandorine romake te lindjes dhe kishen romake te lindjes lidhen me perdorimin e gjuhes greke ne kishe.Shqiperia ne mesjete ka pasur kishen e saj autonome me disa peshkopata,si ajo e Durresit,e Byllissit,e Scampinit,e Lissusit,e Bederianes,e Nikopolit(Prevezes),me e famshme ka qene katedralja e Bylissit,ku ne shek.e IX u krishterua edhe perandori bullgar bashke me popullin e tij.Perandori Boris nuk pati nevoje te shkoje ne Kostandinopoje,as ne Athine e Selanik per tu krishteruar.Patrikana e Stambollit u be greke pas pushtimit turk,me ndihmen e sulltaneve.
    Keta malazezet jane shqiptare prej rrace,edhe pse shume prej tyre sot flasin gjuhen serbe.Ne shenimet e udhetimit neper shqiperi udhetari turk Evliah Celebi,qytetaret e Kotorrit,Ulqinit,Tivarit,Podgorices,Zhabjakut dhe malsoret e Kucit e Kelmendit i quan shqiptare te krishtere,te lidhur me Venedikun dhe kishen romane,qe nuk i binden Turqise.Edhe vete Dinoshi eshte shqiptar i paster nga katundi Dinosh i Kelmendit,per te cilin katund sulltani nderhyri personalisht mos i dorzohej malit te zi ne traktatin e shen stefanit ne 1878.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*